Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: NYC-L

[NYC-L] Silke Liria Blumbach se shpejti do te jetoje ne Kosove

Silke Liria Blumbach silke.blumbach at t-online.de
Sun Sep 22 15:55:46 EDT 2002


NJOFTIM 

Të premten, 13 shtator 2002, në orën 18:30, Silke Liria Blumbach nga Mayeni i Gjermanisë e firmosi në bazën ushtarake gjermane në Prizren kontratën e punës që do 
t’ia mundësojë emigracionin për në Kosovë. Në Prizren, Silke Blumbach do të vazhdojë punën e tanishme si gazetare dhe përkthyese për revistën dyjavore shqiptare 
"DRITARJA", e punësuar si punëtore lokale në kushtet e njëjta ma kosovarët. Veç kësaj ka një shërbim privat përkthimesh me emrin "Shqiponja në Botë". Ajo do të 
shpërngulet për në Prizren në fillim të dhjetorit për ta filluar punën më 16 dhjetor.

Prej tetë viteve e gjysmë, Silke Liria Blumbach, e lindur më 13 dhjetor 1970 në Göttingen, e diplomuar për interpretim (frëngjisht, portugalisht, anglisht) në Universitetin 
e Heidelbergut, ndihet thellësisht e lidhur me botën shqiptare, kështu që prej një kohe të gjatë ka synuar të jetojë në trojet shqiptare. Pesë herë ka qenë në Shqipëri, 
dy herë në Kosovë, një herë në Maqedoni. Pasi e mësoi në mënyrë autodidakte gjuhën shqipe, botoi më 1999 librin e saj të parë, "Dyzet vdekje në Sarandë", në 
Tiranë, kurse sivjet parashikohet të dalin dy libra të tjera, njëri në Maqedoni dhe tjetri në Kosovë. Silke Blumbach është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe 
Artistëve të Shqipërisë si dhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Sarandës. Si anëtare e kryesisë së "Albanian Tourism Club" dhe e bordit drejtues të Qendrës së 
Kulturës Gjermane në Sarandë, angazhohet për promovimin e turizmit shqiptar, veçanërisht në Sarandë. Ndërsa në Kosovë do të angazhohet, mes tjerash, për të 
drejtat e grave në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Skënderaj.

Silke Liria Blumbach ka mbijetuar dy sëmundje të rënda dhe shumë ngarkesa të tjera. Fuqinë shpirtërore për të mos u dorëzuar dhe për t’ia dhënë jetës një kuptim e ka 
gjetur pikërisht tek shqiptarët, në shembullin e tyre historik si dhe në mikpritjen, miqësinë dhe bujarinë e tyre aktuale. Me këtë rast u falënderon të gjithë shqiptarëve që 
i kanë ndihmuar që më në fund të realizohet kjo ëndërr e madhe e saj që është jeta në trojet shqiptare.

 

Për informacione të mëtejshme kontaktojeni:

Silke Liria Blumbach

Gerberstrasse 52

D-56727 MAYEN

GJERMANI

Tel.: +49 2651 700290

Celular: +49 177 5999684

Fax: +49 2651 494560

mailto:shqiponja at shqiponja.de

silke.blumbach at t-online.de

http://www.shqiponja.de
 
   
 
 

*****************************************
SHQIPONJA NE BOTE
Silke Liria Blumbach
Translator AL-GE-EN-FR-PT
http://www.shqiponja.de
*****************************************
http://groups.yahoo.com/group/saranda/
http://groups.yahoo.com/group/vizione/
http://groups.yahoo.com/group/perkthim/
*****************************************




More information about the NYC-L mailing list