Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Korca-L

[Korca-L] Pershendetje

Germenji, Etleva Etleva.Germenji at econ.kuleuven.ac.be
Wed Jan 1 05:16:25 EST 2003


>Pershendetje Etleva!

Pershendetje dhe gezuar festat!

>Dikush duhet ta nise qe te gjallerohet dhe kjo liste si te tjerat. Kjo na 
>takon ne korcareve ta bejme apo jo?

Po, ke te drejte.

>Emigrant ne Amerike po perfituar asgje nga shitjet e privatizimet ne 
>Shqiperi(biografia)

Nuk me besohet. Te pakten apartamentin ku jetoje me duket se qeveria ta fali. Me qe ra fjala (megjithese me duket pak si e cuditshme kjo lidhja me privatizimin ne biografine tuaj) edhe une e familja ime nuk perfitoi asnje maje gjilpere nga privatizimi sepse edhe per te banuar jetonim ne shtepine tone private. Biles edhe me keq. Gjyshi, ndonese i njohur si tregtar i madhe e me prona te shumta (ca goje te liga apo te mira ne kohen e qofte-largut thonin se gjyshi im kish gjysmen e Kolonjes) deri tani nuk na ka gezuar dot ne niperit e mbesat me ndonje truall apo shtepi kthyer nga ato qe na nacionalizoi diktatura e proletariatit. Pa le pastaj per parate e konfiskuara. Keshtu i nderuar Arben, ti mund qe deshperohesh qe nuk mund te perfitosh nga rishperndarja e prones po ngushellohu se ka edhe me keq, ka nga ata si puna ime qe tere jeten na tunden karten e gjyshit tregtar kurse sot kur lejojet tregetia Tosi me Salken na thone se nuk mund te abrogojme ligjin 7031...

>Me deshiren per nje sofer korcare ne internet....dhe gezuar viitn e ri 03 
>kudo qe jeni shperndare ne te gjithe boten.

Kete deshire kam edhe une prandaj iu ngjita listes. Gezuar te gjitheve Vitin e Ri

Gezuar festat te gjitheve
E.S.G
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: not available
Type: application/ms-tnef
Size: 3143 bytes
Desc: not available
Url : http://www.alb-net.com/pipermail/korca-l/attachments/20030101/d20cfadd/attachment.bin 


More information about the Korca-L mailing list