| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: LiriaKombtare-Info[LiriaKombtare-Info] Vdekje të gjithëve armiqve të UÇK-sëliriakombtare webmaster at liriakombtare.comWed May 30 14:26:35 EDT 2001
www.liriakombtare.com ANALIZE Dr.Mehdi HYSENI KONTINUITETI I VDEKJES KLINIKE TE DIPLOMACISE SE SHQIPERISE(!) Bombardimet, djegia dhe plaçkitja e fshatrave të komunës së Likovës, të Kumanovës, të Tetovës, të Shipkovicës, vrasja dhe plagosja e qindra civilëve shqiptarë kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar, katastrofa humanitare në barna , në ushqime dhe në dhënien e ndihmës përkatëse mjekësore (si rrjedhim i marrjes së vendimeve arbitrare-antiligjore dhe antihumane, të dënueshme sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare, dhe sipas së drejtës së luftës, së pari Qeveria e Koalicionit, e më pas edhe ajo e ashtuquajtura "Qeveri Uniteti"(që të dyja këto qeveri, të strukturuara me ministra e liderë të dy partive kryesore shqiptare në Maqedoni), ( më se dy javë me radhë) ndaluan ekipet mjekësore, shoqatat e asociacionet e ndryshme humanitare ndërkombëtare dhe vendore, që t'u jipnin ndihmën e nevojshme urgjente të të gjithë të plagosurëve , si dhe të të gjithë të tjerëve , të rrezikuar nga mungesa e madhe e barnave dhe e ushqimeve. Gjithashtu, dëbimi me dhunë e terrorizim të organizuar shtetëror, bëri që me mijëra shqiptarë (të të gjitha moshave) t'i braktisin vatrat e tyre stërgjyshore , si pasojë e makinerisë ndëshkuese të forcave policore dhe ushtarake sllavomaqedone, e të strehohen në Kosovë, në Shqipëri etj. Mirëpo, e gjithë kjo mynxyrë e llahtarshe që pllakosi popullin shqiptar në Maqedoni (si pretekst i likudimit te Ushtrisë Clirimtare Kombëtare), s' bëri kurrfarë "përshtypje" që në ndonjë formë të ringjallë diplomacinë shqiptare nga vdekja e deritashme e saj klinike. Një qëndrim i këtillë indiferent dhe pasiv, jo vetëm se është absurd dhe paradoksal ndaj gjithë asaj që po ndodh me shqiptarët dhe me UCK-në në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, por mbi të gjitha është edhe i dënueshëm, sepse drejtpërdrejti dhe tërthorazi është komplementar me synimet dhe me interesat e politikës pushtuese të regjimeve antidemokratike të okupatorit sllavomaqedon kundër shqiptarëve në trojet e theksuara etnike. Hipokrizia e politikës dhe e diplomacisë së "treshit aktual"(Mejdani, Meta, Milo) ndaj viktimizimit të interesave vitale të shqiptarëve në Kosovë, në Maqedoni, në Preshevë, në Bujanoc e në Medvegjë, nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse si modus operandi, ku si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë mund të krahasohet vetëm me përmbajtjen e filmave klasikë të Holivudit, të cilët pasqyrojnë në mënyrë besnike luftën e egër ndërmjet politikanëve të koorruptuar dhe gangsterëve të grupeve të ndryshme të mafiave, të prirur vetëm nga interesat e ngushta vetjake, e në dëm të inetersit të përgjithshëm të shoqërisë. Në të vërtetë, ky është një lloj terrorizmi që në vazhdimësi synon për të krijuar fushëveprim të majftueshëm manovrimi, që zhvillohet në dy kahe, së pari, ka për qëllim për të ruajtuar privilegjet dhe famën e protagonistëve të theksuar (të ndërlidhur dhe të mbështetur nga qendrat e ndryshme të mafiave te jashtme), dhe së dyti, ka për qëllim që të mbajë pezull situatën e tensionuar, për t'i nënshtruar dhe frikësuar ato forca përparimtare demokratike, kombëtare dhe patriotike, që me çdo kusht luftojnë për të eliminiuar dukuritë më negative dhe më regresive në shoqëri, përkatësisht të hedhurinave të brendshme dhe të jashtme, që rrezikojnë dhe dëmtojnë