Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: KWN-News

[KWN-Voices] KWN Voices - Volume 1, Issue 1 - Albanian

Teresa Crawford teresa at speakeasy.org
Mon Nov 19 09:48:51 EST 2001


---------------------------------------------------
ZËRI I RRJETIT - LIDHJA JUAJ ME GRATË E KOSOVËS
---------------------------------------------------
Vol.1, Numri 1 - 19 Nentor 2001
---------------------------------------------------

Në këtë numër:

* Editoriali - Le të dëgjohet zëri ynë - Gratë e  Kosovës
* Lajmet e Rrjetit
* Historik I Rrjetit
* Profile të anëtareve të Rrjetit - 'Legjenda' në Viti
* Mbi zërin e Rrjetit

*

LE TË DËGJOHET ZËRI YNE

Gratë e Kosovës në Internet
Ngjarje e dites. Mrekulli e kohës.
Dhuratë e botës së qytetëruar për gruan kosovare që ishte pjesë e
këtij qytetërimi por që iu mohua e drejta e saj me dekada e shekuj.
Kush është gruaja e Kosovës sot?
Ajo me guxim u kyq në organizimin e gjithëmbarshëm të jetës shoqërore
politike, kulturore e ekonomike
Populli shqiptare me etjen për emancipimin e femrës, arriti një
zhvillim meteorik në të gjitha fushat e jetës dhe të organizimit
shoqëror.
Me hapjen e Universitetit të Prishtinës në vitet 70-te femra kosovare
e gjeti veten në të gjitha profesionet që deri atehere ishin tabu për
te..
Ajo zu të afirmohej si mjeke. Inxhiniere, pedagoge, artiste,
shkrimtare, piktore, ekonomiste, politikane.
Ajo sot prin në ballë të të gjitha veprimtarive dhe sferave të jetës
shoqërore.
Me formimin e OJQ-ve ajo gjeti veten dhe kontribuoi në shumë
veprimtari duke filluar nga ato arsimore deri te aktivitetet e
ndryshme kulturore, te mbrojtjes së saj ligjore,e pavarsisë ekonomike.
Ajo ndihmon dhe mbështët shoqën e saj në vetedijësimin e avansimin e
pozitës se saj në shoqëri e familje.
Çfarë do të mundësojë faqja e saj në internet?
Do të krijojë ura miqësie e bashkëpunimi mes shoqatave simotra që
veprojnë në diasporë dhe Kosovë pa dallim race, feje, kulture.
Do të mundësojë informim të drejtë dhe do të ruajë lidhjet me të
afërmit kudo që jetojnë.
Do të lidhë e njohtojë me kultura të ndryshme.
Do të zbus dhimbjet e atyre që kanë probleme të natyrave të ndryshme.
Do të bisedojnë për perspektivat,vizionet.
Bota do të lidhet me kryeqytetin më të ri të Europës.

*

LAJMET E RRJETIT

Femrat e përbëjnë mbi 50% të popullatës së Kosovës. Ato vijnë nga
prapavija të ndryshme, nga qytetet, qytezat dhe fshatrat, me të gjitha
nivelet e edukimit dhe me prapavija të ndryshme ekonomike. Këto femra
janë mbledhur  së bashku në Rrjetin e Gruas Kosovare (Rrjetit) jo për
të ndarë problemet po për të bashkuar forcat në punën e përbashkët.

Rrjeti është e angazhuar në gjashtë fushata të ndryshme. Përderisa
disa nga anëtaret e Rrjetit mund të jenë të angazhuara në qështje
tjera, Rrjeti ka për fokus kryesor fushatat.

NË LAJME:

ARSIMIMI:

Fushata për zhdukjen e analfabetizmit u lansua në Kosovë këtë muaj nga
ana e 19 OJQ-ve, prej të cilave disa ishin anëtare të rrjetit, së
bashku me UNICEF-in dhe Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur
(KFOS). Ky koalicion i grupeve  punonjëse e ka prodhuar një libër i
cili do të inkurajojë mësimin te femrat. Cak i kësaj fushate janë
femrat që  nuk janë arsimuar dhe fëmijët që kanë ndërprerë shkollimin.

FEMRAT NË EKONOMI:

Konferenca 'Femrat në Ekonomi' do të mbahet më 29 dhe 30 Nëntor 2001.
Më se 30 OJQ anëtare të Rrjetit do të marrin pjesë në këtë Konferencë.
Kjo do të jetë konferenca e parë e këtij lloji në Kosovë dhe
përqëndrim do ta ketë femrën dhe kontributin e saj në Ekonomi.

