| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: NYC-L[NYC-L] AtlantikuDardan Blaku dardan at prishtina.comWed Apr 5 17:25:11 EDT 2000
Ku hynit Ju, hynte Liria e Kosovës Prishtinë, 5 prill (Kosovapress) - Më rastin e njëvjetorit të nisjes së batalionit "Atlantiku" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 9 prill 1999, në frontet e luftws së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, PPDK i dërgoi shoqatës "Atlantiku" të SHBA-së këtë telegram përshëndetjeje: Para një viti, kur Kosova ishte në tymin e flakën e luftës, Ju ushtarët e batalionit "Atlantiku", me vendosmërinë patriotike dhe guximin e madh qytetar, iu përgjigjet zërit të kohës "Atdheu në rrezik, Vendlindja thërret", për të dëshmuar edhe një herë ndërgjegjen e lartë atdhetare të bashkatdhetarëve tanë edhe në Atdheun e madh të idealeve të lirisë dhe tw demokracisë. Kur Atdheu kishte nevojë për djalërinë, djersën dhe gjakun tuaj, Kontinenti i Ri nuk ishte larg që Ju ta merrnit udhën drejt Kosovës, e cila po vendoste përfundimisht fatin historik dhe kishte hyrë në udhwn e luftës çlirimtare. Me krismën e pushkës çlirimtare po përmbysej robëria shekullore serbe; me gjakun e djemve më të mirë po shkruheshin faqet më të ndritshme të historisë sonë moderne; me praninë Tuaj po verifikoheshin vargjet e Nolit "Mbahu nëno mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë". Dhe, Ju vërtet ishit dhe do të jeni kudo, ku ka dhembje Atdheu. Ju dhe prindërit Tuaj kishit bërë shumë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Derisa Ju kishit marrë rrugën drejt Kosovës, prindërit tuaj bënin gjithçka për afirmimin e çështjes sonë dhe nuk kursenin asgjë materiale për forcimin politik dhe ushtarak të UÇK-së. Në betejat e thyrjes së kufirit shqiptaro-shqiptar, në realizimin e e operacionit "Shigjeta" në Pashtrik, në betejat e Koshares dhe në çdo pëllëmbë tjetër të tokës shqiptare, e cila kërkonte çlirimin një orë e më parë, ishit Ju, djemtë e edukuar dhe formuar në gjirin e shoqërisë amerikane, që për Lirinë e Atdheut latë mënjanë tërë lukset dhe komoditetet e mundshe. Ishte këmba Juaj ajo që së pari shkelte tokën e çliruar të Kosovës. Ku hynit Ju, hynte Liria e Kosovës. Vendosmëria Juaj, shpirti i sakrificës, ndjenja e lartë atdhetare, edhe një herë na obligon që bashkërisht ta çojmë deri në fund misionin për demokratizimin dhe pavarësinë e Kosovës si një kryeideal të brezave të tërë që dhanë gjithçka për Atdheun. Sot, kur Ju shënoni njëvjetorin e nisjes në luftë në radhët e UÇK-së, shprehim respektin dhe krenarinë për kontributin Tuaj të çmuar. Kemi bindjen se në kushtet e reja do të bëni gjithçka për përparimin dhe forcimin e atdheut tonë, Kosovës, dhe idealit tonë, shqiptarisë
More information about the NYC-L mailing list |