| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: NYC-L[NYC-L] Albanian PM lashes ethnic Albanian militants (fwd)Ebozdo at aol.com Ebozdo at aol.comTue Mar 6 15:13:23 EST 2001
Me siguri zoti Canaj, me siguri. C'kuptim ka kjo pyetje? Patjeter qe kryeministri shqiptar qofte edhe ne menyre formale eshte interesuar direkt per fatin e shqiptareve qe jetojne jashte Shqiperise, pse duhet te keni dyshime per kete?! Thjesht nga nje artikull?! E para, a mund te thuhen te gjitha ne nje artikull? E dyta, vizita e nje kryeministri eshte e percaktuar deri ne detaje. Bile edhe pyetjet jane te percaktuara, ndonjehere edhe pergjigjet. Pastaj jane edhe ca biseda te tjera qe nuk i marim vesh kurre ne, qe quhemi publik. (Keto i kam nga nje klase, ku jam per momentin dhe qe quhet "Politika dhe shoqeria" Me falni t'ju kujtoj se ne vende te tilla s'ka perngjasim me Alb-Clubin ku ne, me dilentatizmin tone themi cfare na do qefi dhe sic na i do qefi duke mare role nga me te ndryshmet. Ne rastin konkret, duhej thene ajo shprehja e famshme per mua:" Kepucar, rri tek kepucet!" E fundit, qe s'ka lidhje me te parat, cfare kuptimi ka pyetja juaj e fundit me nje pikecuditese dhe me nje pikepyetje, sepse ndersa teksti eshte ne anglisht, shenjat e pikesimit jane ne shqip. (Per retoriken, anglishtja shume ralle ( ne mos kurre) perdor pikepyetjen dhe pikecuditesen bashke.) Dhe pyetja ime eshte: Perse kryeministri i nje vendi te mos jete i interesuar per shtetasit e vet dhe per pjesen tjeter te kombit qe s'eshte brenda kufijve te vet? Kryeministri i kujt do te jete ky njeri pa shtetasit e vet? Si do ta rrite ky njeri reputacionin e vet perpara shtetasve, kombit dhe te hujave nqs ai te pakten s'ben sikur interesohet per njerzit e vet?! Zoti Canaj, une jam e sigurt se ai qe "di" te behet kryeminister di t'i beje edhe keto gjera, qofte edhe me "sikur"... Uroj te jem e gabuar, por pse ndonjehere ju tregoheni kaq skeptik? Dhe sidomos pa na dale mire "paqja dhe dashuria" e festes se Bajramit.. :) Etleva
More information about the NYC-L mailing list |