| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: NYC-L[NYC-L] Mire se vini ne listen e re "Vizione" ne shqip !Silke Liria Blumbach silke.blumbach at t-online.deMon May 6 19:18:00 EDT 2002
Te dashur lexuese dhe lexues, kam themeluar nje liste te re e-mail-i ne gjuhen shqipe me titullin "Vizione". Ne kete liste do te dergoj hera-here tekste inspiruese dhe shpresedhenese nga burimet me te ndryshme. Pjesa me e madhe prej tyre do te jene perkthime. Tematika do te shtrihet nga psikologjia deri ne mistike (po kini parasysh qe lista nuk eshte fetare, por pertej feve te ndryshme). Thuhet se mendime te tilla jane ende nje luks per shqiptaret e sotem, qe jane te zene krejt nga lufta per jeten e perditshme, per mbijetesen ... une them se njeriu nuk jeton vetem nga buka ... Ky eshe nje nga kontributet e mia per ta bere boten me te mire dhe me njerezore, sidomos boten shqiptare, qe une e kam ne zemer. Ky eshte teksti pershendetes qe del nga faqja e pare: "Ketu mund te lexoni dhe te dergoni shkrime dhe perkthime inspiruese per vizionet me te ndritshme per njeriun dhe per boten ... dhe bile per Shqiperine dhe Kosoven tone te mjere! Dhe mos harroni qe utopite nuk ekzistojne kot, por per te na dhene guxim dhe orientim per jeten tone. Mire se vini ne boten e vizioneve!" Keshtu mund te anetarizoheni: Shkoni ne faqen http://groups.yahoo.com/group/vizione dhe bejeni regjistrimin ose dergojini nje e-mail bosh kesaj adrese: vizione-subscribe at yahoogroups.com Nese njihni dike qe mund te jete i interesuar, jeni te mireseardhur t'ia percillni e-mail-in. Mos u cuditni se akoma nuk ka mesazh. Grupi eshte i ri fringo dhe mendoj se javen qe vjen do te filloj te postoj. Mirupafshim - Mirulexofshim ! Juaja Silke Liria Blumbach
More information about the NYC-L mailing list |