| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: NYC-L[NYC-L] Re: [Prishtina-l] Re: [Alb-Club] People pleaseEtrit Bardhi etrit at alb-net.comFri Mar 30 10:52:07 EST 2001
Tung Imer, shume bukur i ke perfshi te gjitha pikat te cilat shqiptaret i kerkojne. Nje gje qe mund te shkoje ne dem te shqiptareve ne maqedoni eshte nese behet regjistrimi i popullsise pa e perfunduar qeshtjen e nenshtetesise se qytetareve. Ne nje artikull qe e lexova me heret nje numer i madh i shqiptareve ende nuk zotojne nenshtetesine maqedone, dhe besoj se kjo duhet te jete prioritet dhe te shtrohet nga pala shqiptare ne bisedime. Te fala, Etriti. On Fri, 30 Mar 2001, Imer Berisha wrote: > === NYC-L: New York City Discussion Forum === > > Tung "Dielli" dhe tjere anetare te nderuar te listes.... > > Ne shqipetaret nuk jemi te shkrete....perkundrazi jemi duke e marr fatin > tone ne duarte tona.....nuk ka vende per zhgenjim.... > > Nuk e di sakt se per cilin reagim e ke fjalen, por ajo ndoshta edhe nuk ka > aqe rendesi. Arsyeja pse po shkruaj eshte se e pash nje doze pesimizmi ne > porosin tende. NUk metoj te jeme optimist pa pasur arsye. Arsyerat per te > qene optimist jane (disa): > > E vertete eshte se sllavet e kan veshtire te pajtohen me barazin e > shqipetareve, po ky eshte nje proces "mesimi" qe ata do ta arrijne me kohe > se nuk do te kene mundesi tjeter. > > Kjo vlen sa i perket Kosoves po edhe sa i perket Maqedonise. > > Nuk eshte e vertete se bota eshte kunder shqipetareve. Solana dhe te tjeret > jane pjese e nje sistemi propagandues qe ka per qellim dekurajimin e luftave > tjera te mundeshme ne rajon, por cka eshte me rendesi te gjithe (reporteret, > politikanet madje edhe maqedonet, pra edhe Solana) pajtohen se ka pas dhe ka > discriminim ndaj shqipetareve. Pra me rendesi eshte qe i ashtuquajturi > komunitet nderkombetare e ka kuptuar (une besoj se e ka ditur edhe me pare > por pasi shqipeteret nuk kan leviz nga vendi as ata nuk jane merzitur), se > ka arsye per pakenaqesi te shqipetareve, por po mundohen bashke me maqedonet > ta "ruajne futyren" kinse bisedimet qe pritet te fillojne nuk po behen nga > presioni i UCK-se, qe kuptohet eshte qesharake se i madh e i vogel, ashtu te > them e dine se arsyeja e vetme pse te palarat e Maqedonise (siq tha Din > Mehmeti) iu dolen maqedoneve shovenist ne shesh eshte era e barotit ne > Tetove dhe rrethine. Pra bisedimet kur te fillojne do te filojne per shkak > te luftes se UCK-se. > > Pra ka vende per optimizem, dhe ate me arsye, sepse te vetmit qe po e > permendin njefar Kosove te madhe (qe po e degjoj per here te pare!)apo > Shqiperi te madhe jane maqedonet, ndersa ne shumicen e reagimeve,shkrimeve > konstatohet se shqipetaret e ndiejn vehten qytetare te rendit te dyte dhe po > kerkojne barazi me maqedonet. > > LUFTA NE TAVOLINEN E BISEDIMEVE > > Tani obligimi kalon mbi palen shqipetare qe ne bisedime te insistoj qe > njehere e pergjithmon te zgjidhen problemet e shqipetareve ne Maqedoni. > Me fjale tjera te hartoj platformen e bisedimeve dhe mos te knaqet me nje > Universitet, apo me do "grimca" te drejtash qe maqedonet na japin. Tan > gjithkush e din se shqipetaret ne maqedoni jane te gatshem te luftojne per > te drejtat e tyre, nuk ka rendesi nese jane terheq pjeserisht (UCK nuk e a > pasur per qelim te pushtoj Maqedonin por ti detyroj maqedonet te bisedojne, > dhe kjo une jam i sigurt eshte arritur). > > Maqedonet me siguri do te mundohen qe te leshojen pe sa me pak. Por shifrat > jane ne favor te shqipetareve dhe duhet shfrytezuar sa me shume. > > Pala shqipetare ne maqedoni duhet te insistoj qe: > -te ndryshohet Kushtetuta (nje variant: shtet i te gjithe qytetareve.. > ose shtet i Maqedoneve, Shqipetareve