Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: NYC-L

[NYC-L] Albanian PM lashes ethnic Albanian militants (fwd)

Mentor Cana mentor at alb-net.com
Tue Mar 6 21:00:52 EST 2001


On Tue, 6 Mar 2001, at 15:13, Ebozdo at aol.com wrote:
>           === NYC-L: New York City Discussion Forum ===
> Me siguri zoti Canaj, me siguri. C'kuptim ka kjo pyetje?
> Patjeter qe kryeministri shqiptar qofte edhe ne menyre formale eshte
> interesuar direkt per fatin e shqiptareve qe jetojne jashte Shqiperise,
> pse duhet te keni dyshime per kete?! Thjesht nga nje artikull?!

Tungjatjeta,

Jo, asesi nga nje artikull. Mesazhi im dhe pyetjet ne te kane te bejne me
faktin se ne keto dite kur pjesa dermuese e lajmeve dhe informatave nga
agjencione jo-shqiptare flasin kunder gerilave Shqiptare ne Maqedoni,
Kryeministri Shqipetar u bashkangjitet mendimeve te njejta. E verteta eshte
se nje deklarate e ketille e Kryeministrit nuk do te thote se ai nuk
mendon per te mirren e Shqiptareve jashte kufinjve te Shqiperise. Por, ne
kete moment kur te gjithe gazetaret mezi presin te degjojne ndonje
deklarate nga qeveria Shqiptare, Kryeministri nuk thote asnje fjale per
shkakun e mundur qe i ka detyryar Shqiptaret e Maqedonise dhe Serbise
jugore te luftojne.

Ose, e marrim shembull takimin e Fatos Nanos (kryeminister ne ate kohe) me
Milloseviqin ne Krete.

> E para, a mund te thuhen te gjitha ne nje artikull?

Jo, nuk mund te thuhen. Por, mund te thuhet aq sa qe bota ta dije se
Shqiperia si shteti ame i Shqipetareve e kupton situaten ndryshe, e shikon
ndryshe dhe rreagon ndryshe nga te tjeret.

> E dyta, vizita e nje kryeministri eshte e percaktuar deri ne detaje.
> Bile edhe pyetjet jane te percaktuara, ndonjehere edhe pergjigjet. Pastaj
> jane edhe ca biseda te tjera qe nuk i marim vesh kurre ne, qe quhemi
> publik.

E, kjo do te thote qe ka ndonje problem ne diplomacine Shqiptare e cila
duhet t'i perkrahe Shqiptaret kudo qe jane dhe te perdore cdo moment per
kete qellim. Nuk besoj se Qeveria Shqiptare duhet ta kete veshtire te flase
kunder agresionit Serb/Maqedon drejtuar Shqiptareve, kudo qe te jete.

> Me falni t'ju kujtoj se ne vende te tilla s'ka perngjasim me Alb-Clubin
> ku ne, me dilentatizmin tone themi cfare na do qefi dhe sic na i do qefi
> duke mare role nga me te ndryshmet.

Nuk e kuptova se ç'lidhje ka kjo me ate qe thash une?

> Ne rastin konkret, duhej thene ajo shprehja e famshme per mua:" Kepucar,
> rri tek kepucet!"

E pra e vertete... Pra, Kryeministri Shqipetar duhet ta perdori poziten e
tij per t'i perkrahur Shqipetaret dhe te mos flase si te tjeret kunder
Shqiptareve ne Maqedoni/Serbi.

> Dhe pyetja ime eshte: Perse kryeministri i nje vendi te mos jete i
> interesuar per shtetasit e vet dhe per pjesen tjeter te kombit qe s'eshte
> brenda kufijve te vet? Kryeministri i kujt do te jete ky njeri pa
> shtetasit e vet? Si do ta rrite ky njeri reputacionin e vet perpara
> . shtetasve, kombit dhe te hujave nqs ai te pakten s'ben sikur
> interesohet
> per njerzit e vet?!

Do besoja kjo qe thoni juve te ishte e vertete, por, keto vite nen
qeversijen socialiste na thuan dicka tjeter.

> Zoti Canaj, une jam e sigurt se ai qe "di" te behet
> kryeminister di t'i beje edhe keto gjera, qofte edhe me "sikur"...

Di t'i beje, por si i ben?!

te fala,
Mentori




More information about the NYC-L mailing list