| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: LiriaKombtare-Info[LiriaKombtare-Info] Analizëliria webmaster at liriakombtare.comThu Aug 9 11:51:30 EDT 2001
Analizë Dr.Mehdi HYSENI ZYRTARIZIMI I GJUHES SHQIPE, JO SIPAS "RRENJES KATRORE POLITIKE" SLLAVE !!! Zhvendosja e negociatave paqësore ndërmjet palëve në konflikt dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë (Fransoa Leotar dhe Xhejms Pardju) nga Shkupi në Ohrid, fatkeqësisht shënoi një hap te ri pozitiv për palën kundërshtare sllavomaqedone ngase kjo ( në aktin e dyte te dialogut politik paqesor ) në mënyrë teatrale manifestoi epërsinë e politikës nga pozita e forcës dhe e kërcënimit si ndaj palës homologe shqiptare, ashtu edhe ndaj ndërmjetësve ndërkombëtarë. Një rikthesë e këtillë negative, para së gjithash pati për pasojë sllavocentrizmin destruktiv, i cili u reflektua në organizimin dhe në artikulimin e protestave gjithë sllavomaqedone kundër shqiptarëve dhe kundër pranisë së NATO-s, përkatësisht kundër perëndimt në këtë Republikë. Mesazhi antinjerëzor dhe vandalist i protestuesve të egërsuar sllavomaqedonë nëpër sheshe dhe nëpër rrugë të ndryshme të Shkupit, ishte i qartë dhe i barasvlershëm me atë të regjimit kriminel të Slobodan Milosheviqit: shqiparët jashtë atdheut të vet, "shqiptarët në furra të djegies së nacizmit" e të tjera. Ky ishte piedestali i "tolerancës" dhe i paranojës kolektive sllavomaqedone, i konceptuar dhe i drejtuar drejtpërdrejt nga kryeshovinstët e elitës së politikës së lartë zyrtare sllavomaqedone, Boris Trajkovski Lupço Georgievski dhe "Kongresi Botëror Maqedonas", që sipas logjikës së tyre të kalbur sllavobizantine, pikërisht kjo strategji ( e dështuar me turpin më të madh para dy vitesh në Kosovë nga lufta dhe rezistenca heroike e UCK-së) antishqiptare dhe antiperëndimore po e shpëtuaka pa dështuar procesin e dialogut paqësor në Ohër, e mbi të gjitha po e garantuaka bashkëjetesën e mëtejme me shqiptarët dhe ruajtjen e integritetit territorial të IRJM-së?! Përkundrazi, edhe pse spiralja e dhunës sllavomaqedone shpalosi letrën e fundit "për çlirimin e Maqedonisë nga shqiptarët"(duke e angazhuar në këtë "kryqzatë të shenjtë" antishqiptare, përveç aleatëve tradicionalë sllavë, edhe diasporën maqedone të vetëquajtur "Kongresi Botëror Maqedonas", i drejtuar nga njëfarë Todor Petrov, i cili deklaroi se në qoftë se UCK-ja nuk tërheqet nga pozionet ekzistuese brenda një afati shumë të shkurtër, do të ballafaqohet edhe me forcën e të ashtuqujaturës gjithë diasporë maqedone) , duke i akuzuar dhe duke i kërcënuar shqiptarët me forma të ndryshme të terrorizmit të organizuar shtetëror dhe të luftës së ndyrë propagandistike subversive, e që të gjitha këto, emërues të përbashkët kanë strategjinë e frikësimit. Mirëpo, populli shqiptar në Maqedoni, as UCK-ja kurrsesi nuk do të heqin dorë nga shtruarja dhe realizimi i kërkesave të tyre të drejta, që garantojnë mëvetësimin e tyre politik, kombëtar dhe shtetëror. UCK-ja duhet të distancohet nga Marrëveshja kapitulluese e Ohrit ! Dhënia e pëlqimit nga xhafero-ymeristët, që gjuha shqipe të zyrtarizohet vetëm aq sa i nevojitet për marketing politik Shkupit zyrtar , (se në këtë mënyrë "minoritetit" shqiptar ia njehë të drejtën elementare për të përdorur gjuhën amtare si në planin vertikal, ashtu edhe në atë horizontal, natyrisht, sipas "rrënjës katrore politike" sllave", gjë që sipas kësaj shqipja sërish ngel e margjinalizuar