| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: NYC-L[NYC-L] MJAFT Njoftim për ShtypNatasha Mistry natashamistry at mjaft.orgFri Jul 25 10:35:31 EDT 2003
Njoftim për Shtyp Përfaqësues të lëvizjes MJAFT u takuan sot me Presidentin Moisiu si të ftuar nderi në përvjetorin e parë të Presidencës së tij. Bashkangjitur do të gjeni deklaratën për shtyp nga MJAFT për këtë takim. Ne do ta vlerësonim botimin e kësaj deklarate nga ana juaj. Një deklaratë të ngjashme leshoi dhe zyra e Presidentit Moisiu. Atë mund ta gjeni në internet në: http://www.president.al/shqip/info.asp?id=517 Përzemërsisht, Lëvizja MJAFT! --------------------------------------------------- Ne pervjetorin e pare te Presidences, Z. Mosiu i bashkohet Fushates "MJAFT" Tiranë, 25 Korrik 2003 - Perpara nje konference per shtyp rreth Presidences se tij, Z. Moisiu e perfundoi vitin e tij te pare si President i Republikes se Shqiperise me nje takim me perfaqesues te Fushates MJAFT!, levizjes me te madhe ne Shqiperi kunder apatise qytetare dhe politikave te deshtuara ne vend. "Jam i lumtur qe ju takoj, u shpreh Presidenti Moisiu. Ju pergezoj dhe ju inkurajoj per nje Fushate kaq te suksesshme. Nga kjo levizje, jo vetem keni ndihmuar ne ndryshimin e mentalitetit shqiptar, por i keni treguar shqiptareve se forca e qytetarise tone eshte ende gjalle. Gezohem gjithashtu per imazhin e mire qe i keni sjelle Shqiperise gjate kesaj perpjekjeje, duke iu referuar artikullit te fundit te botuar ne gazeten angleze The Independent rreth Shqiperise dhe Fushates MJAFT! si dhe per krenarine qe keni ndezur tek shqiptaret qe jetojne jashte.. Me konsideroni tuajin ne kete levizje qytetare." Drejtuesi i Levizjes Erion Veliaj shpjegoi se MJAFT! synoi te ndryshonte mentalitetin dhe te rehabilitonte sensin e protestes duke perdorur metoda alternative te te kerkuarit te se drejtes. " Fushata synoi t'i bente shqiptaret te 'grisnin certifikaten e heshtjes' dhe arriti te mobilizonte njerez ne te gjithe Shqiperine te cilet u angazhuan dhe ngriten zeritn per ndryshime ndaj nje realiteti te padurueshem per Evropen e vitit 2003. Aspekti jopolitik i fushates e beri akoma me te pranueshme ndaj asaj shumice te heshtur te popullsise, e cila eshte zhgenjyer me klasen politike shqiptare" - shtoi me tej Veliaj. Milva Ekonomi, drejtoreshe e INSTAT-it dhe udheheqese tjeter e Levizjes, shpejoi se si Fushata arriti te ndikonte ne axhenden politke, sociale dhe mediatike te vendit. Ekonomi i kerkoi Presidentit Moisiu angazhim te metejshem ne probleme endemike shqiptare si gjakmarrja apo dhe ne ato me aspekt me global si ceshtjet e ndotjes se mjedisit. "Shqiperia ka nevoje per modele publike te udheheqesve qe jane te shqetesuar sinqerisht per zgjidhjen e problemeve akute te ketij vendi" - shtoi me tej Ekonomi. "Me Levizjen MJAFT! ndermorem nje rrezik si institucion financues" - tha Hans Blankenberg, Ambasadori i Vendeve te Uleta (Hollandes) ne Shqiperi e cila financoi pjesen me te madhe te Fushates MJAFT. " Nuk dinim se cilat ishin lidhjet politike dhe se cfare efekti do te kishte mbi popullsine. Tani shohim qe te dyja keto rreziqe jane kaluar me sukses. Si rrjedhoje diplomatet dhe gazetaret e huaj qe vijne ne Shqiperi habiten pasi MJAFT ka perfaqesuar denjesisht nje fytyre tjeter, me te pashme e me premtuese per Shqiperine." - perfundoi Blankenberg. Me kete takim, Presidenti Moisiu mbylli vitin e tij te pare dhe Fushata MJAFT perfundoi fazen e saj fillestare. MJAFT tashme po shnderrohet ne nje Levizje te mirefillte qytetare e cila do te filloje serish veprimtarite e saj gjate periudhes se zgjedhjeve ne vjeshte, per te vazhduar me tej vitin e ardhshem. Per me shume informacion vizitoni: http://www.president.al/shqip/info.asp?id=517 Per me shume informacion vizitoni: http://www.mjaft.org Fushata MJAFT! synon të bashkojë e t'u japë zë problemeve shoqërore në Shqipëri. Eshtë një fushatë që i thotë MJAFT! satus quo-së dhe synon t'i japë formë të ardhmes së zhvillimit ekonomik, integritetit politik dhe begatisë shoqërore. Per me shume informacion ju lutem kontaktoni: Erion Veliaj Mobile: (+355) 68 20 55 982 e-mail: erionveliaj at mjaft.org Natasha Mistry Mobile: (+355) 68 27 30 371 E-mail: natashamistry at mjaft.org -------------- next part -------------- A non-text attachment was scrubbed... Name: 25 July_President_shq_letterhead.doc Type: application/msword Size: 43520 bytes Desc: not available Url : http://www.alb-net.com/pipermail/nyc-l/attachments/20030725/2638cdc6/attachment.doc
More information about the NYC-L mailing list |