| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: NYC-L[NYC-L] Re: [Prishtina-l] Albin KurtiDardan Blaku dardan at prishtina.comThu Mar 9 18:09:56 EST 2000
Na qe jemi ne New York, kish me qene mire me e organizu nje proteste/greve urie para OKB-se ne Manhattan. Edhe pse shumekush mendon se nuk do te kishte far efekti, po te insistonim ne takim me Kofi Annanin, ai eshte i vetmi person qe mund te ushtronte trysni per lirimin e te burgosurve. UNMIK-u si pjese e OKB-se as nuk e permend fare qeshtjen e banoreve te Kosoves (qe administrohet nga UNMIK-u) qe jane te burgosr ne Serbi. Albini ka qene ne NY para dy vitesh edhe me siguri shpreson se ata me te cilet eshte takuar dhe ka biseduar (ka me siguri te tille mes nesh) do te bejne me shume per te burgosurit kosovare me pergjithesi. Dardani ---------- Original Message ---------------------------------- From: "Uk Lushi" <juniku at hotmail.com> Reply-To: prishtina-l at alb-net.com Date: Thu, 09 Mar 2000 14:06:31 PST > --- Prishtina-L Discussion Forum --- > Archives: www.alb-net.com/pipermail/prishtina-l > >I nderuar Arianit, > >ky qendrim i z. Kurti eshte per xhelozi dhe vrasje te ndergjegjes te secilit >nga ne dhe ndergjegjes se secilit person liridashes ne bote. Une nuk e kam >njohur kurre ate djale, mirepo gjithsecili qe kam biseduar e ka lavderuar si >nje djale te thjeshte, te paanshem, student te mrekullueshem dhe nje >perfaqesues i te vertetes dhe vetem te vertetes. Pak personalitete shqiptare >kam degjuar te pranohen nga bota shqiptare pa ekuvoke nga cilado qofte ane >si ky djalosh. Ai, sipas artikullit ne fjale, qenka pozicionuar qarte dhe >eshte ne rrezik te viktimizimit duke filluar nga mediat e deri te politizimi >i tij. > >Me duket se ka qene z. Halil Matoshi, gazetar i Zerit, qe eshte prononcuar >per qendrimin heroik te Kurtit. Mendoj se Zoti tashme i ka ndihmuar Albin >Kurtit duke ia dhene kurajon te flase te verteten dhe te rrezikoje me shume >se cdo peng tjeter i luftes deri me sot, mirepo gjithashtu mendoj se eshte e >mundur te behet dicka ne mbrojtje te tij dhe ne emrin e tij te roberve te >luftes se Kosoves nese inicohet nje aksion i shkrimit te letrave ose e >mailave ne adrese te sa me shume asociacioneve qeveritare, joqeveritare, >personaliteteve politike, intelektuale, studentore, shkencore dhe te tjera >per lirimin e tij dhe informimin per mbajtjen e tij si rob lufte. Mundesi ka >gjithmone, vecse ato duhet te gjinden. Pra le te hapet nje diskutim se c' >mund te bejme per kete trim dhe hero. Ai eshte ne goje te ujkut, por >perfundimi do te duhej te jete ujku i humbur e jo Albini i martirizuar. > >Me shprese se do te hapet nje diskutim konstruktiv se c' mund te behet, edhe >njehere, shpreh respektin tim me te thelle per qendrimin e ketij heroi sui >generis. Le te jete ai nje hap fillestar drejt unifikimit te nje konzensusi >gjitheshqiptar. > > >Uk Lushi > > >______________________________________________________ >Get Your Private, Free Email at http://www.hotmail.com > > >_____________________________________________________ >Prishtina-L discussion forum: Prishtina-L at alb-net.com >http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/prishtina-l >
More information about the NYC-L mailing list |