Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: LiriaKombtare-Info

[LiriaKombtare-Info] PROMEMORJE Nr. 1- KKÇMTSH

Korab Hoxha korab_hoxha at yahoo.dk
Sun Aug 12 10:25:25 EDT 2001


KOMITETI KOMBËTAR
PËR ÇLIRIMIN DHE MBROJTJEN E TOKAVE SHQIPTARE 
Duke patur parasysh gjendjen konkrete të krijuar në
trojet etnike shqiptare nën IRJM-në, pas të të
ashtuquajturave „negociata paqësore“ të „faktorit të
bashkuar politik shqiptar“ dhe pushtuesve gjakatarë
sllavo-maqedonas; 
veçanërisht, rrezikun që paraqet restriksioni i
kërkesave minimaliste të parashtruara nga ana e këtij
„faktori“, sikurse ngushtimi i lirive dhe i të
drejtave të natyrshme e legjitime të etnikumit
shqiptar; 
duke patur parasysh rreziqet e krijimit të një situate
akoma më dramatike në trojet etnike shqiptare nën
IRJM-në, apo të shkaktimit të dëmeve të
papërmirësueshme; 
sidomos pas një analize detale të të gjitha mundësive
tona të veprimit kolektiv, dhe në përputhje të plotë
të Platfomës për zgjidhjen e drejtë të çështjes
kombëtare- 
Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Drejtues e
KKÇMTSH-së konsultoi Drejtorinë e Sigurimit Kombëtar
Shqiptar dhe vendosi që para të gjitha subjekteve të
organizuara shqiptare (brenda apo jashtë Atdheut) të
paraqesë këtë:
PROMEMORJE Nr. 1
1) Të mos pranohet asnjë denigrim i autoritetit
kombëtar; asnjë kufizim dhe asnjë shabllonizim, nga
asnjë instancë lokale apo ndërkombëtare, pos të
drejtës legjitime; të natyrshme dhe të parevokuar të
kombit shqiptar për të jetuar i lirë; i pavarur dhe i
bashkuar administrativisht dhe territorialisht në
tokat e veta!
2) Asnjë forcë e veçantë politike apo ushtarake nuk ka
të drejtë të pengojë zgjidhjen globale të çështjes
kombëtare dhe as të marrë vendime që shkojnë në dëmin
e kësaj çështjeje; madje as Qeveria e shtetit amë-
Shqipërisë!
3) Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit të
cunguar shqiptar- Shqipërisë, t`u ndalohet menjëherë
çdo kontakt „diplomatik“ me armiqtë tanë dhe shtetet
fqinjë; sikurse të sistohen të gjitha „marrëveshjet“ e
deritashme, të zhvilluara pa koncenzus mbarëshqiptar
dhe në dëmin e çështjes kombëtare!
4) Të gjitha forcave aktuale politike dhe ushtarake,
të paraqituara në skenën shqiptare, të cilat, me
përjashtim të Komitetit Kombëtar për Çlirimin dhe
Mbrojtjen e Tokave Shqiptare (KKÇMTSH-së); Armatës
Kombëtare Shqiptare (AKSH-së) dhe Sigurimit Kombëtar
Shqiptar (SKSH-së), karakterizohen nga parime rajonale
dhe pjesore, u kërkohet të harmonizojnë e të
ndërlidhin veprimtarinë në shërbim të plotë të
çështjes kombëtare!
5) Zgjidhja e çështjes kombëtare, që kërkon unifikimin
e të gjithë faktorëve shqiptarë: atyre ushtarak;
politik; diplomatik; ekonomik; financiar, etj. -
shtron përpara secilës strukturë të organizuar
shqiptare doemosdoshmërinë e kooperimit konstruktiv
dhe konsultimit paraprak me struktuarat kombëtare,
respektivisht KKÇMTSH-së- si strukturë ndërlidhëse,
gjë kjo që vlenë parësisht për strukturat e pjesëve të
robëruara të tokës shqiptare!
6) Çdo veprim dhe „marrëveshje“ që bëhet prapa
kurrizit të kombit shqiptar, nga kushdoqoftë, është i
predestinuar të përfundojë në ankand të historisë dhe
të jetë përgjegjës për tragjeditë që mund të godasin
etnikumin shqiptar!
7) Për të gjitha strukturat e organizuara shqiptare,
brenda dhe jashtë Shqipërisë, shtrohet si urgjencë e
shkallës së parë krijimi i mundësive të mbajtjes së
Kuvendit Kombëtar Mbarëshqiptar, apo Kuvendit të
Bashkimit Kombëtar, për mes të cilit harmonizohen
veprimet në shkallë kombëtare, respektivisht, krijohen