DHUNA NDAJ GRUAS / DHUNA NË FAMILJE

Më 25 Nëntor 2001 (Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj Gruas) Rrjeti
do të lansojë një fushatë.  Jemi duke pregaditur muzikë, spote
televizive postere si dhe një shfaqje sipas veprës së shkruar nga Eve
Ensler 'Vagina Monologues' (www.vday.org) enkas për këtë fushate. Më
shumë lidhur me pregaditjet për këtë ngjarje në edicionin e muajit të
ardhshëm të Buletinit tonë.

KOALICIONI: OJQ-të DHE POLITIKANËT

Më 17 Nëntor 2001 zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen
në Kosovë. OJQ- të e femrave në partnëritet me politikanët lokalë janë
duke i edukuar përfaqësuesit e vet lidhur me çështjet e rëndësishme
për ta.

Sipas Rregullores se UNMIK-ut nr 2000/39 mbi ¼ e anëtarëve të
parlamentit duhet të jenë femra. Rrjeti është duke bërë çmos që të
përkrahë politikanët që të përfaqsojnë jo vetëm çështjet e femrave po
çështje me rëndësi për të gjithë në Kosovë.

TRAFIKIMI I FEMRAVE

Në partnëritet me IOM, anëtaret e Rrjetit janë duke I përkrahur për
femrat që kanë qenë të trafikuara në Kosovë dhe që deshirojnë të
kthehen në vendet e tyre. Në disa qytete të Kosovës, anëtaret e
Rrjetit I strehojnë femrat e rrezikuara.

REFUGJATËT / TË ZHVENDOSURIT

Refugjatët dhe të zhvendosurit janë duke marrur ndihma dhe përkrahje
nga anëtaret e Rrjetit.

*

KRONOLOGJIA E LEVIZJES SE GRAVE NE KOSOVE QE NGA VITI 1989

1989

Regjimi I Serbise, I udhehequr nga Miloshevic I morri autonomine
Kosoves duke I larguar shqiptaret nga kuvendi ne Prishtine.

Shqiptaret qe perbejne 90% te popullates se Kosoves u perjashtuan nga
puna, duke perfshire vendet si sherbimet mjekesore, arsimimi dhe
mediat. Shqiptaret vazhduan dhjete vjet rezistencen pasive perkundes
dhunes se madhe shteterore serbe.

Shoqeria civile filloi te organizohet. U themeluan OJQte e para e nder
to jane shoqata Motrat Qiriazi, Shoqata e paraplegjikeve,  Shoqata
bemirese Nene Tereza.

1995

Aktivistet per te drejtat e gruas themeluan Qendren per Mbrojtjen e
grave dhe femive ne Prishtine. Kjo qender ofronte keto sherbime:
keshilla per grate nga keshilltaret specialiste, sherbime mjekesore
dhe dokumentimin e grave viktima te cilave u jane shkele te drejtat
njerezore.

Aktivistet nderkombetare dhe grupe te grave, perfshire ketu edhe
grupet e grave nga ish-jugosllavia, filluan te perkrahin aktivitetet e
grave ne Kosove.
Ne Viti, Ofami e perkrah formimin e shoqates Legjenda.

Shqiptaret nga Kosova filluan te marrin pjese ne tubimet e Grave ne te
Zeza nga Beogradi te cilat protestojne kunder luftes dhe militarizmit.

1997

U themelua grupi Aureola, me aktivitet ne Obiliq. Poashtu grupi per te
drejtat e grave me baze ne Prishtine.

Tetor 1997

Ushtria Serbe filloi pergaditjet clandestine per pastrim etnik te
shqiptareve dhe luften.

Shkurt 1998

Ushtria Serbe filloi operacionet ushtarake kunder popullates shqiptare
ne qendren e Kosoves. Me dhjetera mijera njerez debohen nga shtepite e
tyre ne pjeset tjera te Kosoves. Filluan masakrat, vrasjet dhe
dhunimet. Dhuna gjashtembedhjete muajshe shkaktoi vdekjen e dhjetera
mijera njerezve duke perfshire dhunimin e mijera grave.

OJQte Kosovare (grupe te grave dhe organizata per te drejtat e
njerezve) filluan te ndihmojne te zhvendosurit me ushqim, kujdes
mjekesor, strehim dhe arsimim.

Atehere OJQte e grave filluan te takohen nje here ne muaj qe te
perkrahin njera tjetren ne pune dhe te ndajne pervojat e punes.

