Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: KAN-Info

[KAN-Info] MJAFT Njoftim për Shtyp

Natasha Mistry natashamistry at mjaft.org
Fri Jul 25 10:35:31 EDT 2003


Njoftim për Shtyp

Përfaqësues të lëvizjes MJAFT u takuan sot me Presidentin Moisiu si të ftuar
nderi në përvjetorin e parë të Presidencës së tij. Bashkangjitur do të gjeni
deklaratën për shtyp nga MJAFT për këtë takim. Ne do ta vlerësonim botimin e
kësaj deklarate nga ana juaj.

Një deklaratë të ngjashme leshoi dhe zyra e Presidentit Moisiu. Atë mund ta
gjeni në internet në: http://www.president.al/shqip/info.asp?id=517

Përzemërsisht,
Lëvizja MJAFT!
---------------------------------------------------
Ne pervjetorin e pare te Presidences, Z. Mosiu i bashkohet Fushates "MJAFT"

Tiranë, 25 Korrik 2003 - Perpara nje konference per shtyp rreth Presidences
se tij, Z. Moisiu e perfundoi vitin e tij te pare si President i Republikes
se Shqiperise me nje takim me perfaqesues te Fushates MJAFT!, levizjes me te
madhe ne Shqiperi kunder apatise qytetare dhe politikave te deshtuara ne
vend.

"Jam i lumtur qe ju takoj, u shpreh Presidenti Moisiu. Ju pergezoj dhe ju
inkurajoj per nje Fushate kaq te suksesshme. Nga kjo levizje, jo vetem keni
ndihmuar ne ndryshimin e mentalitetit shqiptar, por i keni treguar
shqiptareve se forca e qytetarise tone eshte ende gjalle. Gezohem gjithashtu
per imazhin e mire qe i keni sjelle Shqiperise gjate kesaj perpjekjeje, duke
iu referuar artikullit te fundit te botuar ne gazeten angleze The
Independent rreth Shqiperise dhe Fushates MJAFT! si dhe per krenarine qe
keni ndezur tek shqiptaret qe jetojne jashte.. Me konsideroni tuajin ne kete
levizje qytetare."

Drejtuesi i Levizjes Erion Veliaj shpjegoi se MJAFT! synoi te ndryshonte
mentalitetin dhe te rehabilitonte sensin e protestes duke perdorur metoda
alternative te te kerkuarit te se drejtes. " Fushata synoi t'i bente
shqiptaret te 'grisnin certifikaten e heshtjes' dhe arriti te mobilizonte
njerez ne te gjithe Shqiperine te cilet u angazhuan dhe ngriten zeritn per
ndryshime ndaj nje realiteti te padurueshem per Evropen e vitit 2003.
Aspekti jopolitik i fushates e beri akoma me te pranueshme ndaj asaj shumice
te heshtur te popullsise, e cila eshte zhgenjyer me klasen politike
shqiptare" - shtoi me tej Veliaj.

Milva Ekonomi, drejtoreshe e INSTAT-it dhe udheheqese tjeter e Levizjes,
shpejoi se si Fushata arriti te ndikonte ne axhenden politke, sociale dhe
mediatike te vendit. Ekonomi i kerkoi Presidentit Moisiu angazhim te
metejshem ne probleme endemike shqiptare si gjakmarrja apo dhe ne ato me
aspekt me global si ceshtjet e ndotjes se mjedisit. "Shqiperia ka nevoje per
modele publike te udheheqesve qe jane te shqetesuar sinqerisht per zgjidhjen
e problemeve akute te ketij vendi" - shtoi me tej Ekonomi.

"Me Levizjen MJAFT! ndermorem nje rrezik si institucion financues" - tha
Hans Blankenberg, Ambasadori i Vendeve te Uleta (Hollandes) ne Shqiperi e
cila financoi pjesen me te madhe te Fushates MJAFT. " Nuk dinim se cilat
ishin lidhjet politike dhe se cfare efekti do te kishte mbi popullsine. Tani
shohim qe te dyja keto rreziqe jane kaluar me sukses. Si rrjedhoje
diplomatet dhe gazetaret e huaj qe vijne ne Shqiperi habiten pasi  MJAFT ka
perfaqesuar denjesisht nje fytyre tjeter, me te pashme e me premtuese per
Shqiperine." - perfundoi Blankenberg.

Me kete takim, Presidenti Moisiu mbylli vitin e tij te pare dhe Fushata
MJAFT perfundoi fazen e saj fillestare. MJAFT tashme po shnderrohet ne nje
Levizje te mirefillte qytetare e cila do te filloje serish veprimtarite e
saj gjate periudhes se zgjedhjeve ne vjeshte, per te vazhduar me tej vitin e
ardhshem.

Per me shume informacion vizitoni:
http://www.president.al/shqip/info.asp?id=517

Per me shume informacion vizitoni:
http://www.mjaft.org

Fushata MJAFT! synon të bashkojë e t'u japë zë problemeve shoqërore në
Shqipëri. Eshtë një fushatë që i thotë MJAFT! satus quo-së dhe synon t'i
japë formë të ardhmes së zhvillimit ekonomik, integritetit politik dhe
begatisë shoqërore.

Per me shume informacion ju lutem kontaktoni:
Erion Veliaj
Mobile: (+355) 68 20 55 982
e-mail: erionveliaj at mjaft.org

Natasha Mistry
Mobile: (+355) 68 27 30 371
E-mail: natashamistry at mjaft.org





-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: 25 July_President_shq_letterhead.doc
Type: application/msword
Size: 43520 bytes
Desc: not available
Url : http://www.alb-net.com/pipermail/kan-info/attachments/20030725/2638cdc6/attachment.doc 


More information about the KAN-Info mailing list