për vdekje interesin kombëtar dhe shtetëror. Kush e detyroi UCPBM-në t'i dorëzojë armët para agresorit serb?! S'ka dyshim se ne, e në veçanti UCPBM-ja përjetoi çastet më të rënda, me rastin e dorëzimit të armëve dhe të braktisjes së territorit etnik shqiptar, si dhe të përshëndetjes lamtumirëse (por jo edhe të përgjithmonshme) me vëllezërit dhe me motrat, të cilët me gjak dhe me sakrifica mbinjerëzore, e ndihmuan luftën dhe rezistencën tyre çlirimtare. Por, së fundi u detyruan të heqin dorë( u gjetën para aktit të kryer nga diktati dhe nga forca e imponuar e të gjithë armiqve të huaj dhe të berndshëm të shqiptarëve) nga lufta e përbashkët çlirimtare. Gjithë këtë tragjedi të rënë sërish mbi kurrizin dhe mbi fatin e pupullit shqiptar të Luginës së Preshevës, më së miri e ilustorjnë këto vargje të filozofit dhe të poetit të Rilindjes shqiptare, Ndre Mjeda:"VDEKJEN MENDOVA SE ME VJEN KURDO, POR SE ME LENI VETEM, S'MENDOVA JO! Kjo psherëtimë stigmatizuese, e shprehur në mënyrën figurative poetike, në rastin tonë konkret, shtron patjetër këto pyetje të pashmangshme: -Kush e tradhtoi dhe e la atë në baltën e gjallë të rezervatit kolonial serb? Kush dhe pse e plagosi për vdekje UCPBM-në, kur ajo me sukses ishte duke zhvilluar betejat e përgjakshme kundër agresorit serb? Kush i tradhtoi bashkëkombasit tanë, në çastin vendimtar historik, në çastin kur kishte filluar lufta për jetë a vdekje, për t'u skapulluar përfundimisht nga kthetrat e sundimit të egër kolonial shekullor serbomadh; kur liria kishte filluar të trokiste në portat e tyre, për herë të parë në historinë e trojeve të kolonizuara shqiptare, si rrjedhim i zhvillimit të luftës (pothuajse dyvjeçare) çlirimtare kombëtare të UCPBM-së, qyshkur të shkëputur nga trungu etnik shqiptar më 1878, në saje të vendimeve diskriminuese të Kongresit të Berlinit. Dihet se zgjidhja e konfliktit shqiptaro - sllavoserbomaqedon me rrugë dhe me mjete paqësore, (ashtu siç parashikojnë edhe normat e ligjet e së drejtës dhe të sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar) si dhe bashkëpunimi rajonal dhe aderimi në asociacione e pakte të ndryshme me karakter integrues evropian është në interes të Republikës së Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Ballkan, por jo me çdo kusht dhe, në forma të ndryshme diktati që dëmtojnë thelbësisht interesat strategjike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Kosovë, në Maqedoni dhe, në Kosovën Lindore, siç ndodhi me arritjen e Marrëveshjes (së imponuar) për demobilizimin e UCPBM-së, të nënshkruar në Lluçan, më 21 maj, 2000 nga Shon Saliven (i dërguari special i NATO-s) dhe Shefqet Musliu, komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UCPBM-së. Pavarësisht nga përmbajtja e deklaratave të palëve nënshkruese dhe nga "duartrokitjet frenetike" të armiqve të UCPBM-së, përkatësisht të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, se me përfundimin e kësaj Marrëveshjeje është arritur një hap i madh drejt vendosjes së procesit të paqes dhe të sigurisë në rajonin e theksuar, që kryesisht është i populluar nga etnikumi shqiptar, për palën nënshkruese shqiptare (edhe pse jemi të vetëdijshëm se në momentin më kritik, u gjend para aktit të kryer, pikësëpari, për shkak të "përshëndetjes lamtumirëse" të politikës zyrtare shqiptare dhe të trysnisë së bashkësisë ndërkombëtare) është një humbje e pakompensueshme, rrjedhën e kobshme fatkeqe të së cilës e paralajmëroi edhe vrasja mizore e luftëtarit të devotshëm të çështjes kombëtare shqiptare Ridvan Cazimit nga dora tinzare e okupatorit shekullor serb (Komandant Lleshit, cili