Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: NYC-L

[NYC-L] artikull interesant ne numrin e sotem te "Gazeta Shqiptare"

Imer Berisha imerprishtina at hotmail.com
Mon May 28 01:16:29 EDT 2001


E nderuara Etleva,

Me fale por si duket ju apriori i keni vene detyre qe te mbroni qeverin 
shqiptare prej cdo kritike.
Per ju si duket ajo eshte e pagabueshme. Ky qendrim i juaj shihet hapur ne 
shkrimet e deritanishme.
Eshte shenje e pjekurise politike qe nje person te ket qendrim ndaj qeverise 
se tij/saj qofte ajo Qeveria e Kosoves, e Shqiperise apo e Mlajzise. Besoj 
se je ne SHBA, atehere merre si shembull qendrimin e amerikaneve ndaj 
qeverise se tyre, ata e respektojne por gjerat qe vin nga qeveria i marrin 
me rezerve e jo te behen propagandues te perhershem te saj. Pra une nuk 
munde te pajtohem me kete qendim tuajin. Normalishte ju keni te drjte te 
keni qendrimin tuaj dhe te mundoheni te mbroni qeverin shqiptare ne 
vazhdimesi por dierisa kete e beni publikishte besoj se pajtoheni se eshte e 
drejte e publikut/ne kete raste e imja/ qe te shpreh mendimin tim lidhur me 
kete.

Sa i perkete partive politike shqiptare ne Maqedoni, si duket ju nuk e dini 
se kan kerkesa te njejta me UCK-n, dhe kurr nuk i kan quajtur "terrorist" 
apo perdore terma tjere derogues ndaj tyre.

Takimi i tyre me Ali Ahmetin perfaqesues politik i UCK-se dhe nenshrimi i 
marrveshjes i ka zene fjetur te gjithe. Nuk e di se cka munde te kerkohet me 
shume se pranimi nga ana  e partive shq. te UCK-se si pale ne bisedime.

Pra une nuk them se nuk ka vende per kritika ndaj partive politike ne 
Maqedoni, por duke i marr parasysh veshtersite ne te cilat ato veprojne dhe 
presionin qe vaxhdimishte eshte ushtruar dhe ushtrohet ndaj tyre nga te 
huajte, p.sh. tani qe te heqin dore nga marrveshja, nuk munde te mohohet 
roli i tyre pozitive qe te huajte te kuptojne se nuk eshte vetem UCK-ja qe i 
ka ato kerkesa.

Arben Xhaferi ka perseritur vazhdimisht se problemi eshte i brendshem dhe se 
diskriminimi ka qene me dekada.

E nderuara Etleve keni permendur edhe qeshtje tjera qe besoj nuk kan te 
bejne me kete ceshtje, ne te cilat nuk dua te ndalem, por per mua si 
shqipetare nuk ka fare rendesi cila parti e ka qeverine nese ajo punon si 
duhet. Pse presupozoni gjera.

Deklaraten e lexova por nuk e shohe te nevojshme te paraqese shume deklarata 
te cilat jame e sigurt se ju i dini, dhe nese ju kujtohet keni tentuar ti 
arsyetoni si politike "e mencur".

Qeveria shqipetare me punen e saj te deritashme per mua si nje shqipetare i 
thjeshte qe i ndjej problemet e shqipetareve ne Maqedoni pa asnje dallim si 
te ndodhnin ne Prishtine, Qeveria shqipetare po mundohet te akumuloj poena 
per tu afruar me BE dmth per nenshkrimin e marrveshjes per Stabilizim dhe 
Asocim, dhe integrimet tjera rajonale ne dem te ceshtjes kombetare ne 
pergjithese dhe te shqipetareve ne Maqedoni konkretishe ne momentine 
tanishem.

Poe perfundoj duke thene se qytetari edhe ne nje shoqeri demokratike duhet 
vazhdimishte te jete kritik ndaj qeverise se tije/saj.

Ju pershendese

Imeri



























>From: Ebozdo at aol.com
>Reply-To: nyc-l at alb-net.com
>To: nyc-l at alb-net.com
>Subject: Re: [NYC-L] artikull interesant ne numrin e sotem te "Gazeta 
>Shqiptare"
>Date: Sun, 27 May 2001 13:57:06 EDT
>
>Artikull shume interesant!
>
>Vetem se nuk e di cfare mendon artikullshkruesi dhe te tjere 
>artikullshkrues
>per shqiptaret e Maqedonise pjesemarrres ne qeverine maqedonase dhe per
>qendrimin e partive politike shqipatre ne Maqedoni dhe Kosove...
>
>Pa dashur te perserit ato qe dihen, nese dikush do qe te lexoje deklaraten 
>e
>qeverise shqiptare leshuar me kete rast, mund ta drejtoj ne web-in 
>perkates!
>
>Ajo qe eshte e turpshme, eshte pikerisht perdorimi i ceshtjes se drejte te
>shqiptareve te Maqedonise edhe nga i bardhi, edhe nga i ziu sipas
>rastit...Cfare trishtimi per ne shqiptaret, por jo te vetmit te ketij
>lloji!...
>
>Etleva

_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.




More information about the NYC-L mailing list