| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: LiriaKombtare-Info[LiriaKombtare-Info] Komunikatë - Nënshkrimi i marrveshjes - shkelje mbi gjakun e dëshmorëveliria webmaster at liriakombtare.comTue Aug 14 12:57:32 EDT 2001
Fondi Humanitar "Liria Kombëtare" për shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë është tepër i indinjuar me nënshkrimin e marrëveshjes së "paqës" të cilën e konsideron tradhëti kombëtare dhe shkelje mbi gjakun e dëshmorëve.
Dihet mirë se ideali i dëshmorëve dhe i gjithë luftëtarëve të lirisë është që shqiptarët të jenë element shtetformues pra të barabartë me sllavo-folësit e jo te mbesin pakicë me të drejta gjysmake.
Fondi Humanitar "Liria Kombëtare" që nga formimi i saj është deklaruar se do të përkrahë luftën e drejtë të popullit shqiptar gjegjësisht Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare deri në realizimin e plotë të drejtave natyrore dhe hyjnore.
Fondi Humanitar "Liria Kombëtare" distancohet nga marrëveshja e nënshkruar dhe nga çdo marrëveshje tjetër që ofron më pak se element shtetformues, dhe në të njëjten kohë u bën thirrje të gjithë atyre që kontribuan në Fondi Humanitar "Liria Kombëtare" që edhe me tutje të vazhdojnë me përkrahjen e rezistencës së armatosur të popullit shqiptar në trojet shqiptare në IRJM.
Ju drejtohemi Ushtarëve të Lirisë se ne si përkrahës të tyre edhe në të ardhmen do te jemi me to deri sa të plotësohen kërkesat e drejta të popullit shqiptar, sepse ky është edhe amaneti i dëshmorëve tanë.
Poshtë tradhtarët e Kombit Shqiptar
Rroftë Ushtria Çlirimtare Kombëtare
Rroftë populli Shqiptar
Kryesia e Fondit Humanitar "Liria Kombëtare" SHBA dhe Kanada.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the LiriaKombtare-Info mailing list |