| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: NYC-L[NYC-L] Info: Takime me përkthyesit shqiptarë në Gjermanikosova at jps.net kosova at jps.netMon Jan 14 21:39:32 EST 2002
Takime me përkthyesit shqiptarë në Gjermani Firma amerikane, TRW, ndërmarrje e Mbrojtes Amerikane, kërkon shqiptarë në Gjermani që flasin anglisht për të ndihmuar në stërvitjen e ushtarëve amerikanë që do të shërbejnë në Kosovë. Personat duhet të kenë statusin e qëndrimit legal në Gjermani dhe të kenë leje të punës. Ushtrimet fillojnë me datën 23 shkurt dhe përfundojnë me 15 mars. Në se jeni të interesuar apo jeni në dijeni për dikë që mund të jetë i interesuar, ju lutëm na kontaktoni sa më parë në email-in Isuf.Hajrizi at trw.com ose dërgojeni kërkesën me faks në numri: 06925577022. Në kërkesë le të përfshihet emri dhe mbiemri juaj; numri i autorizimit për punë; data dhe vendi i lindjes; adresa korrekte ku jetoni; numri i telefonit ne shtëpi, në punë dhe celulari; si dhe email-i -- po që se keni; mundësisht dërgojeni edhe një rezume që paraqet historinë tuaj të punës dhe shkollimit. Përfaqësuesit e firmës TRW gjendën në Gjermani (Mynhen, Farnkfurt dhe Nyrnberg) për kualifikimin e kandidatëve prej datës 19 deri me 25 janar. Kandidatët e rrethinës së Mynhenit mund të takohen me këta përfaqësues me datën 19 janar prej orës 10 deri në orën 5, dhe të nesërmen me 20 janar prej orës 12 deri në orën 5. Vendtakimi është në hotelin Marriot Munich. Berliner Strasse 93, Munich. Ju lutëm sillni me vete edhe dokumentat që tregojnë se jeni legalisht ne Gjermani dhe keni të drejtë pune. Kurse kandidatët e rrethinës së Frankfurtit mund te takohen më përfaqësuesit e TRW-së me datën 21 janar prej ores 1 deri në 6 pas dite dhe me datën 22 janar, prej orës 2 deri në orën 5 pas dite në hotelin Marriot Frankfurt, Hamburger Allee 2 10, 60486 Farnkfurt. Ndërkaq, kandidatët e rrethinës së Nyrnmebrgut e kanë takimin me datën në Congress Hotel Mercure Neurnberg, Muenchener Strasse 283, Nuernberg 90471 me datën 23 janar prej orës 1 deri në orën 5 pas dite dhe me datën 24 janar prej 8:30 deri në 11:30. ###
More information about the NYC-L mailing list |