Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: NYC-L

[NYC-L] Re: [Prishtina-l] Re: [Alb-Club] People please

Imer Berisha imerprishtina at hotmail.com
Fri Mar 30 16:16:48 EST 2001


Tung Etrit,

Ke te drejte sa i perkete rendesis qe duhet kushtuar atyre qe nuk e kan 
shtetesine. Sigurisht e ke pare se e kam perfshi si pike ndryshimin e Ligit 
mbe shtetesin.

Ndersa ne nderkohe nese regjistrimi behet para ndryshimit te Ligjit mbi 
shtetesin, qe besoj se munde te ndodh, e duke pasur parasysh se regjistrimi 
nuk behet vetem i shtetasve maqedon por edhe i banoreve tjere pala 
shqipetare duhet te insistoj qe te behet edhe regjistrimi i banoreve dmth 
atyre qe jane pa shtetesi por qe jetojne aty prej kohes se ish Jugosllavis, 
dhe ate sipas perkatesise kombetare.

Pra regjistrimi nuk perfshin vetem regjistrimin e shtetasve, e nese 
maqedonet mendojne keshtu atehere duhet t'ua hapim syte, se regjistrimi i 
popullsise perfshin shume kategori, punesimin, arsimimin, strukturen 
sociale, gupmoshat etj. dhe shtetasit ketu jane vetem nje kategori. Me 
rendesi eshte qe tani per tani te regjistrohet numri i sakte i shqipetareve 
ne Maqedoni, pra me apo pa shtetesi-si banore te Maqedonis, dhe pastaj 
problemi i mosdhenjes se shtetesise munde te shqyrtohet si problem ne vete. 
Me rendesi eshte se askush nuk po kerkon, dhe as nuk ka te drejte, qe ata 
shqipetare qe nuk jane shtetase maqedon te largohen nga Maqedonia.

Pra Etrit ke te drejte se dueht te jemi te kujdesshem por teknikisht kjo 
ceshtje ka zgjidhje.

