| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: NYC-L[NYC-L] KOMUNIKATË Nr.11- AKSHKorab Hoxha korab_hoxha at hotmail.comMon Aug 20 18:13:57 EDT 2001
Armata Kombëtare Shqiptare Shërbimi për Informim pranë Shtabit Suprem Shkup, më 20 gusht 2001 KOMUNIKATË Nr.11 Kthimi i ushtrisë serbe në kufinjtë e Kosovës mund të jetë shkas për një luftë të re në rajon. Shtabi Suprem i Armatës Kombëtare Shqiptare është i pakënaqur me konsensionet e vazhdueshme që Bashkësia Ndërkombëtare po u bën sllavëve në dëm të interesave shqiptare në rajon. Për AKSH-në lejimi i kthimit të ushtrisë serbe në kufinjtë e Kosovës, përbën një akt të pashembullt në historinë botërore, sepse asnjë ushtri që më parë ka nënshkruar kapitullimin, nuk është lejuar të kthehet në vendin prej nga ka ikur me turp. AKSH-ja konsideron se ky vendim i shpejtuar, mund të jetë shkas për një luftë tjetër në Ballkan. Shtabi Suprem ka urdhruar komandën operative në Kosovë që të paraqesë urgjentisht një projekt-parashikim të zhvillimit të ngjarjeve që mund të pasojnë pas kthimit të serbëve në kufinjtë e Kosovës. AKSH-ja po ashtu i bën thirrje faktorit politik shqiptar në Kosovë dhe atij në Shqipëri që të reagojë ashpër dhe me të gjitha metodat politike kundër një vendimi të tillë absurd. Lidhur me situatën në IRJM, Shtabi Suprem ka konkluduar se edhe më tej ushtria dhe forcat paramilitare e ato policore sllavomaqedonase mbeten kërcënim i vazhdueshëm për shqiptarët dhe se çaramtosja e UÇK-së, ka mundur t`i trimërojë strukturat militare sllave, të cilat janë strukur përsëri pas vendimit të AKSH-së për të vazhduar luftën deri në fitore. Ditëve të fundit në disa media në Shkup e Prishtinë janë hedhur hipoteza të ndryshme rreth asaj se vallë kush qëndron pas Armatës Kombëtare Shqiptare, duke përhapur në opinion emra të partive politike apo individëve të caktuar. Shtabi Suprem i AKSH-së thekson me përgjegjësi të plotë se Armata Kombëtare Shqiptare nuk është krah ushtarak i asnjë partie politike në Kosovë, Maqedoni apo diku tjetër, dhe se asnjë nga emrat e përmendur në shtyp se gjoja qëndrojnë pas AKSH-së nuk kanë të bëjnë me këtë formacion. AKSH-ja është formacion politiko-ushtarak i formuar në dhjetor të vitit `99, nga një grup atdhetarësh (ish-ushtarë dhe eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga të gjitha viset shqiptare) që vazhdojnë t`i përmbahen BETIMIT për luftë deri në realizimin e Shtetit të Bashkuar Shqiptar, gjë e cila është bërë e ditur me komunikatën tonë numër katër të vitit 2000. AKSH-ja ka lidhje të mira me të gjitha organizatat që në programin e tyre politik kanë Bashkimin Kombëtar. Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe Komiteti Kombëtar për Çlirimin dhe Mbrojtjen e Trojeve Shqiptare (KKÇMTSH) janë organizata shumë të afërta me pikëpamjet tona. Edhe Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), poashtu. Armata Kombëtare Shqiptare ka operuar me njësitet e veta në të gjitha trojet shqiptare përfshirë edhe ato në IRJM. Njësitet tona janë përfshirë në luftën frontale të zhvilluar që nga muaji shkurt 2001 në tërë territorin e IRJM-së dhe gjenden në rajon edhe sot e kësaj dite. Shtabi Suprem i AKSH-së, me fillimin e zbatimit të marrëveshjes për çmilitarizim të UÇK-së, të arritur mes Boris Trajkovskit dhe Ali Ahmetit (me ndermjetësim të NATO-s) ka urdhëruar njëistë e veta në terren që të zbatojnë planin e ri të veprimeve taktiko-ushtarake, që konsiston në mbajtjen nën vëzhgim të pikave strategjike të frontit