njëherazi ishte edhe përfaqësues legjitim i UCPBM-së, përkatësisht i palës shqiptare në procesin negociator me palën kundërshtare serbe dhe me atë ndërkombëtare). S'ka dyshim se pasojat e kësaj Marrëveshjeje, të ashtuquajtur paqësore, do të ndihen me vite të tëra jo vetëm mbi kurrizin e popullatës së atjeshme shqiptare , por ato do reflektohen në mënyrë negative, duke rënduar dhe provokuar edhe më tej pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Kosovë , në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Si në aspektin politik, ashtu edhe në atë të së drejtës ndërkombëtare, përfundimi i kësaj Marrëveshjeje mbi demilitarizimin e UCPBM-së, është bërë në mënyrë të njëanshme, në disfavor të palës shqiptare, duke mos përfilluar parimin e përgjithshëm të reciprocitetit. Rasformohet dhe demobilizohet vetëm faktori ushtarak kryengritës-UCPBM, faktor ky që ishte në funksion të drejtpërdrejtë të mbrojtjes së popullatës shqiptare nga ushtrimi i reprezalieve, i terrorizmit shtetëror dhe i agresionit gjenocidal serb. Ndërkaq, në anën tjetër favorizohet pala agresore serbe, e cila jo vetëm që nuk është detyruar (njësoj si pala kryengritëse shqiptare), të demobilizohet dhe tërhiqet në tërësi nga rajonet e theksuara, duke u zëvendësuar me forcat paqeruajtëse ndërkombëtare, por i mundësohet që të sjellë forca të panumërta ushtarake e policore speciale, si dhe arsenal të pakontrolluar armatimesh. Megjithë vlerësimet pozitive (të papritura, që madje i kanë "befasuar" edhe qarqet më të larta zyrtare të pushtuesve serbomedhenj të Beogradit) të aktorëve të kyçur në rrumbullakësimin e këtij "dokumenti paqësor" , si dhe të "spektatorëve" të deklaruar nga tribuna e "Marakanës", të cilët edhe kësaj radhe (sikurse gjatë dekadës së fundme të shekullit XX, prijatarë të shpalosjes së flamurit të nacionalshovinizmit të egër, si rrjedhim u manifestua fenomeni i gjenocidit serb mbi popullatën shqiptare në Kosovë dhe pjesën e saj Lindore), të prirë nga Nebojsha Coviq, u shfaqën si "feniksi" në rolin e mbrojtjes së paranojës kolektive për t'i "shpëtuar" shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës nga ushtria e tyre çlirimtare-UCPBM-ja(!) Marshruta e tyre ndëshkuese, jo vetëm se u kuptua "drejt" dhe u përkrah parezervë, por edhe u shoqërua solemnisht nga ana KFOR-it, edhe pse të gjitha "rekuizitat e tyre sportive" ishin me simbolet e mëparshme të hollokaustit serboçetnik ndaj shqiptarëve, të cilat s'kishin pësuar kurrfarë "avarie" nga bombardimet e aviacionit të Aleancës Veriatlantike (mars-qershor 1999). Pra, në thelb, qëllimet djallëzore grabitçare të politikës së regjimit "demokratik" të dr.Vojislav Koshtunicës, (vazhdimësi e politikës së spastrimit etnik të regjimit paraprak të Slobodan Milosheviqit) të projektuara në frymën e "reformave" dhe të "demokratizimit", u konkretizuan me sukses në Marrëveshjen midis KFOR-it dhe Beogradit, marrëveshje kjo, e cila i bëri të mundur Serbisë, që t'i rikthejë forcat e veta militariste në Sektorin B të Zonës së Sigurisë Tokësore midis Kosovës dhe Serbisë, gjë që kjo është në kolizion flagrant me Marrëveshjen tekniko-ushtarake të Kumanovës dhe me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Pra, në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me kurrfarë Marrëveshjeje paqësore ngase pikësëpari demilitarizimi nuk është bërë nga të dyja palët në konflikt (si nga aspekti i faktorit njeri, ashtu edhe në atë ushtarak), por vetëm nga pala e dëmtuar shqiptare, gjë që kjo është në shpërputhje të plotë si në kuptimin e parimit politik të arritjes së kompromisit, ashtu edhe në atë të aplikimit