Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: NYC-L

[NYC-L] kërkesë nga "KOSOVAPRESS" (iu lutem shpërndajeni)

NBalidemaj at aol.com NBalidemaj at aol.com
Sat Sep 1 09:25:12 EDT 2001


Subject :       
kerkes nga Kosovapress  
        
Date :          
Thu, 23 Aug 2001 10:02:02 +0000     
        
    
Agjencia e Lajmeve  e Kosovës- Kosova News AgencyPallati i Mediave, kati VI, 
PrishtinëEmail: <A HREF="http://lw11fd.law11.hotmail.msn.com/cgi-bin/compose?curmbox=F000000001&a=ee6fa27b4930aa16ad47cb63f43318e8&mailto=1&to=editori@kosovapress.com&msg=MSG998560922.31&start=929560&len=56588&src=&type=x">editori at kosovapress.com</A>Tel.0 38 549 015Fax.038 549 016044 127 
435

Kërkesë:

Të nderuar Zotërinjë!

Duke besuar në mirëkuptimin tuaj dhe për hirë të avancimit të Agjencisë së 
Lajmeve, “Kosovapress”,  jemi të detyruar që të kërkojmë ndihmën tuaj. Pasi 
që financimi ynë varet vetëm nga ndihma e donatorëve të brendshëm dhe pa 
asnjëndihmë të jashtme, tani e një kohë të gjatë, përballemi me vështirësi të 
shumëta materiale, gjë ka çuar edhe në reduktimin, në maksimum, të numrit të 
punëtorëve.Siç është njoftuar opinioni Agjencia e Pavarur e Lajmeve 
“Kosovapress”, është detyruar që të nderpresë punën ditë më parë, sepse 
është sulmuar nga virusët.Teknikën e punës e kemi shumë të vjetëruar dhe nuk 
kemi pasur mundësi të mbrohemi nga këta virus.Kosovapress-i është Agjenci e 
Pavarur e Lajmeve në Kosovë, e cila filloi punën më 4 janar 1999,  punë të 
cilën e kreu me suksesë të plotë, duke qenë agjencia më e cituar dhe e 
besuar.Pas përfundimit të luftës mbeti nën Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, 
por me shpërbërjen e kësaj qeverie, Kosovapress-i vazhdoi punën si Agjenci e 
Pavarur e Lajmeve, status të cilin e mbanë edhe tani. Do theksuar se 
Kosovapress-i që nga fillimi ka qenë cak i sulmeve serbe, të cilët kanë bërë 
përpjekje të pa ndalura për ta penguar punën e kësaj agjencie. Sulmet kanë 
qenë si ushtarake, ku me 27 mars 1999 është sulmuar me avion selia e 
Kosovapress-it në Berishë, por edhe përmes kompjuterëve duke derguar 
vazdimisht virusë në adresë të Kosovapress-it, shkak i së cilës ishte 
nderprerja e punës për dy ditë gjatë sulmeve ajrore, ndërprerja e punës 4 
ditë në prill të vitit 2000 dhe tani.Nga sulmet e fundit para disa ditëve 
Kosovapress-it iu kanë demtuar 6 kompjuterë, kështu që jemi detyruar ta 
ndërpresim punën deri sa të bëjmë zëvëndësimin e tyre. Pas fillimit të 
luftës, në trojet etnike, në ish-Maqedoni, na janë shfaqur edhe sulme të 
ndryshme me virusë. Si pasojë e kushteve financiare, ne nuk kemi mjete 
adekuate për mbrojtje nga ata virusë, me që punojmë me teknikë të vjetëruar. 
Për këtë, edhe jemi detyruar që ta ndërpresim punën, përkohësisht, pa 
dëshirën tonë. Andaj, duke qenë të vetëdijshëm se shuarja e Kosovapress-it, 
do të krijojë një mungesë të madhe te të gjithë ju, ne kërkojmë ndihmën tuaj, 
në mënyrë që kjo agjenci t’i tejkalojë vështirësitë financiare. 
Kosovapress-i, është Agjenci Kombëtare e Lajmeve, e cila si qëllim parësor, 
kata mbrojë të vërtetën dhe vlerat kombëtare të popullit tonë. 
Kosovapress-i,sikurse edhe deri më tani, edhe në të ardhmen përpiqet t’i 
mbrojë vlerat e luftës çlirimtare, të zhvilluar dhe të udhëhequr nga Ushtria 
Çlirimtare e Kosovës.

Të nderuar Zotërinjë!

Ndihma juaj, dhënë Kosovapress-it është ndihmë që avancon procesin 
edemokratizimit dhe pavarësimit të Kosovës, sepse themelet e këtij 
institucioni janë në sakrificën dhe gjakun e derdhur për liri.Ndihma juaj, 
për Kosovapress-in, do të jetë ndihmë për proceset demokratike tëKosovës, 
ndihmë për vlerat dhe sakrificat e popullit tonë që bëri gjatë 
luftës.Kosovapress-i, në ditët më të vështira të Kosovës, sfidoi terrin 
informativ dhe përhapi të vërtetën për gjenocidin serb në Kosovë. Lufta e 
popullit tonë për liri dhe pavarësi dhe propagandimi që i është bërë asaj, 
është shumë ngusht i lidhur me emrin e Kosovapress-it, agjenci, e cila nga 
malet e Berishës informoi për  të vërtetën në Kosovë dhe u dha kurajo 
luftëtarëve të lirisë.Në këtë kohë është e pamundur që Kosovapress-i të 
mbijetojë nga vetëfinancimi,duke marrë parasysh mungesën e ligjeve dhe 
situatën në Kosovë.
Ne, edhe pse u kemi bërë disa tentime dhe kërkesa për ndihmë, organizatave të 
ndyshme joqeveritare dhe qeveritare, përgjigjja e tyre ka qenë negative apo 
nuk japin përgjigje fare. Çdo ndihmë, e juaj, do të ndihmojë në vazhdimin, sa 
më të shpejtë, të punës dhenë ngritjen e cilësisë së saj. Ndihma juaj mund të 
jetë: Në aspektin teknik dhe në aspektin financiar. Ndihmat financiare mund 
t’i dërgoni përmes kontos së dhënë në Kosovapress apo nëzyret e Agjencisë. Të 
mos lejojmë që të shuhet në paqe, institucioni që e mbijetoi dhe e sfidoi 
luftën. Nga ndihma e juaj  varet fillimi I punës sonë. 
Kosovapress ka ndërprerë punën me datë 9 gusht 2001. Duke shpresuar në 
ndihmën tuaj . Iu përshëndesim përzemërsisht!


Prishtinë, 31.08.01         Editori dhe kryeredaktori : 
                                               Skender Krasniqi dhe Ernest 
Luma


-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the NYC-L mailing list