Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: NYC-L

[NYC-L] Z. Ilir Meta ndihmon/nuk ndihmon shqiptaret....

Imer Berisha imerprishtina at hotmail.com
Wed Mar 7 00:26:24 EST 2001


Se pari Urime Festa e Bajramit
(edhepse une nuk jam aqe besimtare i "forte" por i respektoj besimet tona 
dhe besimtaret pa dallim)

Ndersa sa i perket reagimit ndaj letres se Mentorit munde te them se nuk
habitem fare.
Do te habitesha nese Zonjusha/Zonja Erleta do te kishte reaguar ne vende te 
Mentorit, dmth. do te kishte qene befasi e mire.

Por ja qe nuk eshte keshtu.

Sa i perket menyres se si behet politika (sinqerisht cdo respekt atyre qe 
mesojne)besoj se politka nuk behet vetem ne prapasene apo neper biseda 
sekrete, por POLITKA BEHET EDHE ME DEKLARATA PUBLIKE, ku folesi llogarite ne 
nje efekt apo ne nje tjeter kur bene deklaraten etj. etj.

Ceshtja qe ka prekur Mentori per mua eshte shume rendesishme por e thjeshte 
te spjegohet.
Problemi qendron tek pozita qe secili prej nesh don te merr dhe t'i jap  
prioritet pa marr parasysh a eshte njeri i thjeshte apo eshte aq i zoti sa 
ka arritur te behet kryeminister apo kryetar, apo dicka tjeter.

Mos te harrojme se fakti se dikush eshte bere dica nuk e imunizon ate nga 
gabimet. Gjera qe dihen por po i perserise prap...

Historia boterore eshte e mbushur me kryetar te deshtuar ne shume vende.

Thjeshte fakti se je Kryeminister nuk do te thote se je i pagabuar.

Sa i perket kerkimit te zgjidhjes paqesore ketu nuk ka asgje te keqe.
Por e keqja eshte se zgjidhje paqesore munde te jete edhe ajo ku te drejtat 
e shqipetareve neperkemben dhe mbesin te pazgjidhura.

Pra Z.Mentor Cana ka te drejte kur deklaron se eshte per zgjidhje paqesore 
por e cila do te mirrej me zgjidhjen e problemeve te grumbulluara gjate 
dekadave te represionit si ne Luginen e Presheves ashtu edhe ne Maqedoni.

Nga ana tjeter edhe te huajte e pranojne se thelbi/pikenisja e problemit e 
me kete edhe pjese e zgjidhjes eshte neperkembja e shqipetareve dhe 
ngushtimi i te drejtave te ture me dekada nga dy regjimet sllave. Pra Z. 
Ilir Meta se paku ka munde te permende kete represion si pjese te problemit.

Si mund te arsyetohen tentimet pa resultat te shqipetareve ne Maqedoni qe te 
kene se paku nje Univesitet shteterore ne gjuhen shqipe kur maqedonet kan 
PESE UNIVERSITETE SHTETRORE NE MAQEDONISHT. Kuptohet se pese Universitetet 
maqedonase finansohen edhe nga taksat qe shqiptaret i paguajne apo e kam 
gabim.

Me tutje me duket plotesishte e pavende thenja juaj lidhur me kepucetarin.  
Mos vall doni te na mohoni te drejten te flasim? (besoj se e perdora me 
vende-? )

Dhe ne fund me lejoni qe edhe une te perdore nje thenje:
Nastradini kur eshte rrezuar nga dardha ka thene: le te vine per vizite 
vetem ata qe jane rrezuar nga dardha ....(sigurisht ka llogarite se ata i 
besojne me teper)

Pershendese te gjithe

Imeri






_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.




More information about the NYC-L mailing list