| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: NYC-L[NYC-L] Z. I.Meta etj.Imer Berisha imerprishtina at hotmail.comWed Mar 7 02:05:41 EST 2001
Per Zonjen/Zonjushen Etleva dhe te tjere... Se pari kerkoj falje qe kam gabuar gjate shkrimit te emrit tuaj. Te jeme me i sakte nuk e kam degjuar shpesh. Kuptohet kjo nuk eshte arsye qe mos ta shkruaj emrin tuaj si duhet. Por ka qene vetem gabim i paqellimte. Pra gjate pergjigjes suaj ka qene mire ta keni parasysh mundesine se kam gabuar pa qellim. U habita se nuk kundershtuat asgje nga ajo qe kam shkruar. Z. Mentor Cana nuk me ka kerkuar te jeme avokate i tij, sepse edhepse kurr nuk e kam pare (e njohe vetem permes shkrimeve) jam i sigurte se ai nuk ka nevoje per avokate. Tjeter gje eshte fakti se mendimet e tija dhe te miat perputheshin ne ato pika qe u permenden. E sa per kualifikimet per avokat me vjen keq qe do t'ju zhgenjej une i kam te gjitha kualifikimet. Po ketu besoj se jemi duke biseduar si shqipetare dhe te barabart pa marr parasysh shkallen e arsimimit apo kualifikimet. Edhe njehere ju kerkoj falje per gabimin gjate shkrimit te emrit tuaj, gje qe e verejta vetem pas pergjigjes suaj. Perndryshe mbetem pran tere asaj qe shpreha me pare. Ju falemnderit Imeri _________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.
More information about the NYC-L mailing list |