| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: NYC-L[NYC-L] NYC-L digest, Vol 1 #73 - 1 msg -ReplyArolda Elbasani earolda at hotmail.comTue Jan 30 13:38:44 EST 2001
Te dashur te gjithe Edhe une mendoj se nuk eshte mire te tjerret akoma ceshtja e "Tre gishtave" te lojtareve te MBA per disa arsye. Se pari, kemi filluar ta trajtojme qeshtjen si nje kontadikte "mes nesh" dhe toni i pergjigjeve tashme e ka tejkaluar etiken e diskutimit dhe argumentimit konstruktiv. Se dyti, bashkohem teresisht me argumentin qe eshte me efektive te punojme per te krijuar apo shprehur virtytet tona kombetare "per se" sesa te lartesojme veten Vis a vis gabimeve te te tjereve. Se fundi, mendoj se simboli i tre gishtave eshte shume i diskutueshem. Ai nuk eshte institucion dhe ka shembuj qe mund te argumentojne se nuk eshte as simbol me nje kuptim te caktuar dhe fiks.Dhe sigurisht, qe ta interpretosh si nje shenje antimyslimane do te thote te keqinterpretosh shume fakte dhe per me teper do te thote te pranosh implicitly tezen e "clash of civilizations". te gjitha te mirat, Arolda >From: Besnik Pula <besnik at alb-net.com> >Reply-To: nyc-l at alb-net.com >To: <nyc-l at alb-net.com>, <prishtina-l at alb-net.com> >Subject: Re: [NYC-L] NYC-L digest, Vol 1 #73 - 1 msg -Reply >Date: Tue, 30 Jan 2001 11:27:51 +0200 > > === NYC-L: New York City Discussion Forum === > >Visar dhe te tjere, > >nuk po du me tjerre kete ceshtje hala, vec mendoj se eshte shume me rendesi >per neve si komunitet dhe si individe me i menjanue ato qendrime qe na >bejne >te heqim dore nga cfaredo perpjekje per te ndryshuar ato qe mendojme se >jane >gabim, qe na crespektojne, fyejne apo na demtojne. > >Sic e ceki edhe Isa edhe une ne mesazhin tim te meparshem, problemi nuk >eshte vetem te sjellja e Divacit apo e ndonje serbi tjeter ne NBA, por se >ne >nuk kemi asnje mekanizem institucional (ne Amerike dhe gjetiu) per t'iu >kundervene gjerave te tilla, per te protestuar. Mediat perendimore neve >gjithnje e me shume na cilesojne kolektivisht si terroriste, kriminele, >mafioze, tregtare drogash e prostitucioni, e ne nuk kemi asnje mekanizem >per >t'iu kundervene ketyre perfytyrimeve. E kjo miq te dashur, ne fund ka edhe >pasoja politike. Prandaj ky eshte nje "problem i madh" dhe jo dicka karshi >se ciles mund te qendrojme indiferent. > >Eshte e vertete se Amerika eshte demokraci dhe te gjithe kane te drejte me >e >shprehe mendimin e vet, por njekeshtu edhe ata qe nuk e pelqejne mendimin e >shprehur kane te drejte proteste. Megjithate, ne kete rast duhet me pase >parasysh se NBA eshte ndermarrje private dhe aty nuk vlen amandamenti i >pare >i kushtetutes amerikane ku lojtaret mund te deklarohen ashtu sic u teket >per >ceshtje te ndryshme. Gjithcka qe ndodh ne fushen e lojes eshte pergjegjesi >e >institucionit privat te NBA-se, prandaj edhe sjellja e Divacit, nese nuk >ndalohet nga NBA-ja, mund te kuptohet si dicka qe mbeshtetet nga ajo. Jo qe >NBA-ja ka mbeshtetur politiken e Milosheviqit, por nese asaj nuk i behet me >dije se cfare domethenie politike kane tre gishterinjet e Divacit, nese nuk >i behet nje presion i fuqishem (jo vetem ndonje reagim individual) per ta >ndaluar dhe denuar kete sjellje, ajo do te vazhdoje te jete indiferente >ndaj >kesaj, ndersa shikuesit shqiptare, boshnjake, kroate e tjere qe ishin >viktime e politikes vrastare, do te vazhdojne te jene te fyer. > >Besniku > >____________________________________________________ >NYC-L: A discussion and information list of the >Albanian community in the New York City Metro Area. >To post to the list: NYC-L at alb-net.com >For more information: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/nyc-l > _________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.
More information about the NYC-L mailing list |