në kuptimin e institucionalizimit të saj zyrtar) për të jusitifikuar dhe "legalizuar" politikën e terrorit të organizuar shtetëror dhe agresionin e ndyrë luftarak kundër popullsisë civile të pafajshme shqiptare dhe rrënimit të shtëpive dhe të mirave materiale të tyre, duke vrarë gra, fëmijë dhe pleq në mënyrë joselektive. Pra, zyrtarizimi i gjuhës shqipe ( në saje të kapitullimit të palës negociuese shqiptare) assesi nuk nuk do të duhej të bëhej sipas "peshores" së përqindjes matematikore, përkatësisht të "rrënjës katrore politike" sllave nën ose mbi 20 për qind të popullsisë shqiptare, por të njëjtësohej në tërësi me gjuhën zyrtare maqedone si në kuptimin institucional shtetëror, ashtu edhe në atë shoqëror, pavarësisht nga numri i shqiptarëve në tërë territorin të Maqedonisë. Megjithë manipulimet skandaloze me grafikun e përqindjes 20%, kjo nuk mund të konsiderohet kurrfarë "kriteri" normëzues për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Kjo "formulë" spekuluese politike ka për qëllim jo vetëm të zhvlerësojë kërkesat e tjera të palës shqiptare në kuptimin e tyre përmbajtësor, por edhe të vërë në pikëpyetje ligjshmërinë e krijimit dhe të veprimit të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare (UCK-së), duke e mënjanuar nga skena politike dhe ushtarake, si faktor ndërhyrës-"terrorist" për të përmbysur IRJM-në multietnike. E vlen të nëvizojmë se, kufizimi i gjuhës shqipe në këtë formë (pjesërisht përdorimi i saj vetëm në Parlament, e në Qeveri jo) është një mashtrim dhe idiotizëm sui generis, shpreh "zemërgjerësinë" e okupatorit sllavomaqedon ndaj bashkëjetesës së mëtejme pluraliste me popullin shqiptar, dhe atë në frymën e bashkëpunimit dhe të integrimeve rajonale e evropiane ndërkombëtare. De facto, një politikë e këtillë me primesa ataviste sllavobizantine për shfarosjen e mëtejme të shqiptarëve nga djepi i tyre ilirik, sheshit pasqyron kërcënimin material të sigurisë dhe të paqesë jo vetëm në përmasa ballkanike, por edhe më gjerë. Gjithashtu, dihotomia politike dhe, gjithësesi koncesioni absurd palës armiqësore bullgarofile kanë kontribuar që makineria ushtarako-policore mercenare, e prirë nga Boris Trajkovski dhe Lupço Georigevski, jo vetëm të prishë armëpushimin (në mënyrë të njëanshme, duke e akzuar pa kurrfarë baze të qëndrueshme UCK-në), por edhe të ndërmarrë ofensiva të reja, duke përdorur tërë arsenalin ushtarak dhe aviacionin luftarak kundër pozicioneve strategjike të UCK-së dhe popullatës civile, në rajonet ku është nën mbrojtjen e drejtpërdrejtë të saj. Krahas një gjendjeje të këtillë dramatike, zhvillimi i bisedimeve në tryezën e gjelbër diplomatike në Ohër, paralajmëron vetëm zgjidhje paradigmatike për potezat kontradiktorë, të cilët po i tërheq bashkësia ndërkombëtare në krizën maqedonase. Se vërtet në çfarë shkalle politika shtypëse sllavomaqedone është e gatshme për zgjidhjen e krizës me mjete politike, ndër të tjera, provon edhe kjo deklaratë e presidentit të IRJM-së, Boris Trajkovski:" Maqedonia po i jep përparësi dialogut politik, duke qenë e gatshme për një zgjidhje ushtarake të efektshme". Ky konstatim, nuk do kurrfarë elaborimi sintetik ngase pasqyron qartazi faktin, se krerët e politikës sllavomaqedone (me gjithë zhvillimin e bisedimeve paqësore në Ohër, gjë që epilogu i tyre po tregon se këto në esencë janë vetëm një farsë politike, që ka për qëllim "blerjen e kohës" për të kaluar në epërsi faktori