të standardeve të së drejtës ndërkombëtare. Gjithashtu, element tjetër që këtë Marrëveshje e karakterizon si të njëanshme dhe të imponuar nga faktori ndërkombëtar, është edhe parashikimi i "amnistisë së rezervuar" për pjesëtarët e çmobilizuar të UCPBM-së. Që tani, ky "pozicion juridik" është vënë në pikëpyetje, dhe është tejet i paqartë sepse një numër i konsideruar i luftëtarëve të UCPBM-së, ka filluar të (përpunohet), duke u detyruar që të kalojë nëpër "filtra" keqtrajtues dhe të përndjekjes, të qendrave ndëshkuese-korrektimi në Kosovë, për të konstatuar "identitetin" e tyre të mëparshëm, përkatësisht "fajësinë" e tyre të ligjshme, në mënyrë që definitivisht të pëcaktohet statusi i tyre në jetën civile, ku sipas të gjitha gjasëve, do të jetë i ndërlikuar dhe me peripeci të vështira ngase (si rrjedhim i akuzave dhe i proceseve të montuara politike gjyqësore sipas Projektit susbstancial të multietnikes dhe të paqes "mëshiruese" për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të "dhuruar" nga mediatori-zëvendëskryeministri i qeverisë serbe, Nebojsha Coviq) regjimi pushtues kolonial i Serbisë, në saje të ndihmës së drejtpërdrejtë të bashkësisë ndërkombëtare, në skajshmëri tendencioze dhe të kundërligjshme me të gjithë instrumentet e së drejtës humanitare ndërkombëtare, që tani ka filluar t'i vërë nën hipotekë luftëtarët e UCPBM-së, duke i akuzuar pa kurrfarë baze të argumentuar ligjore, se kinëse gjatë luftës së përgjakshme mbrojtëse të popullatës civile shqiptare kundër agresorit serb, paskëshin kryer "krime" kundër civilëve serbë atje(!?) Për realizimin e një qëllimi të këtillë të ndyrë shovinist serbomadh, administrata ndërkombëtare (KFOR+UNMIK), tanimë ka ndërtuar një burg të posaçëm në Dubravë të Istogut. Vallë, athua ky Institucion ndëshkues shënon prologun e "amnistimit" të UCPBM-së, apo është "sihariqi" më i merituar për koncensusin e politikës kozmopolite shqiptare, që për hir të rreshtimit dhe të disiplinimit të saj në "vorbullën" e interesave dhe të objektivave strategjike afatgjata të Aleancës "së moderuar" sllave në Ballkan dhe në dimensione më të gjera ndërkombëtare( në veçanti në disfavor të çështjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan), fatkeqësisht sakrifikoi interesat jetike të shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, si dhe nxori nga "loja" finale UCPBM-në, duke e detyruar që t'i dorëzojë armët para agresorit kolonial serb. Së fundi, duhet të nënvizojmë faktin se, për shkak të mistifikmeve politike dhe të manipulimeve propagadistike të aktorëve të Aleancës "së moderuar"sllave antishqiptare dhe antiperëndimore në Ballkan, si arritja e Marrëveshjes për ripacifikimin e Luginës së Preshevës, marrëveshjet e deritashme për "bombardimin paqësor" të Zonës së Sigurisë Tokësore Kosovë - Serbi, si dhe mbështetja iracionale dhe parezervë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s Qeverisë agresore të Lupço Georgievskit për të shtypur me zjarr dhe me hekur shqiptarët, duke përdorur strategjinë e tokës së djegur të regjimit kolonial pushtues të Serbisë, janë prova të pakundërshtueshme (megjithë periudhën dhjetëvjeçare të transicionit, që karakterizohet nga kriteret dhe nga vlerat e saj, të projektuara "në favor" të integrimit të vendeve të varfëra të Evropës Juglindore dhe të asaj Qendrore), që dëshmojnë se për shqiptarët e kolonizuar nga sllavët në Ballkan, në vend të ndryshimeve territoriale gjeopolitike, është rezervuar vetëm ndryshimi i statusit politik. www.liriakombtare.com -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the LiriaKombtare-Info mailing list |