Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: LiriaKombtare-Info

[LiriaKombtare-Info] Komunikate

liria webmaster at liriakombtare.com
Tue Aug 14 13:09:54 EDT 2001


Fondi Humanitar "Liria Kombëtare" për shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë është tepër i indinjuar me nënshkrimin e marrëveshjes së "paqës" të cilën e konsideron tradhëti kombëtare dhe shkelje mbi gjakun e dëshmorëve.  

    

Dihet mirë se ideali i dëshmorëve dhe i gjithë luftëtarëve të lirisë është që shqiptarët të jenë element shtetformues pra të barabartë me sllavo-folësit e jo te mbesin pakicë me të drejta gjysmake.  

    

Fondi Humanitar "Liria Kombëtare" që nga formimi i saj është deklaruar se do të përkrahë luftën e drejtë të popullit shqiptar gjegjësisht Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare deri në realizimin e plotë të drejtave natyrore dhe hyjnore.  

    

Fondi Humanitar "Liria Kombëtare" distancohet nga marrëveshja e nënshkruar dhe nga çdo marrëveshje tjetër që ofron më pak se element shtetformues, dhe në të njëjten kohë u bën thirrje të gjithë atyre që kontribuan në Fondi Humanitar "Liria Kombëtare"  që edhe me tutje të vazhdojnë me përkrahjen e rezistencës së armatosur të popullit shqiptar në trojet shqiptare në IRJM.  

    

Ju drejtohemi Ushtarëve të Lirisë se ne si përkrahës të tyre edhe në të ardhmen do te jemi me to deri sa të plotësohen kërkesat e drejta të popullit shqiptar, sepse ky është edhe amaneti i dëshmorëve tanë.  

    

Poshtë tradhtarët e Kombit Shqiptar  

Rroftë Ushtria Çlirimtare Kombëtare  

Rroftë populli Shqiptar  

      

  Kryesia e Fondit Humanitar "Liria Kombëtare" SHBA dhe Kanada. 

-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the LiriaKombtare-Info mailing list