ushtarako-policor maqedonas ndaj UCK-së) kanë përgatitur në hollësi planin strategjik ushtarak për të sulmuar Ushtrinë Clirimtare Kombëtare. Sipas Trajkovskit kjo do të ishte "deviza" përfundimtare dhe e "efektshme" e zgjidhjes së konfliktit me shqiptarët në mënyrë paqësore(!) Po ashtu, kulmin e injorancës dhe të skajshmërisë së kësaj deklarate të B.Trajkovskitm, e pasqyron edhe ky pasus i saj:" Maqedonia do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj., me numër sa ma të vogël viktimash dhe me pak shkatërrime"(sipas"Liria Kombëtare", 3 gusht 2001). Për palën shqiptare, përkatësisht për UCK-në, ky është edhe një argument më shumë, që flet se, me okupatorin barbar sllavomaqedon, statusi kolonial i shqiptarëve nuk ka kurrfarë gjasësh reale, që të zgjidhet me dialog paqësor, por vetëm "me zjarr, me zjarr!"Kjo do të jetë përgjigjja më oportune Trajkovskit, Georgievskit, Buçkovskit, Petrovit., si dhe çdo aksioni që do të ndërmirret kundër forcave të UCK-së, qoftë i intensitetit të ulët a të lartë, qoftë subversiv, propagandistik ose luftarak, që do të vijë nga ana e forcave të agresorit sllavomaqedon. Prandaj, si Trajkovski, Georgievski e të tjerë armiq të shqiptarëve, janë duke e gënjer vetëveten, pavarësisht nga premtimet dhe nga ndihmat momentale "urgjente" ushtarake në ushqime dhe në pajisje tjetër mjekësore të "mentorëve" tradicionalë të tyre, se mund të fitojnë luftën kundër UCK-së. Gjithashtu, është me interes të përkujtojmë Trajkovskin se, asnjë pëllëmbë e IRJM-së së sotme nuk është tokë e maqedonëve (kurrnjëherë në historinë e Ballkanit, nuk mbahet mend se ka ekzistuar shtet dhe popull maqedon. Nocioni "maqedon" është vetëm një simbiozë e sajuar nga substrati serbo-bullgaro-greko bizantin, domethënë është një popull i asmiliuar pa shtet, pa gjuhë dhe pa atdhe të vetin. Për këtë lloj "natyralizimi" duhet t'u jenë mirënjohës askuj tjetër veçse armiqve sllavë tradicionalë të shqiptarëve, ose më sak larvës së tyre gjenealogjike serbocentrike.), por është tokë e huaj, ku më se gjysma e territorit të saj , i përket Shqipërisë etnike. Kjo Maqedoni, që tani Trajkovski synon "ta mbrojë" me "zjarr dhe me hekur" në saje të doktrinës dhe të strategjisë së imperializmit sllavomaqedon, vërtet ka qenë e vlefshme gjatë periudhës së despotizmit titist, e cila është formuar jo në bazë të përkatësisë kombëtare, por në konceptin e ideologjisë dhe të politikës ekspansioniste të Serbisë së madhe, të quajtur me emrin Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Nolens-volens (pavarësisht nga oreksi i kolaboracionistëve dhe i armiqve të përbetuar të popullit shqiptar, duke improvizuar dialog të pakufijshëm maratonikë në kërkim të zgjidhjes paqësore të çështjes koloniale shqiptare në IRJM qoftë brenda, qoftë jashtë atdheut), tanimë ka ardhur koha që vërtet të kacafytemi me realitetin, të veprojmë me gjithë potencialin që kemi në dispozicion për t' i rikthyer tokat e copëtuara nga sllavomagjupët e Ballkanit. Do të ishte turp i madh dhe përgjegjësi para historisë, që të "vetëmashtrohemi" nga kush, nga ciganët e Ballkanit, ku siç shprehet në një rast edhe nobelisti kroat, Miroslav Kërlezha:"Serbët, këta ciganë të Ballaknit, luftërat pushtuese kundër shqiptarëve dhe kroatëve, gjithmonë i kanë fituar në kurriz të rusëve dhe të aleancave proruse evropiane në tryezat e gjelbra diplomatike". Duhet pranuar faktin se, në rundin e dytë të bisedemive sllavomaqedone-shqiptare