Gjtithe te mirat

Imeri


>From: Etrit Bardhi <etrit at alb-net.com>
>Reply-To: nyc-l at alb-net.com
>To: <nyc-l at alb-net.com>
>CC: Albanian List <albanian at listserv.acsu.buffalo.edu>
>Subject: Re: [NYC-L] Re: [Prishtina-l] Re: [Alb-Club] People please
>Date: Fri, 30 Mar 2001 10:52:07 -0500 (EST)
>
>           === NYC-L: New York City Discussion Forum ===
>
>Tung Imer,
>
>shume bukur i ke perfshi te gjitha pikat te cilat shqiptaret i kerkojne.
>Nje gje qe mund te shkoje ne dem te shqiptareve ne maqedoni eshte nese
>behet regjistrimi i popullsise pa e perfunduar qeshtjen e nenshtetesise se
>qytetareve.  Ne nje artikull qe e lexova me heret nje numer i madh i
>shqiptareve ende nuk zotojne nenshtetesine maqedone, dhe besoj se kjo
>duhet te jete prioritet dhe te shtrohet nga pala shqiptare ne bisedime.
>
>Te fala,
>
>Etriti.
>
>On Fri, 30 Mar 2001, Imer Berisha wrote:
>
> >           === NYC-L: New York City Discussion Forum ===
> >
> > Tung "Dielli" dhe tjere anetare te nderuar te listes....
> >
> > Ne shqipetaret nuk jemi te shkrete....perkundrazi jemi duke e marr fatin
> > tone ne duarte tona.....nuk ka vende per zhgenjim....
> >
> > Nuk e di sakt se per cilin reagim e ke fjalen, por ajo ndoshta edhe nuk 
>ka
> > aqe rendesi. Arsyeja pse po shkruaj eshte se e pash nje doze pesimizmi 
>ne
> > porosin tende.  NUk metoj te jeme optimist pa pasur arsye. Arsyerat per 
>te
> > qene optimist jane (disa):
> >
> > E vertete eshte se sllavet e kan veshtire te pajtohen me barazin e
> > shqipetareve, po ky eshte nje proces "mesimi" qe ata do ta arrijne me 
>kohe
> > se nuk do te kene mundesi tjeter.
> >
> > Kjo vlen sa i perket Kosoves po edhe sa i perket Maqedonise.
> >
> > Nuk eshte e vertete se bota eshte kunder shqipetareve.  Solana dhe te 
>tjeret
> > jane pjese e nje sistemi propagandues qe ka per qellim dekurajimin e 
>luftave
> > tjera te mundeshme ne rajon, por cka eshte me rendesi te gjithe 
>(reporteret,
> > politikanet madje edhe maqedonet, pra edhe Solana) pajtohen se ka pas 
>dhe ka
> > discriminim ndaj shqipetareve. Pra me rendesi eshte qe i ashtuquajturi
> > komunitet nderkombetare e ka kuptuar (une besoj se e ka ditur edhe me 
>pare
> > por pasi shqipeteret nuk kan leviz nga vendi as ata nuk jane merzitur), 
>se
> > ka arsye per pakenaqesi te shqipetareve, por po mundohen bashke me 
>maqedonet
> > ta "ruajne futyren" kinse bisedimet qe pritet te fillojne nuk po behen 
>nga
> > presioni i UCK-se, qe kuptohet eshte qesharake se i madh e i vogel, 
>ashtu te
> > them e dine se arsyeja e vetme pse te palarat e Maqedonise (siq tha Din
> > Mehmeti) iu dolen maqedoneve shovenist ne shesh eshte era e barotit ne
> > Tetove dhe rrethine. Pra bisedimet kur te fillojne do te filojne per 
>shkak
> > te luftes se UCK-se.
> >
> > Pra ka vende per optimizem, dhe ate me arsye, sepse te vetmit qe po e
> > permendin njefar Kosove te madhe (qe po e degjoj per here te pare!)apo
> > Shqiperi te madhe jane maqedonet, ndersa ne shumicen e 
>reagimeve,shkrimeve
> > konstatohet se shqipetaret e ndiejn vehten qytetare te rendit te dyte 
>dhe po
> > kerkojne barazi me maqedonet.
> >
> > LUFTA NE TAVOLINEN E BISEDIMEVE
> >
> > Tani obligimi kalon mbi palen shqipetare qe ne bisedime te insistoj qe
> > njehere e pergjithmon te zgjidhen problemet e shqipetareve ne Maqedoni.
> > Me fjale tjera te hartoj platformen e bisedimeve dhe mos te knaqet me 
>nje
> > Universitet, apo me do "grimca" te drejtash qe maqedonet na japin. Tan
> > gjithkush e din se shqipetaret ne maqedoni jane te gatshem te luftojne 
>per
> > te drejtat e tyre, nuk ka rendesi nese jane terheq pjeserisht (UCK nuk e 
>a
> > pasur per qelim te pushtoj Maqedonin por ti detyroj maqedonet te 
>bisedojne,
> > dhe kjo une jam i sigurt eshte arritur).
> >
> > Maqedonet me siguri do te mundohen qe te leshojen pe sa me pak. Por 
>shifrat
> > jane ne favor te shqipetareve dhe duhet shfrytezuar sa me shume.
> >
> > Pala shqipetare ne maqedoni duhet te insistoj qe:
> > -te ndryshohet Kushtetuta (nje variant: shtet i te gjithe qytetareve..
> > ose shtet i Maqedoneve, Shqipetareve dhe pakicave kombetare....);
> >
> > -gjuha shqipe te jete gjuhe zurtare ne te gjitha organet shteterore duke