U themelua Qendra per Rehabilitimin e nenes dhe femiut ne Prishtine
per perkujdesjen e te zhvendosurve nga Drenica.

Shtator 1998

Grupet e grave qe punojne ne zonat rurale themelojne Rrjetin (Aureola,
Elena, Legjenda, Liria, Motrat Qiriazi).  Si Rrjet I grave rurale ato
punuan ne zhvillimin e programeve te ngjashme, ne menyre qe tu japin
me shume perkrahje grave dhe vajzave ne zonat e konfliktit ne Kosove
dhe filluan lidhjen me grupet e grave feministe jashte Kosoves.
Grate me paaftesi themeluan organizaten e tyre ZGJIMI.

Mars 1999

NATO reagon ne shkeljet e te drejtave te njerezve te shkaktuara nga
Autoritetet Serbe. Pozicionet ushtarake ne Kosove Serbi e Mal te Zi u
bombarduan.

Paramilitaret dhe ushtaret Serb shtuan sulmet e tyre ndaj populates
civile duke I perzere shqiptaret nga shtepite e tyre dhe duke I vrare
ata. Me shume se gjysma e populates shqiptare u detyrua te largohet ne
kembe, neper male, te shkoje ne vende me te sigurta ne Maqedoni,
Shqiperi e Bosnje. Grupet e grave Kosovare, te cilat vete ishin
refugjate filluan te organizohen ne menyre qe te ofrojne ndihme
humanitare dhe shpirterore refugjateve te tubuar neper kampe.

Qershor 1999

Marreveshja e Kumanoves nenshkruhet nga shteti Jugosllav qe signalizon
dorezimin e tyre autoriteteve te NATOs dhe fillojne terheqjen e tyre
nga Kosova.. Kjo marreveshje nuk I perfshiu dorezimin e te burgosurve
politike. Si rezultat grate nuk mund te kishin prane tyre te dashurit
e tyre ngase ata u derguan neper burgjet e Serbise dhe shumica e tyre
nuk u leshuan deri me 2001. Nder te burgosurit politike kishte edhe
femra. Shqiptaret filluan me te shpejte te riparojne shtepite e tyre
te djegura dhe fshatrat e shkaterruara. Ata fillojne te rindertojne
jeten e tyre. Serbet dhe Romet filluan te largohen nga Kosova me frike
nga represaljet.

Tetor 1999

Bashkesia nderkombetare nuk perfshine ne programet e tyre shoqerine
civile. UNMIK dhe OSBE margjinalizojne grupet e grave. Keshtuqe grupet
e grave filluan betejen kunder neo-kolonializmit qe funksionon nga
UNMIKu dhe OSBEja, te cilet nuk treguan aspak respect per punen
shumevjecare te vete organizimit te shoqerise civile kosovare.

Janar 2000

Disa individe ne institucionet nderkombetare japin perkrahjen grupeve
te grave ne organizimin e tyre. Njera nga keto iniciativa nxjerr
themelimin e Rrjetit te grupeve te grave te Kosoves, organizate kjo qe
perfshine me shume se 32 grupe te grave, shumica te themeluara ne
1999. Ne takime te rregullta te Rrjetit marrin pjese edhe
nderkombetaret.

Qershor 2000

Rrjeti I Grupeve te grave te Kosoves organizon konferencen e pare
regjionale te grave shqiptare. Temat e diskutimeve ishin: shendetesia,
arsimimi, dhuna ndaj gruas, trafikimi I grave, te drejtat e grave.

Qershor 2001

Minoritetet ne Kosove kerkojne nga Rrjeti perkrahjen per organizimin e
tyre. Keshtuqe Rrjeti shton numrin e grupeve me ato te Turkeve, Roma,
Ashkali, Egjiptase dhe Serbe.

Nentor 2001

Rrjeti merr pjese ne organizimin e conferences se dyte te grave ne
temen: Gruaja dhe Ekonimia.
Rrjeti organizon fushaten e dyte me rradhe kunder dhunes ndaj femres,
duke perfshire kengetaret e njohur me kenget e tyre kunder dhunes ndaj
femres, shfaqje e punuar ne kete teme, Spotet Televizive, posteret dhe
aktivitete tjera kulturore.

