Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: NYC-L

[NYC-L] Fwd: [Tetova-L] Oana Lungescu - BE dhe Maqedonia

Imer Berisha imerprishtina at hotmail.com
Mon Mar 19 16:04:56 EST 2001



>From: neim.rustemi at idun.no
>Reply-To: tetova-l at alb-net.com
>To: tetova-l at alb-net.com
>Subject: [Tetova-L] Oana Lungescu - BE dhe Maqedonia
>Date: Mon, 19 Mar 2001 09:47:00 +0100
>
>                       --- Tetova-L Discussion Forum ---
>
>
>
>
>
>  Oana Lungescu - BE dhe Maqedonia
>
>
>  19.3.2001 7:22 (CET)
>  Oana Lungescu mbi mbështjen që Bashkimi Evropian i ka ofruar
>  Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe takimeve në
>  fushën e diplomacisë ndërkombëtare javën e ardhshme.
>
>
>  Shqetësimi sa vjen e rritet se situata në Maqedoni mund të
>  përkeqësohet edhe më shumë. Para dy ditësh komisioneri evropian
>  per çështje të jashtme, Kris Paten i ka telefonuar presidentit
>  maqedonas, Boris Trajkovski për të shprehur mbështetjen e tij
>  dhe për të dënuar sulmet e dhunshme të atyre që i quajti një
>  pakicë e vogël ekstremistësh. Në të njëjtën kohë, zoti Paten
>  ofroi ndihmë financiare për projekte që synojnë përmirësimin e
>  gjendjes së popullatës shqiptare në Maqedoni. Zëdhënësi i tij,
>  Gunar Vigand tha:
>
>
>  "Ne jemi zotuar të mbështesim krijimin e një universiteti që do
>  të punojë në gjuhën shqipe dhe kjo është diçka e re. Për
>  popullatën shqiptare nuk ka institucione të arsimit të lartë
>  dhe kjo do të përbëhet nga një shumë prej afro pesë milionë
>  dollarësh përkrahje për këtë projekt. Përveç kësaj, ne i kemi
>  ofruar tani qeverisë së Maqedonisë përkrahje për të përmirësuar
>  drejtimin e vendkalimeve kufitare, që po ashtu janë një burim i
>  pakënaqësive të komunitetit shqiptar nga të dyja anët e
>  kufirit, sepse kalimi i kufirit merr shumë kohë".
>
>
>  Për Universitetin e Evropë juglindore në Tetovë do të
>  diskutohet edhe nga ministrat e jashtëm të BE-së ditën e hënë.
>  Suedia thotë se për shkak të rëndësisë simbolike, projekti i
>  universitetit duhet të përfitojë nga ndihma e shtuar e BE-së
>  dhe ajo dypalëshe. Në dokument thuhet po ashtu se BE-ja duhet
>  të kërkojë mënyra të përmirësimit të situatës së pakicës
>  shqiptare në Maqedoni, sidomos në pjesën më pak të zhvilluar në
>  perëndim të vendit përmes projekteve të infrastrukturës që
>  krijon vende pune.
>
>
>  Suedia po ashtu propozon që BE-ja të shqyrtojë ndihmën teknike
>  për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë dhe të inkurajojë
>  autoritetet maqedonase të rekrutojnë dhe aftësojnë personel
>  shqiptar për zyrën e statistikave kombëtare. Ajo po ashtu
>  propozon që OSBE-ja të forcojë misionin e saj për të përkrahur
>  aftësimin e një force policore shumëkombëshe dhe të përmirësojë
>  vetëqeverisjen lokale.
>
>
>  Në përgjithësi Suedia beson se qeveria maqedonase duhet
>  inkurajuar që të përshpejtojë reformat në vend që synojne
>  shtimin e të drejtave të pakicave dhe përfaqësimin në struktura
>  zyrtare, sidomos në polici, dhe për të forcuar rolin e gjuhës
>  shqipe. Ajo po ashtu rekomandon dialog të vazhdueshëm me
>  partitë politike maqedonase dhe shqiptare si dhe me udhëheqësit
>  politikë në Kosovë dhe Shqipëri, duke i bërë thirrje të
>  gjithëve që të distancohen nga veprimet ekstremiste dhe
>  mostoleranca etnike.
>
>
>  Të hënën ministri i jashtëm maqedonas, Serxhan Kerim do të
>  udhëtojë për në Bruksel për të zhvilluar bisedime me ministrat
>  e jashtëm të BE-së dhe me zyrtarët e lartë të NATO-s. Po atë
>  ditë më vonë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Havjer
>  Solana shkon në Shkup së bashku me një ekip diplomatësh të
>  lartë të BE-së. Ata do të raportojnë për takimet e tyre të
>  premten e ardhshme në samitin e udhëheqësve të BE-së në
>  Stokholm. BE-ja po ashtu po përgatitet të tregojë përkrahjen e
>  saj për lidhje më të ngushta ekonomike dhe politike me
>  Maqedoninë me nënshkrimin e një marrëveshje për stabilizim dhe
>  asociim muajin e ardhshëm, marrëveshja e parë e tille e arritur
>  me një vend ballkanik, me shpresën se vetë Maqedonia do të jetë
>  e qëndrueshme deri atëhere. Suedia paralajmëron në dokumentin e
>  saj se nëse BE-ja nuk vepron shpejt ajo mund të ballafaqohet me
>  një krizë të re humanitare në rajonin e Ballkanit, me numra më
>  të mëdhenj refugjatësh.
>
>
>
>
>
>
>_____________________________________________________
>Tetova-L discussion forum: Tetova-L at alb-net.com
>http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/tetova-l

_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.




More information about the NYC-L mailing list