instrumentet e këtij niveli!
8) Të gjitha fondet rajonale; partiake e të njëanshme,
që lidhen me zonat e krizës, veçanërisht Fondi
Humanitar „Liria Kombëtare“; Fondi „Zëri i Atdheut“
apo „Fondi Kombëtar Shqiptar“- janë të detyruara të
koncentrojnë mjetet materiale dhe të vihen në disponim
të strukturave aktuale mbarëshqiptare: Komitetit
Kombëtar për Çlirimin dhe Mbrojtjen e Tokave
Shqiptare; Armatës Kombëtare Shqiptare dhe Sigurimit
Kombëtar Shqiptar!
9) Lufta çlirimtare që po zhvillohet në trojet tona
legjitime nën IRJM-në, nuk guxon të ndërprehet; të
manipulohet apo të kapitullojë, para se të realizohet
plotësisht liria kombëtare e shqiptarëve, që nënkupton
të drejtën e shkëputjes territoriale dhe bashkimin e
natyrshëm me shtetin amë- Shqipërinë! 
10)Të gjitha shoqatat kulturore; klubet dhe
asociacionet shqiptare të emigracionit, obligohen të
vihen në kontakt me KKÇMTSH-në dhe të përgaditen për
riorganizimin e tyre në baza të mirëfillta kombëtare!
11)Çdo mosmarrëveshje apo hasmëri në mes pjesëtarëve
të etnikumit shqiptar; në mes të strukturave politike
apo ushtarake; në mes të orientimeve ideologjike apo
fetare, duhet të pushojë menjëherë, në emër të
unitetit kombëtar dhe doemosdoshmërisë së veprimit
mbarëshqiptar!
12)Të krijohen mundësitë urgjente të përballimit të
katastrofave humanitare për kushtet e një konfrontimi
mbarëshqiptar me armiqtë fqinjë, dhe të vihet në
dispozicion të instrumenteve kombëtare çdo çindarkë e
mundshme!
13)Të gjitha moshat vitale të kombit shqiptar duhet të
qëndrojnë në gadishmëri për Mobilizim dhe Kryengritje
të Përgjithshme!...
Përndryshe:
-Komitetit Kombëtar për Çlirimin dhe Mbrojtjen e
Tokave Shqiptare (KKÇMTSH), detyrohet të veprojë në
kuptimin e Platformës së vet përmes instancave të
veta; instrumenteve të konsultuara deri më tani dhe
forcave që ka në disponim, deri në shpartallimin e
plotë të pushtuesve të tokave shqiptare, duke mos
përfillë asnjë instancë tjetër lokale: të brendshme,
politike apo administrative!
-Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) detyrohet të marrë
përsipër Mobilizimin e Përgjithshëm të kombit
shqiptar, në bazë të kompetencave të saja, dhe të mos
përfillë asnjë strukturë tjetër ushtarake, deri në
çlirimin e plotë të tokës së robëruar shqiptare!
-Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) detyrohet të
eliminojë çdo barrierë të brendshme apo të jashtme që
pengon zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare, pa
marrë parasysh nivelin e tyre dhe pasojat eventuale!
Mirëpo:
-Sigurimi Kombëtar Shqiptar, na udhëzon unanimisht të
përfillim në mënyrë rigoroze normativat ndërkombëtare
dhe ligjet e luftës; të ruajmë kualitetet e larta
njerëzore dhe morale në çdo moment; të jemi tepër të
vëmendshëm në çdo situatë, sepse nuk do të na e falë
asnjë veprim që dëmton çështjen e shenjtë kombëtare!
-Armatën Kombëtare Shqiptare e obligon të përpunojë
programin konkret të veprimit të saj, si strukturë
ushtarake, sikurse paraqitjen publike të pikave që i
dedikohen situatës konkrete në trojet shqiptare nën
IRJM-në!
-Komitetin Kombëtar për Çlirimin dhe Mbrojtjen e
Tokave Shqiptare e obligon të paraqesë Grupin e
Kontaktit dhe Projekt-Marrëveshjen për veprim të
përbashkët me të gjitha strukturat e organizuara
shqiptare!... 
Dibër-Tiranë-Prishtinë,
12. Gusht 2001
Për Kryesinë e KPD, të KKÇMTSH-së
Kryetari, Kushtrim Dukagjini



__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger.
http://im.yahoo.com/



More information about the LiriaKombtare-Info mailing list