| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: NYC-L[NYC-L] NYC-L digest, Vol 1 #73 - 1 msg -ReplyBesnik Pula besnik at alb-net.comTue Jan 30 04:27:51 EST 2001
Visar dhe te tjere, nuk po du me tjerre kete ceshtje hala, vec mendoj se eshte shume me rendesi per neve si komunitet dhe si individe me i menjanue ato qendrime qe na bejne te heqim dore nga cfaredo perpjekje per te ndryshuar ato qe mendojme se jane gabim, qe na crespektojne, fyejne apo na demtojne. Sic e ceki edhe Isa edhe une ne mesazhin tim te meparshem, problemi nuk eshte vetem te sjellja e Divacit apo e ndonje serbi tjeter ne NBA, por se ne nuk kemi asnje mekanizem institucional (ne Amerike dhe gjetiu) per t'iu kundervene gjerave te tilla, per te protestuar. Mediat perendimore neve gjithnje e me shume na cilesojne kolektivisht si terroriste, kriminele, mafioze, tregtare drogash e prostitucioni, e ne nuk kemi asnje mekanizem per t'iu kundervene ketyre perfytyrimeve. E kjo miq te dashur, ne fund ka edhe pasoja politike. Prandaj ky eshte nje "problem i madh" dhe jo dicka karshi se ciles mund te qendrojme indiferent. Eshte e vertete se Amerika eshte demokraci dhe te gjithe kane te drejte me e shprehe mendimin e vet, por njekeshtu edhe ata qe nuk e pelqejne mendimin e shprehur kane te drejte proteste. Megjithate, ne kete rast duhet me pase parasysh se NBA eshte ndermarrje private dhe aty nuk vlen amandamenti i pare i kushtetutes amerikane ku lojtaret mund te deklarohen ashtu sic u teket per ceshtje te ndryshme. Gjithcka qe ndodh ne fushen e lojes eshte pergjegjesi e institucionit privat te NBA-se, prandaj edhe sjellja e Divacit, nese nuk ndalohet nga NBA-ja, mund te kuptohet si dicka qe mbeshtetet nga ajo. Jo qe NBA-ja ka mbeshtetur politiken e Milosheviqit, por nese asaj nuk i behet me dije se cfare domethenie politike kane tre gishterinjet e Divacit, nese nuk i behet nje presion i fuqishem (jo vetem ndonje reagim individual) per ta ndaluar dhe denuar kete sjellje, ajo do te vazhdoje te jete indiferente ndaj kesaj, ndersa shikuesit shqiptare, boshnjake, kroate e tjere qe ishin viktime e politikes vrastare, do te vazhdojne te jene te fyer. Besniku
More information about the NYC-L mailing list |