| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: LiriaKombtare-Info[LiriaKombtare-Info] Lajmeliria webmaster at liriakombtare.comThu Aug 30 10:26:39 EDT 2001
Bomba në Shkup e Tetovë, atentate anti-shqiptare
--------------------------------------------------------------------------
Prishtinë, 30 gusht 2001(Liria)
Dy atentate kanë ndodhur natën e kaluar në Maqedoni. Pak pas orës 5:00 të mëngjesit një sasi eksplozivi ka shpërthyer nën një hotel të vogël pranë një pike karburanti në rrugën që nga Tetova çon për në Gostivar, në pjesën veri- perëndimore të vendit. Lokali ishte pronë shqiptare ndërkohë që si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur viktima. Për të tretën natë radhazi, një tjetër atentat është kryer në kryeqytet në orën 2:30. Një bombë ka shpërthyer përpara bar "Business" në lagjen Cair, e banuar nga një maxhorancë shqiptarësh. Edhe në këtë rast nuk ka pasur njoftime për të plagosur. Në tre netët e fundit në Shkup kanë ndodhur 5 shpërthime, të gjitha në zona të kryeqytetit të banuara nga shqiptarë.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the LiriaKombtare-Info mailing list |