në Ohër, të monitoruara nga përfaqësuesit ndërkombëtarë , Fransoa Leotar (BE) dhe Xhejms Pardju (SHBA), pala negociuese shqiptare, e prirë nga tandemi Xhaferi-Ymeri ( me suharinë e "ekspertëve" të tyre në prapavijë të ndritshme në Purgatorin e Dante Aligierit), shënoi "kthesë historike" antikombëtare shqiptare, duke e kthyer balancën në favor të poltikës terroriste dhe luftarake të establishmentit sllavomaqedon. Së pari, tërhoqi potezin katastrfik përkitazi me zyrtazirizimin e vulgarizuar të gjuhës shqipe, sipas formulës diskriminuese të politikës së regjimit kolonizues sllavomaqedon, duke pranuar si kriter bazë grafikun e përqindjes ( nën ose mbi 20% ku shtrihet popullsia shqiptare brenda kufijve kolonizues të IRJM-së) së aplikimit të gjuhës shqipe, të dalë nga "rrënja katrore politike" sllavomaqedone. Një kapitullim i këtillë "fait accompli" (siç kanë filluar ta justifikojnë që sot, nënshkruesit e palës shqiptare) sipas gramatikës politike nuk ka të bëjë me kurrfarë kompromisi politik mbi baza të ndërsjella, por thjesht është akt i turpshëm tradhtie ndaj interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të popullit shqiptar. Me të drejtë shtrohet pyetja, si ka mundur të ndodhë që brenda natës, madje (me) ose pa u konsultuar me faktorin ushtarak, lakejtë e legjitimuar politikisht (sipas Marrëveshjes së Prizrenit) nga UCK-ja, ta bëjnë një koncesion të këtillë fatal në kufizimin e gjuhës shqipe? Pse, me të "dëgjuar" këtë lajm të hidhur dhe vdekjeprurës për sanksionimin e kërkesave të tjera të ligjshme të palës shqiptare, përfaqësuesit politikë e ushtarakë të udhëheqjes së UCK-së, nuk morën masa preventive për ta pezulluar në mënyrë ultimative këtë lloj marrëveshjeje, sepse shënon hapin e parë serioz të minimizimit të rolit dhe të rëndësisë së luftës çlirimtare kombëtare antikoloniale të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare (UCK-së), përkatësisht mohimin e së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së popullit shqiptar në këtë pjesë të Shqipërisë Verilindore.? Pse UCK-ja ta pranojë një marrëveshje të këtillë (me karakter paliativ, që pasqyron vetëm humroin e zi të një politike dështuese dhjetëvjeçare, politikë kjo, e cila ishte vetëm dora e djathtë dhe pjesëmarrëse direkte e regjimit pushtues sllavomaqedon në shfrytëzimin dhe në nënshtrimin e egër të shqiptarëve si mbi bazën ekonomike politike e kulturore, ashtu edhe mbi atë kombëtare), që pas "ratifikimit" të saj me faktorin ndërkombëtar, do të fillojë etapa përfundimtare në shpartallimin e UCK-së, natyrisht në emër të amnistisë dhe të rehabilitimit të pjesëtarëve të saj, ashtu sikurse ndodhi më parë edhe me UCPBM-në? Në këtë kontekst, ndër të tjera, është qëllimi i luftës së UCK-së, vetëm t'i çlirojë shqiptarët nga okupatori sllavomaqedon, e mëpastaj fitoret e kurorëzuara me sakrificat mbinjerëzore dhe me gjakun e pakursyer të luftëtarëve të lirisë, si dhe popullin e çliruar, sërish ta lërë në mëshirën e satrapëve kuislingë pansllavistë "made in" Xhaferi-Ymeri, apo atë ta marrë në duar të veta. Përgjigjja është e qartë, vetëm UCK-ja është, dhe do të duhej të ishte legjitime, që të marrë në duar të veta fatin e popullit dhe të atdheut, e jo ky t'u "dhurohet" si artikull konsumi "përfaqësuesve legjitim" të popullit, të cilët për hir të karrierizmit dhe të ndërtimit të kultit të tyre politik dhe të pasurimit të paligjshëm (në emër të patriotizmit të rremë, të pluralizmit