| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: LiriaKombtare-Info[LiriaKombtare-Info] UÇK: aeroplanët maqedon hudhin material helmues!Jeton Islami ijeton at hotmail.comWed Aug 1 23:24:26 EDT 2001
FONDI HUMANITAR HUMANITARIAN FOUNDATION
Lajmet e fundit nga trojet shqiptare në Maqedoni
UÇK: aeroplanët maqedon hudhin material helmues!
Shkup, 2 Gusht, 2001
Banorët shqiptarë e kanë vështirë t'i kryejnë edhe obligimet e tyre ditore, madje ata rrezikohen edhe në fushë. Një rast i tillë ka ndodhur ditën e hënë në mesditë kur dy banorë nga fshati Xhepçisht duke punuar në fushë janë rrëmbyer nga paramilitarët maqedonas në fshatin Ratajë. Këtë e konfirmoi dje komandant Leka, i cili tha se "të hënën kemi patur tre persona të kidnapuar nga forcat paramilitare sllavomaqedonase, mirëpo pas presionit tonë, ngaqë ishim gati që të futemi në fshat, ndërkombëtarët intervenuan dhe ata janë liruar dje". Sipas Komandant Lekës bëhet fjalë për Nuredin Jusufin dhe Nafi Juhiun të cilët janë rrahur në mënyrë brutale nga ana e paramilitarëve maqedonas.
Ndërsa sa i përket drejtorit të burgut të Tetovës, ai është burgosur nga policia në Tetovë, ndërsa nuk kemi të dhëna se është liruar apo jo, tha ai. Për situaten e natës së hënë komandant Leka tha se në orën 2.15 minuta "një aeroplan sllavomaqedonas ka fluturuar në fshatin Porroj dhe në lagjen Drenovec dhe ka hedhur një lloj helmi toksik"-tha ai, duke shtuar se ne nga ana jonë i kemi vënë maskat e gazit dhe e kemi përballuar këtë situatë tejet të rëndë helmuese". Ai thotë se UÇK-ja ka respektuar armëpushimin, mirëpo nga ana tjetër, shton ai, atë e kanë prishur forcat maqedonase të cilët kanë gjuajtur me tri granata mbi fshatin Sellcë.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme sërish një komvoj me civil maqedonas kanë shkuar në shtëpite e tyre. Mirëpo edhe pse nuk ka patur asnjë problem nga luftëtarët shqiptarë, komandant Leka jep sinjalin se ndërkombëtarët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë kontrollimit të konvojit sepse në mesin e tyre mund të ketë edhe paramilitarë maqedonas. Lidhur me situatën e djeshme të sigurisë deri në mesditë, komandant Leka pohoi se ajo ishte e qetë, por nuk nguroi të thotë se në disa pika ka provokime nga pala tjetër me snajper shurdhues. Ai në fund potencoi edhe njëherë se krahas kthimit të popullatës maqedonase, e njëjta duhet të vlejë edhe për popullatën shqiptare dhe mos të pengohen në kufi. Ai në mënyrë ultimative kërkoi nga organizmat ndërkombëtarë që të ndikojnë t'i largojnë postblloqet policore nga Vratnica deri në Jazhincë. Vlen të theksohet se aksi rrugor Tetove deri në fshatin Odër është pa probleme. Get more from the Web. FREE MSN Explorer download : http://explorer.msn.com
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the LiriaKombtare-Info mailing list |