dhe pakicave kombetare....); > > -gjuha shqipe te jete gjuhe zurtare ne te gjitha organet shteterore duke > perfshi edhe qeverine dhe parlamentin(kush nuk e kupton le ti vej > degjonjeset) duke perdor si analogji me Kosoven ku dhe sot serbet ne te > gjitha takimet flasin serbisht dhe sigurohet perthimi. > > -te kerkohet qe te gjitha shenjat e komunikacionit dhe toponimet te jene ne > te dy ghuhet; > > -mbishkrimet e shitoreve, ndermarrjeve te jene ne te dy gjuhet; > > -dokumentacioni si pasaportat, leternjoftimet, certificatat e lindjes etj te > jene ne dy gjuhe dhe emrat e femijeve te lindur te shkruhenme shkronja > shqipe e jo te bastardhohen per mungese te shkronjave sllave > (prap anologji te merret Kosova ku UNMIK-u dokumantacionin e leshon ne te dy > gjuhet); > > -te ndyshohet ligji mbi shtetesin duke iu mundesuar ish shtetaseve te RSFJ, > qe shumica jane shqipetare te marrin shtetesin e Maqedonise; > > -Universityeti i Tetoves e jo i Evropes (dhe as i Azise apo Afrikes,nuk > eshte e vertete se e gjithcka qe vjene nga Evropa eshte qellimemire) te > zyrtarizohet (eshte me rendesi qe ky Universitet te jate shteterore e jo > lemosh nga Evropa),pra financimi te behet nga buxheti i Maqedonise, ndersa > Maqedonia munde ti merr te hollat nga kush te doje; > > -te behet analize e kushteve te banimit dhe jeteses ne viset e banuara me > shqipetare dhe te qiten ne shesh dallimet qe ekzistojne ne infrastrukture > dhe qe kane qene te qellimta, me plane qe keto te ndyshohen drejte nje > baraspeshe ne shperndarjen e resurseve ekonomike midis viseve te banuara me > shqipetare ne njeren ane dhe atyre ku banojne maqedonet ne anen tjeter (ketu > duhet analize sociale dhe ekonomike e zhvillimit te deritashem te > Maqedonise); > > -te insistohet qe celesi proporcional dmth ne raport me pjesmarrjen e > shqipetareve ne popullsin e gjithmbarshme te respektohet ne te gjitha > nivelet e punesimit ne organet shteterore, dhe menjeher te filloj ngritja e > perqindjes se shqipetareve te punesuar ne keto organe ne pajtim me > regjistrimin e fundit te popullesise pa e pritur regjistrimin e ri te > popullsise (dhe korigjimet eventuale sipas regjistrimit te ri te behen me > vone); > > -te behet sa me shpejte regjistrimi i popullsise me pjesmarrjen e vezhguesve > te huaj qe njehere e mire ta dime sa eshte numri i popullsise dhe perberja e > saj sipas kombesise; > > -te themelohet institucioni i Ombudspersonit per shqyrtimin e ankesave, > sidomos nga raportet nderetnike, punesimin etj.me pjesmarrjen e OSBE-se. > > Keto jane vetem disa pika qe tani mu kujtuan per te cilat pala shqipetare > duhet te luftoj pran tavoline e qe nuk eshte lufte e lehte... > > Ne funde, une jame optimist pra dhe besoj se shume do te mvaret prej nesh > Shqipetaret ne Maqedoni do te fitojne, pyetja e vetme eshte SA DO TE > FITOJNE? > > Ju prshendes > > Imer Berisha > > > >Date: Mon, 26 Mar 2001 10:26:42 EST > > > >RESPEKT PER REAGIMIN TEND. > >KISHA ME SHTU NJE TE VERTETE: > >SLLAVET NUK MUNDEN ME U PAJTU ASNJEHERE ME QENE TE BARABART ME SHQIPTARET. > >QE > >PSE DUHET ME I LUFTUE. > >NE SHQIPTARET MOMENTALISHT JEMI TE SHKRETE SEPSE KERKOJME TE DREJTA TE > >BARABARTA ME TE TJERET E BOTA ESHTE KUNDER....HAH CFARE IRONIE!!! > > _________________________________________________________________________ > Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com. > > ____________________________________________________ > NYC-L: A discussion and information list of the > Albanian community in the New York City Metro Area. > To post to the list: NYC-L at alb-net.com > For more information: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/nyc-l >
More information about the NYC-L mailing list |