e demokracisë utopike, të koncensusit të politikës pacifiste kozmopolite shqiptare) për më tepër se një dekadë të fundshekullit XX në kurriz të popullit të robëruar dhe të nëpërkëmbur. Pa marrë parasysh "urgjencën" dhe procedurën bazënisëse të Projektpropozimit Leotar-Pardju dhe të palëve bashkëbiseduese në konflikt për arritjen me çdo kusht të ndonjë marrëveshjeje "të dekretuar" politike paqësore, por të pafavorshme për palën shqiptare, UCK-ja nuk do të duhej ta akceptonte atë në asnjë mënyrë, për shkak se nuk është miratuar asnjë kërkesë, që del nga Projekti i saj për zgjidhjen e krizës me mjete politike paqësore dhe se nuk është bashkëpjesëmarrëse direkte në këtë proces të negociatave. Edhe pse në kuptimin fiktiv nominal (sipas Marrëveshjes "historike" të Prizrenit), UCK-ja ka qenë e përfaqësuar nga tandemi Xhaferi-Ymeri, kjo assesi nuk është e detyrueshme, që të përfillë si të ligjshme çfarëdoqoftë marrëveshje, që është në diskurs me platformën dhe me strategjinë poiltiko-ushtarake të saj. Cdo marrëveshje e lidhur pa pjesëmarrjen direkte të UCK-së në bisedime për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-sllavomaqedon, do të jetë vetëm "një shkronjë e madhe e shkruar në akull", e cila do të jetë e vlefshme dhe me "peshë" politike (jetëshkurtër) vetëm për disfatistët e Mihal Gramenos dhe të Kristo Floçit, të cilët për tradhtinë dhe servilizmin e tyre, do të shpërblehen në mënyrë të merituar nga vetë populli. Për të mos rënë viktimë e strategjisë së frikësimit dhe e"metodologjisë" spekulative dhe përpunuese të propagandës luftarake të Qeverisë sllavomaqedone dhe të hyzmeqarëve të saj shqiptarë, të ashtuqujatur ministra dhe nënministra, (ose siç i quan më drejt në një shkrim të tij, prof.dr.Ramiz Abdyli, kulltukofagët), UCK-ja nevojitet të dalë para opinionit të brendshëm dhe atij të jashtëm, me vlerësimin e drejtë dhe objektiv lidhur me Marrëveshjen e nënshkruar në Ohër nga ana e përfaqësuesve politikë të palës shqiptare. Eshtë kjo në interes të zyrtarizimit të gjuhës shqipe? Eshtë kjo në interes të jetësimit të kërkesave të parashtruara nga Projekti Paqësor i UCK-së? Eshtë kjo në interes të daljes nga regjimi pushtues kolonial sllavomaqedon, apo vetëm e zgjatë agoninë e statusit vasal të shqiptarëve nën të ashtuquajturën ngrehinë bastarde IRJM? Përveç përgjigjes këtyre çështjeve thelbësore, që kanë të bëjnë me çuarjen përpara të objektivave të parashtruara të PLATFORMES SE UCK-së, qarqet më të larta të udhëheqjes së UCK-së, për të dalë nga një rreth i këtillë vicioz me batica dhe zbatica të rrezikshme për ardhmërinë e lirisë dhe të pavarësisë së shqiptarëve në këtë pjesë të territorit etnik shqiptar, nevojitet që, në mënyrë promte të ndërtojnë Projektpropozimin strategjik për organizimin e një konference ndërkombëtare (sikurse ajo e Rambujesë, ku UCK-ja fitoi edhe legjitimitetin e plotë në kontekstin e së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit pozitiv juridik ndërkombëtar), në kuadrin e së cilës, përfaqësues kryesor legjitim do të ishte vetë ajo, e kurrsesi përfaqësuesit e deritashëm të dështuar politikë (xhafera, ymera.), të cilët, duke mos zgjedhur mjete dhe metoda po e ndihmojnë besnikërisht strategjinë e tokës së djegur dhe të terrorit gjenocid të qeverisë së Georgievskit në eliminimin përfundimtar nga loja të faktorit ushtarak shqiptar-UCK-së. Pikërisht, në një konferencë të tillë ndërkombëtare, që do të organizohej me