deri në momentin kur Shtabi të vendosë për sulme të reja. Shtabi Suprem i AKSH-së ka përcjellë me vemendje situatën në terren dhe vëren se qindra ushtarë të UÇK-së janë të pakënaqur me mënyrën e veprimit të përfaqësuesit të tyre politik dhe të një pjese të ish-Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. AKSH-ja përsërit qëndrimin se është e hapur dhe mirëpret cilindo luftëtar të lirisë që t`u bashkangjitet radhëve të saj. Njësitet tona janë autorizuar të pranojnë në radhët e veta ushtarët e UÇK-së në shpërbërje duke pasë si bazë vetëm një ideologji - atë kombëtare! Shtabi ka autorizuar Shërbimin për Informim të ripërsërisë se lidhur me incidentin në afërsi të Lubotenit ku një automjet i ushtrisë sllavomaqedonase ka rënë në mina me ç`rast kanë vdekur 9 ushtarë e paramilitarë sllavë, AKSH-ja nuk ka asnjë lidhje me atë rast dhe demanton pohimet në disa gazeta se AKSH-ja ka marrë përgjegjësi për rastin e Lubotenit". Në asnjë komunikatë dhe në asnjë vend personat e autorizuar të AKSH-së nuk kanë dalë me një pohim të tillë. Përsërisim se çdokund ku AKSH-ja ka ndërmarrë aksione, ka analizuar mirë situatën, ka qëndruar prapa atyre aksioneve dhe asnjëherë nuk është vepruar në dëm të popullatës civile. Mediat shqiptare do të ishte mirë që të heqin nga përdorimi tonet cinike kur është në pyetje AKSH-ja dhe të mos përsërisin përvojën tragjikomike të viteve `96 - 98`, kur nga disa prej tyre Ushtria Çlirimtare e Kosvës etiketohej si "vegël e Beogradit". Shtabi Suprem konsideron se qëllimi i luftës speciale që është ndërmarrë kundër AKSH-së është minimizimi i rolit dhe rëndësisë së saj, dhe ruajtja e privilegjeve dhe e kontrollit mbi fondet nga një grup njerëzish kryesisht të një force politike që mendon se ka legjitimitetin absolut për të vendosur për çështjen kombëtare shqiptare. Por ai grup duhet ta ketë të qartë se nga askush nuk e ka dhe kurrë s`do të mund ta ketë legjitimitetin për të mohuar vullnetin dhe të drejtën e 8 milionë shqiptarëve në Ballkan për të pasur shtetin e tyre në kufinjtë natyrorë etnikë. AKSH-ja u bën thirrje gjithë bashkëatdhetarëve nëpër botë, të cilët vazhdimisht kanë dhënë kontributin e tyre në zgjidhjen e çështjes shqiptare, që ta ndihmojnë AKSH-në. Ne nuk kemi programe të komplikuara me shtesa dhe parashtesa. Ne luftojmë për një qëllim të vetëm e ai është Bashkimi Kombëtar - ëndrra e miliona bashkëatdhetarëve tanë në shekuj. Nëse doni të ndihmoni përkraheni Fondin Kombëtar Shqiptar. (FKSH). Aktivistët e Komitetit Kombëtar për Çlirimin dhe Mbrojtjen e Trojeve Shqiptare janë të autorizuar nga ana e AKSH-së për të krijuar rrjetin e përkrahjes. Bëhuni edhe ju pjesë e kësaj mbështetjeje. Nëse s`mundeni të na ndihmoni atëherë mos na pengoni në qëllimet tona. Shqipëria e Bashkuar është ëndrra që fëmijëve duhet t`ua lëmë të realizuar. Armata Kombëtare Shqiptare lufton për këtë qëllim. (Vizitoni në internet www.shqiperiabashkuar.cjb.net & www.liriakombtare.com për informata të tjera). Shtabi Suprem i Armatës Kombëtare Shqiptare është i bindur se mbështetja nuk do të mungojë. Ne jemi të vendosur dhe asgjë s`mund të na ndalë që të shkojmë deri në fund. Lavdi dëshmorëve të Atdheut! Ja Vdekje ja Liri! Shefi i Sektorit për Informim Alban Berisha Shefi i Shtabit Suprem të AKSH-së Gjeneral "Shqiponja e Sharrit 1" _________________________________________________________________ Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com/intl.asp
More information about the NYC-L mailing list |