| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] PTK-ja riparon linjat telefonikebesnik.grajqevci at bt.com besnik.grajqevci at bt.comThu Jan 10 05:00:21 EST 2002
Sipas RTV21 Në 4-5 muajt e ardhshëm pritet që të aktivizohen të gjitha linjat telefonike të cilat tash për tash nuk po funksionojnë, thanë sot zyrtartët e Post Telekomit të Kosovës. "Puna e filluar muaj më parë për aktivizimin e numrave telefonik të cilët fillojnë me numrat 5, 3 dhe 2 është në zhvillim e sipër dhe aktualisht po punohet intensivisht", tha Hazbi Devisholli drejtor i Shërbimit teknik në Post Telekomin e Kosovës, i cituar nga RTV21. Fillimisht është duke u punuar në disa pjesë të qytetit ku mundësitë për të riparuar kabllot e prishura janë më të mëdha. Arsyen pse nuk kanë filluar së funksionuari numrat telefonik, para Vitit të Ri siç ishte premtuar nga zyrtarët e PostTelekomit të Kosovës, Dervisholli e shpjegon me problemet në të cilat kanë hasur. Megjithatë ai shpreson se gjatë 4-5 muajve të ardhshëm do të përfundojnë të gjitha punët në terren. Sipas tij, PostTelekomi i Kosovës po punon edhe për zgjerimin e rrjetit telefonik në disa fshtara të rajonit të Prishtinës. > Besnik Grajqevci >
More information about the Info-Tech mailing list |