> > perfshi edhe qeverine dhe parlamentin(kush nuk e kupton le ti vej
> > degjonjeset) duke perdor si analogji me Kosoven ku dhe sot serbet ne te
> > gjitha takimet flasin serbisht dhe sigurohet perthimi.
> >
> > -te kerkohet qe te gjitha shenjat e komunikacionit dhe toponimet te jene 
>ne
> > te dy ghuhet;
> >
> > -mbishkrimet e shitoreve, ndermarrjeve te jene ne te dy gjuhet;
> >
> > -dokumentacioni si pasaportat, leternjoftimet, certificatat e lindjes 
>etj te
> > jene ne dy gjuhe dhe emrat e femijeve te lindur te shkruhenme shkronja
> > shqipe e jo te bastardhohen per mungese te shkronjave sllave
> > (prap anologji te merret Kosova ku UNMIK-u dokumantacionin e leshon ne 
>te dy
> > gjuhet);
> >
> > -te ndyshohet ligji mbi shtetesin duke iu mundesuar ish shtetaseve te 
>RSFJ,
> > qe shumica jane shqipetare te marrin shtetesin e Maqedonise;
> >
> > -Universityeti i Tetoves e jo i Evropes (dhe as i Azise apo Afrikes,nuk
> > eshte e vertete se e gjithcka qe vjene nga Evropa eshte qellimemire) te
> > zyrtarizohet (eshte me rendesi qe ky Universitet te jate shteterore e jo
> > lemosh nga Evropa),pra financimi te behet nga buxheti i Maqedonise, 
>ndersa
> > Maqedonia munde ti merr te hollat nga kush te doje;
> >
> > -te behet analize e kushteve te banimit dhe jeteses ne viset e banuara 
>me
> > shqipetare dhe te qiten ne shesh dallimet qe ekzistojne ne 
>infrastrukture
> > dhe qe kane qene te qellimta, me plane qe keto te ndyshohen drejte nje
> > baraspeshe ne shperndarjen e resurseve ekonomike midis viseve te banuara 
>me
> > shqipetare ne njeren ane dhe atyre ku banojne maqedonet ne anen tjeter 
>(ketu
> > duhet analize sociale dhe ekonomike e zhvillimit te deritashem te
> > Maqedonise);
> >
> > -te insistohet qe celesi proporcional dmth ne raport me pjesmarrjen e
> > shqipetareve ne popullsin e gjithmbarshme te respektohet ne te gjitha
> > nivelet e punesimit ne organet shteterore, dhe menjeher te filloj 
>ngritja e
> > perqindjes se shqipetareve te punesuar ne keto organe ne pajtim me
> > regjistrimin e fundit te popullesise pa e pritur regjistrimin e ri te
> > popullsise (dhe korigjimet eventuale sipas regjistrimit te ri te behen 
>me
> > vone);
> >
> > -te behet sa me shpejte regjistrimi i popullsise me pjesmarrjen e 
>vezhguesve
> > te huaj qe njehere e mire ta dime sa eshte numri i popullsise dhe 
>perberja e
> > saj sipas kombesise;
> >
> > -te themelohet institucioni i Ombudspersonit per shqyrtimin e ankesave,
> > sidomos nga raportet nderetnike, punesimin etj.me pjesmarrjen e OSBE-se.
> >
> > Keto jane vetem disa pika qe tani mu kujtuan per te cilat pala 
>shqipetare
> > duhet te luftoj pran tavoline e qe nuk eshte lufte e lehte...
> >
> > Ne funde, une jame optimist pra dhe besoj se shume do te mvaret prej 
>nesh
> > Shqipetaret ne Maqedoni do te fitojne, pyetja e vetme eshte SA DO TE
> > FITOJNE?
> >
> > Ju prshendes
> >
> > Imer Berisha
> >
> >
> > >Date: Mon, 26 Mar 2001 10:26:42 EST
> > >
> > >RESPEKT PER REAGIMIN TEND.
> > >KISHA ME SHTU NJE TE VERTETE:
> > >SLLAVET NUK MUNDEN ME U PAJTU ASNJEHERE ME QENE TE BARABART ME 
>SHQIPTARET.
> > >QE
> > >PSE DUHET ME I LUFTUE.
> > >NE SHQIPTARET MOMENTALISHT JEMI TE SHKRETE SEPSE KERKOJME TE DREJTA TE
> > >BARABARTA ME TE TJERET E BOTA ESHTE KUNDER....HAH CFARE IRONIE!!!
> >
> > 
>_________________________________________________________________________
> > Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at 
>http://www.hotmail.com.
> >
> > ____________________________________________________
> > NYC-L: A discussion and information list of the
> > Albanian community in the New York City Metro Area.
> > To post to the list: NYC-L at alb-net.com
> > For more information: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/nyc-l
> >
>
>____________________________________________________
>NYC-L: A discussion and information list of the
>Albanian community in the New York City Metro Area.
>To post to the list: NYC-L at alb-net.com
>For more information: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/nyc-l
>

_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.




More information about the NYC-L mailing list