*

SHOQATA E FERMRAVE 'LEGJENDA' VITI

Informata per Shoqaten

>>>> 400 femra dhe 80 femije vetem ne vitin 2001 kane participuar te
rregullt ne projektet e qendres te shoqates se femrave per te fituar
njohuri per rrobaqepesi, kompjuter, per te marre pjese ne keshillime
te nydryshme te organizuara enkas sipas kerkesave te tyre.  500 nxenes
te shkollave te mesme te dy gjinive kane marre pjese ne kater seanca,
ku kane ndegjuar ekspert te fushave perkatese, per informimin e
moshave te reja lidhur me dukurit, shkaqet dhe pasojat e dukurive
devijante ndre te rinje, kryesisht pjesmarresit nga fshati 90%.'  Nga
Latife Neziri e shqates Legjenda <<<<

Shqata e femrave 'Legjenda' eshte formuar ne tetor te vitit 1996 dhe
este shoqat joqeveritare e fokusuar ne fshatrat e Vitise dhe ne vete
qytetin.

Ne qendren e shoqates sone ne Viti femra, femije dhe te rinje nga te
gjithe grupet etnike dhe sociale, kane mundesi te vine per te fituar
shkathetesi per pune me kompjuter, rrobaqepesi keshillime, tribuna,
perkrahje psikosociale dhe qe te shkembejne pervoja dhe ide te
ndryshme ne mes vete.

Ne gjithashtu jemi qdo here ne fshat, posaqerisht ne fshatrat e
largeta malore per ta vazhduar komunikimin me femra dhe per te perkrah
ambicjet e tyre.  Ne te gjithe se bashku marrim pjese ne projekte te
komunikimit sidomos ne projekte per ambientin.

VISIONI: Visioni jone eshte qe te rrisim pjesmarrjen e femres se
fshatit ne rrjedhat e shoqerise civile ne Kosove.

PROCESI: Shoqate ofron programe te perkrahjes per femrat
(psikosociale) keshillime shendetesore, treningje per edukim, fitim te
shkathtesive profesionale per pavaresim ekonomik me programe trajnimi,
fushata sensibilizuese, programe te lira argetimi per te gjithe.

REGJONI I PUNES:  Vitia eshte komun e ku perfshin 42 fshatra.  Ne jemi
pjese e Rrjetit te grupeve te grave ne Kosove.

AKTIVISTET: Shoqata ne gjrin e vete perfshin: Kryetaren, ndihmesen e
kryetares dhe 5 asistenet te projekteve.  Kohe pas kohe ne aktivitete
organizohen ekspert lokal dhe nderkombetar per udheheqeje te
treningjeve.

KUSH PER KE PUNON: Shoqata punon kryesisht per femra dhe femije dhe
ate te moshave te ndryshme, ne theks te veqant femrat e fshatit.  Kohe
pas kohe mbuojm dhe puntori, treningje, programe per te rinjet e dy
gjinive.

PERKRAHJA E GRUPIT: Grupi jone ka marre perkrahje financiare nga:
OXFAM-Prishtine, KWI-Prishtine, GFW-Nju York, CDF- Prishtine, Star
Delhi Internacional, Beograd, AID- Prishtine, Kisha
Norvegjeze-Prishtine, Soros- Prishtine, Motrat Qiriazi-Prishtine, Sh.B
' Nene Tereza', Viti- si dhe donator vendas.

Gjithemom ne moton ' Ma jep femren e shkolluar, ta jep kombin e
civilzuar'

Ingj. Latife Neziri
Tel: + 381-280-82-024
Email: latifeneziri at hotmail.com

-----------------------------------------
MBI ZËRIN E RRJETIT
-----------------------------------------

ZËRI I RRJETIT do të publikohen çdo muaj nga Rrjeti I Grupeve të Grave
të Kosovës.Në rrjet janë të kyqyra 32 grupe të grave nga mbarë Kosova.
Shpresojmë se këto informata që do të ju sjellim do të jenë të
dobishme për ju dhe shpresojmë se do ta kemi mbështetjen tuaj.Ju
lutemi që këtë buletin tju përcjellni të tjerëve në mënyrë që edhe ata
të na bashkangjiten.  Kërkesat tuaja mund të na dërgoni në
info at womensnetwork.org

Numrat e botuar mund t'I gjeni në http://www.womensnetwork.org

Që të regjistroheni dërgojeni një e-mail në
kwn-news-request at alb-net.com apo
 Vizitoni http://www.alb.net.com/mailman/listinfo/kwn-news

Ky buletin është mbështetur nga OSI-Budapest http://www.soros.org

Bordi I editorialit:
Igo Rogova, Motrat Qiriazi
Iliriana Loxha, përgjegjëse për informim në Rrjet
---------------------------------------------------




More information about the KWN-News mailing list