Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: LiriaKombtare-Info

[LiriaKombtare-Info] Deklaratë e Komunitetit shqiptar të Illinois-it

liria webmaster at liriakombtare.com
Tue Aug 21 11:00:41 EDT 2001


Komuniteti shqiptar i Illinois-it nuk e pranon "marrëveshjen e paqës" 

Të fyer dhe të indinjuar thellë nga deklarata e 16 gushtit te këtij viti dhënë QIK -ut nga një grup i ngushtë të ashtuquajtur Kryesia e Komunitetit Shqiptar të Chicago-s (e cila nuk e përbën shprehjen e plotë dhe të vërtetë të komunitetit shqiptar këtu ne Chicago), në të cilën thuhet se gjoja përkrahet nënshkruajtja e marrëveshjes të paqës, në një mbledhje të mbajtur të hënën, 20 gusht, 2001 një grup bashkëatdhetarësh të komunitetit shqiptar të Illinois-it, distancohet nga ky grup i ngushtë i përbërë nga disa individë, dhe njëherit përkrahin deri në fund luftën e drejtë të popullit shqiptar në Maqedoni, deri në vendosjen e plotë te barazisë në të gjithë nivelët pa kushtëzime dhe pa kufizime.  Njëkohësisht e ftojmë komunitetin mbarë shqiptar kudo që ndodhet në këtë rruzull tokësor të vazhdojë në përkrahjen dhe përmbajtjen e plotë të luftëtarëve të lirisë dhe të vazhdojë me ndihamat e dhëna financiare dhe morale të këtyre strukturave.

Duke mos dashur që kurrë njëherë të shkaktohet përcarje dhe ndarje në mesin tonë (të cilen në cdo mënyrë mundohen ta bëjnë disa struktura, duke iu bashkangjitur në këtë mënyrë qëllimeve të këqija të armikut) i ftojmë të gjithë ato që po e keqkuptojnë këtë marrëveshje, që ta analizojnë mirë dhe në mënyrë reale këtë situatë, dhe të mos lejojnë që të shkilet mbi gjakun e atyre trimave të cilët flijuan edhe gjëjën më të shtrenjtë të tyre, jetën.

Duke e vlerësuar paqen, edhe ne kemi bërë dhe do të bëjmë shumë për hir të asaj, por kurrë në kurriz të popullit tonë, kur edhe më tutje dikush do të mbetët sundues e dikush i sunduar.

Chicago, 20 gusht, 2001
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the LiriaKombtare-Info mailing list