| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: NYC-L[NYC-L] "Gazeta Shqiptare"/ pergjigje PilikesEbozdo at aol.com Ebozdo at aol.comSun May 27 15:31:09 EDT 2001
Meqe nuk e kisha fshire ende kete deklarate te perfaqsuesit shqiptar po e dergoj ne liste. Perndryshe ju mund te gjeni me shume material tek http://www.depinf.albnet.net. Kurresesi nuk mendoj se politika ka vetem nje ngjyre. Perkundrazi, une e vleresoj politiken shqiptare ne Shkup-Tirane-Prishtine krejt ne unison dhe si asnjehere tjeter te bashkrenduar per problemin konkret. Ajo qe une nuk kuptoj eshte pikerisht keqinterpretimi i politikes se Tiranes. Dikush ndoshta mendon se vetem keshtu mund te demtohet ceshtja socialiste (ose komuniste...s'ka rendesi). Ne fakt ndodh ndryshe: Keshtu demtohet ceshtja jone kombetare. Ciletdo qofshin ne pushtet ne Tirane, ata jane shqiptare dhe ne duhet te kuptojme se ceshtja shqiptare qendron mbi politikat e partive qe jane ne fakt lufte per pushtet. Eshte interesante, por jo per t'u habitur se sa shume njerez ne kete liste kane mendime te gabuara per luften politike ne Shqiperi. Dhe jo vetem kaq, por ata nuk permbahen dot e behen publike... Dhe cfare eshte akoma me shume per te ardhur keq, ata mendojne se kjo eshte shenje e patriotizmit. Por harrojne se duke i nadre shqipatert e Shqiperise ne komuniste, socialiste, demokrate a zogiste...Ata ne fakt e demtojne ceshtjen kombetare. Sikurse e demton edhe ideja se myslimanet kane tradhetuar fene "shqipatare" katolike, ose se ortodokset shqiptare jane greke, ose se katoliket shqiptare...etj, etj. Per mua kombi shqiptar, pavarsisht se ku jeton, pavarsisht se c'parti voton a cilit zot i falet (perfshi ketu edhe ata qe s'falen) i intereson me shume se cdo gje ceshtja shqiptare. Jashte kesaj s'ka dhe s'mund te kete patriotizem te vertete. Me poshte keni edhe deklaraten e qeverise shqiptare. Gjithe te mirat, Etleva Deklarate e zedhenesit te qeverise se Shqiperise Interesimit te gazetareve lidhur me ofensiven e fundit te ushtrise maqedonase, zedhenesi i qeverise se Shqiperise,iu pergjigj me komentin e meposhtem: Shprehim keqardhjen e thelle per vrasjen e dhe plagosjen e njerezve te pafajshem nga ana e ushtrise maqedonase. Ngjarje te tilla demtojne seriozisht dialogun politik dhe bashkejetesen midis kombesive te ndryshme ne Maqedoni. Qeveria e Shqiperise mendon se asnje pretekst nuk mund te justifikoje vrasjen e njerezve te pafajshem. Ajo ben edhe njehere thirrje qe te ndalet menjehere dhuna e armatosur dhe te filloje dialogu politik, per te cilen edhe u krijua qeveria e koalicionit me baze te gjere ne Maqedoni. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the NYC-L mailing list |