qëllim të zgjidhjes së krizës në Maqedoni, pala shqiptare e prirë nga UCK-ja, do të duhej të dilte jo me kërkesa parciale arnuese, por me kërkesa të drejta dhe përfundimtare për zgjidhjen e konfliktit me sllavomaqedonët. Duke qenë se bullgarofilët (të vetëquajtur maqedonë), deri tani kanë refuzuar prerazi propozimet e shqiptarëve, që të federalizohet IRJM-ja (gjë që në afat të gjatë kjo "formulë" ishte vetëm në dëm të shqiptarëve), krahas ndryshimit të Kushtetutës ekzistuese dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe, tanimë nuk kemi kurrfarë arsyeje të taktizojmë, duke bërë eksperimente me vetëvetën, por t'i materializojmë propozimet tona, duke I konkretizuar (sepse kanë bazë të qëndrueshme historike, politike e juridike ndërkombëtare) me emër dhe me mbiemër të vërtetë. Në vend të kërkesës së deritashme, "të ndryshohet", "të arnohet" Kushtetuta e IRJM-së, të parashtrohet kërkesa për shkëputjen definitive nga varësia koloniale sllavomaqedone, kërkesë kjo, që garanton realizimin e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve në këtë hapësirë gjeografike të Shqipërisë etnike. Në qoftë se, edhe në këtë rast, kundërshtohet me forcë (duke spekuluar dhe manipuluar me ndryshimin e tezave, se kjo është kërkesë maksimale, që synon krijimi i një Shqipërie të madhe, tezë kjo e "elaboruar" që nga periudha e errët mesjetare e car Dushanit-Mizorit e deri në ditët e sotme të "demokracisë" së IRJM-së së trajkovskëve, georgievskëve, etj.) nga qeveria okupatore sllavomaqedone dhe kuislingët e saj të të gjitha ngjyrave, atëherë lind pyetja çfarë na mbetet neve: - të kapitullojmë me turpin më të madh para armikut shekullor sllav apo të vazhdojmë deri në fund luftën tonë vendimtare për çlirimin dhe për mbrojtjen e çdo pëllëmbe tokë shqiptare, e cila akoma pësherëtin nën çizmen e soldateskës bullgaromadhe sllave? Përgjigjja është më se e qartë PO, do të zhvillojmë luftë të drejtë dhe të pamëshirshme ndaj cilitdo okuptar qoftë, sepse çdo alternativë tjetër do ta vuloste asgjësimin e mëtejmë të qenies dhe tokës së shenjtë shqiptare. Cdo kompromis politik në disfavor të së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve, do të marrë përgjigjen adekuate nga populli liridashës shqiptar. Po qe se nuk arrihet një objektiv i këtillë në favor të ndërkombëtarizimit të UCK-së, gjasët për të dalë nga rezervati kolonial i IRJM-së janë më se shkurajuese, do të ngelim sërish pengjë të kidnapuar në shtëpinë tonë(!) Do të ishte në interes të popullit shqiptar dhe të UCK-së, që sa më parë të jetë e mundur, jo vetëm të denoncohet marrëveshja e nënshkruar në Ohër, por edhe të pezullohen "përfaqësuesit" politikë të palës shqiptare, duke kërkuar që me kombëngulje ata, të zëvendësohen me përfaqësuesit legjitimë të UCK-së, sepse vetëm këta mund të rikthejnë kredibilitetin dhe besimin e humbur politik para opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar. Vetëm përfaqësuesit e UCK-së mund të ndikojnë pozitivisht në ndryshimin e rrjedhës negative të procesit politik, i cili me intervale ndërprerjeje (si rezultat i ushtrimit të trysnisë dhe i kushtëzimit të kërkesave të skajshme të qeverisë tiranike të Georgievskit ndaj palës homologe shqiptare dhe emisarëve specialë ndërkombëtarë) arriti të konkretizohet në favor të politikës së agresionit dhe të gjenocidit sllavomaqedon. -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the LiriaKombtare-Info mailing list |