| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] PTK-ja shton numrin e foltorevebesnik.grajqevci at bt.com besnik.grajqevci at bt.comFri Nov 14 04:37:24 EST 2003
Marrë nga KOHA Tash dy javë mungojnë në treg kartelat për foltore publike SYZANA BYTYÇI PRISHTINË, 17 TETOR - Virtyti, dy javët e fundit i ka reduktuar bisedat telefonike me të dashurën në Londër në vetëm dy herë në javë, meqë ka dy javë që ai nuk ka mundur të gjejë kartë për foltore publike, telefon në shtëpi nuk ka, ndërsa me celular shpenzohet goxha shumë. Dy javët e fundit, nëpër pikat e shitjes në Prishtinë kanë munguar kartelat për foltoret publike. Punëtorët në zyrat postare të Prishtinës nuk dinin as se kur do t'u arrijnë sasitë e reja. Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të PTK-së, tashmë është nënshkruar kontrata për blerjen e kartelave të reja, por ai nuk ishte i sigurt se në çfarë date ato do të arrijnë në Kosovë. "Tashmë i kemi bërë tërë aranzhimet e duhura dhe kartelat shpejt do të sillen në Kosovë", deklaroi Mackinlay. Aktualisht, çdo blerje në PTK kontrollohet rreptësisht nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Erik Mackinlay, i cili thotë se përpiqet të evitojë prokurimet ditore në të cilat shpenzohen shumë para. Drejtorët vendorë po e akuzojnë këtë të fundit se ua ka bllokuar çdo aktivitet duke mos ua lejuar mjetet financiare për shpenzime dhe nevoja ditore, dhe për këtë arsye, ata nuk mund t'u ofrojnë as shërbimet elementare konsumatorëve. Sipas zëdhënësit të PTK-së, Blerim Balaj, përgjegjës për telefoninë fikse, aktualisht në tërë Kosovën janë të instaluara dhe funksionojnë 375 foltore publike. Vetëm regjioni i Prishtinës, sipas tij, i ka 89 foltore të instaluara, ndërsa deri në fund të vitit pritet të instalohen edhe 90 të tjera. Në tërë Kosovën ndërkaq do të instalohen edhe 600 foltore të reja. Por nuk ka kartela Besnik Grajqevci Senior Technical Design Manager BT Global Solutions * +44 (1473) 606430 * +44 (1473) 606727 * + 44 (07739) 600352 * besnik.grajqevci at bt.com * ppG8, Orion Building, BTexact Technologies, Adastral Park, Martlesham Heath, IPSWICH, IP5 3RE __________________________________________ British Telecommunications plc Registered office: 81 Newgate Street London EC1A 7AJ Registered in England no. 1800000 This electronic message contains information from British Telecommunications plc which may be privileged and confidential. The information is intended to be for the use of the individual(s) or entity named above. If you are not the intended recipient, be aware that any disclosure, copying, distribution or use of the contents of this information is prohibited. If you have received this electronic message in error, please notify us by telephone or email (to the number or address above) immediately. Activity and use of the British Telecommunications plc email system is monitored to secure its effective operation and for other lawful business purposes. Communications using this system will also be monitored and may be recorded to secure effective operation and for other lawful business purposes.
More information about the Info-Tech mailing list |