Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: NYC-L

[NYC-L] artikull interesant ne numrin e sotem te "Gazeta Shqiptare"

Imer Berisha imerprishtina at hotmail.com
Sun May 27 17:24:07 EDT 2001


>              --- Prishtina-E Discussion Forum ---
>         Archives: www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e
>
>Bomba në Maqedonifishekzjarre në Tiranë
>
>
>
>     Vështirë të gjendet diçka më cinike se
>fishekzjarret e hedhura dje në qiellin e Tiranës. Dy
>partitë më të mëdha të Shqipërisë nisën secila me një
>festë agresive fushatën elektorale. Në të njëjtën
>kohë qielli i vendit fqinjë përshkohej nga predhat e
>mortajeve. Dje mund të ketë qenë dita më e zezë për
>shqiptarët e Maqedonisë. Më shumë se dhjetë civilë të
>vrarë, mes tyre dhe fëmijë, reth 150 të plagosur, ky
>ka qenë bilanci tragjik i bombardimeve intensive të
>ushtrisë maqedonase mbi popullsinë civile shqiptare,
>të cilët merrnin arratinë nga banesat e tyre për t'i
>shpëtuar vdekjes. Askush nuk tha dje asnjë fjalë për
>çfarë po ndodhte në Maqedoni. Si drejtuesit e partisë
>në pushtet ashtu dhe ata të opozitës. Bërtitën
>për gjithçka. Fitoren e tyre e shapllën si shpëtimin e
>Shqipërisë. Në dhjetëra fjalime që u mbajtën në të dy
>mitingjet e zhvilluara dje në Tiranë, asnjë prej atyre
>që nesër pretendon të marrë përgjegjësinë për të
>drejtuar qeverinë e Shqipërinë nuk tha asnjë fjalë,
>qoftë dhe një fjalë të vetme, për atë që ndodh në
>Maqedoni. Muzikë, postera, flamuj që valëviteshin,
>njerëz me barqe të kërcyera që ishin ngjitur në
>tribunë, por mbi të gjitha fishekzjarrë, krismat e të
>cilëve trembnin kalimtarët që nuk kishin ndërmend të
>shikonin farsën e rradhës, ishte gjithçka që ndodhi
>dje në mbrëmje në dy skajet e Sheshit Skënderbej. Si
>të mos mjaftonte kjo, mitingjet u kthyen më pas në
>koncerte me këngëtarë të paguar nga fondet e partive,
>të cilët kënduan para turmave që nga rapsoditë deri
>tek këngët e ahengjeve. Altoparlantët me volumin e
>ngritur në kupë të qiellit të ngjallnin krupë.
>
>
>Dje u hap fushata elektorale në Shqipëri me show e
>fishekzjarre. Nuk ka miopi më të madhe politike se
>heshtja, harresa, braktisja e asaj që po ndodh në
>Maqedoni. Ca më tepër në ditën kur pretendon se po
>shpalos alternativën për të marrë pushtetin dhe
>drejtuar vendin. Ajo që po ndodh në vendin fqinj duhet
>të kishte qenë një nga pistat kryesore të platfromave
>politike që paraqitën dy kampet e politikës. Jo
>thjesht për patriotizëm. Por dhe sikur të zulu të
>kishin qenë ata që ndodheshin dje nën bombardime e
>ushtrisë dhe jo bashkëkombas, politikanët shqiptarë
>duhet të kishin shprehur qëndrimin e tyre. Sigurisht
>nëse e kanë një qëndrim. Dhe një nxënës shkolle e di
>>lufta në një vend fqinj frenon zhvillimik ekonomik dhe
>në vendin e tij. Nuk janë vetëm turmat e refugjatëve
>që shkakton lufta civile, të cilat mund të vijnë drejt
>Shqipërisë. Por investitorët largohen nga një rajon i
>përfshirë nga lufta. Ajo që po ndodh në Maqedoni ka
>dhe pritet të ketë pasoja akoma më të mëdha në
>Shhqipëri. Askush nuk tha se çfarë roli do luajë në
>politikën rajonale që të zgjidhet konflikti
>i armatosur në Maqedoni. As që imagjinohet pastaj që
>të deklaronin diçka se çfarë roli do luajë diplomcia e
>Tiranës për të zgjidhur kërkesat e bashkëkombasve të
>tyre në Maqedoni. Dje në dyja kampet u
>bërtit për fitore. Që ditën e parë të fushatës u
>hodhën në ajër fishekzjarre. Për çfarë? Kujt i hyn në
>punë ajo fitore? Çfarë do bëjnë pas atij "triumfi". Të
>dyja kampet shqiptuan të njëjtin avaz. Të djathtët
>premtuan sërish pensione 50 dollarë, rroga minimale
>100 dollarë, përgjysmim taksash. Të majtët thanë se do
>vazhdojnë privatizimin dhe do integrojnë Shqipërinë në
>BE. Por asnjë prej tyre nuk tha se në mënyrë direkte
>apo indirekte, gjithçka që premtuan, kushtëzohet dhe
>nga fati i atyre shqiptarëve që nuk kishin dje
>mundësinë të shikonin fishekzjarret në Tiranë, por
>përpiqeshin të mbronin fëmijët e tyre nga bombat.
>
>
>
>gazetari>> Ilir Babaramo
>
>
>
>
>
>__________________________________________________
>Do You Yahoo!?
>Yahoo! Auctions - buy the things you want at great prices
>http://auctions.yahoo.com/
>_______________________________________________________
>Prishtina-E discussion forum: Prishtina-E at alb-net.com
>http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/prishtina-e

_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.




More information about the NYC-L mailing list