Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] ISP nga Post Telekomi i Kosoves

Edmond Pruthi p9bomba at hotmail.com
Wed Jan 9 09:55:02 EST 2002


Kete shkrim e dergova nje jave me pare por nuk u publikua ne mailing list e mendova qe eshte gabim teknik dhe ja po e dergoj edhe njehere
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Pershendetje,

Plotesisht pajtohem me juve zoteri Basnik, por ne kete email kam deshire te
sqaroj pak me shume biznisin e internetit si media e re ne Kosove..

Organizata humanitare IRC (International Rescue Committee) me baze ne Nju
Jork e ka mundesuar krijimin e nje organizate lokale jo-qeveritare me emrin
IPKO per shperndarjen e internetit ne treven e Kosoves. Lidhja ka qene me
pagese por e paguar nga IRC dhe ASP Broadband ka qene Interpacket nga
Kalifornia. Pasi qe IPKO dhe kryesia e saj ka deshiruar te perfitoje nga kjo
pune humanitare, kane filluar te vendosin tarifa te ndryshme me qmime dhe ne
kete rast IRC si organizate humanitare ka qene e obliguar te dal nga ky
projekt i filluar humanitar por i vazhduar si biznis shume i leverdishem per
kryesine e IPKO's.

Te jap vetem nje sqarim sa i perket fjales Monopol qe e permenda ne email e
kaluar. IPKO ka pas monopol ne sherbimin e saj me antena mikrovale vitin e
pare te egzistences. Pastaj eshte hapur ISP-ja e dyte ne Prishtine me emrin
KUJTESA e cila eshte perqendruar prej fillimit ne biznis e jo me mbulese
humanitare. Kujtesa ka zgjeruar rrjetin e internetit me antena mikrovale
neper shtepi dhe ndertesa (banesa edhe individ fizik me se shumti). Sa i
perket IPKO's dhe pageses se shtrejte se lidhjes se internetit ne menyre
asimetrikale permes satelitit sa e di une 1mbps nga netsat (www.netsatx.net)
nga Nju Jorku kushton 6.000$. Sipas disa informatave IPKO momentalisht ka
lidhjen prej 8x2 (8mbps downstream dhe 2mbps upstream) qe parapagimi mujor i
kesaj lidhjeje eshte 60.000$. Duke e pas parasysh se ipko sipas informatave
te pakonfirmuara ka mese 150 parapagues te internetit me antena mikrovale ne
Kosove qe ne pagese mujore kap shumen prej rreth 225.000$ (nje parapagues i
antenes mikrovale paguan minimum 1.500$ ne muaj per 64kbps). Mendoj qe nuk
eshte e udhes nga askush te thot se posta ka bere monopol derisa nuk hyn
edhe ne biznisin me antena mikrovale. Pra as IPKO ska pas monopoll te
nenshtruar direkt por indirekt e ka mbajt nje lloj mbulese te treves se
Kosoves me internet dhe mos te mendohet andej sesa ka pas fitim IPKO gjate 3
vjeteve te punes se saj. Une e respektoj personalisht punen e IPKO's por nje
me ka penguar se pse eshte punuar biznisi me nje lloj te mbuleses
humanitare. Momentalisht PTK eshte e perqendruar perkah interneti vetem ne
Dial-UP ISP dhe nuk do te thote qe do te ndalet biznisi per IPKO, Kujtesa,
Koha, Compteam etj. Kompanite private te biznesit dhe "humanitare" do te
vazhdojne punen me antena mikrovale dhe padyshim se me kohe PTK do t'i ofroj
ketyre kompanive edhe lidhje tokesore te internetit dhe pastaj do te jete
krejt nje pasqyre tjeter e qmimeve te internetit ne Kosove e jo siq ka qene
3 vitet e pasluftes me qmime te shfrenuara dhe te pakontrolluara vetem per
tu trashur xhepat e individeve. Qka fiton PTK jam i sigurte se do te shkoj
ne buxhetin e Kosoves nje perqidnje e mjeteve por jam i sigurt qinperqind se
qka fitojne kompanite private te biznesit e "humanitare" nuk do te shkoj
asnje cent/phening ne buxhetin e Kosoves perpos tatimit qe e paguajn e qe
gjysmen e me shume te biznesit e bejne ne te zeze qe nuk shenohet askung ne
librin e tatimit.

Une me kete e-mail deshta vetem te shpreh mendimin tim sa i perket biznisit
te internetit qe ka qene shume ne pa-kontrolle 3 vitet e fundit kurse tani
eshte koha per organizim edhe te internetit si media e re ne Kosove.

Me Respekt:
Edmond Pruthi



----- Original Message -----
From: "Besnik Pula" <besnik at alb-net.com>
To: <info-tech at alb-net.com>
Sent: Friday, January 04, 2002 11:58 AM
Subject: [Info-tech] Re: Filloi pun ën qendra e rrjetit internetor
"Dardania-Net" në selinë e PTK-së në Prshtinë


         *** Information Technology Forum *****
    Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/

Vete fakti se jane 3-4 kompani ne treg dmth. se askush nuk ka monopol. Sipas
definicionit te fjales, monopol eshte kur vetem nje kompani e kontrollon nje
treg. Eshte e vertete se IPKO, Kujtesa, Koha dhe te tjeret kane cmime te
shtrejta per standardet e Kosoves mirepo kur merret parasysh se lidhja e
tyre realizohet permes satelitit, qe eshte shume e shtrejte, atehere
kuptohet se keto shpenzime do t'i barten konsumatorit. Por eshte merite e
ketyre kompanive, ne radhe te pare IPKO-s, qe sollen Internetin ne Kosove
dhe si rezultat ne shume qoshe te qyteteve te Kosoves ka internet cafe ku
cdokush mund te lidhet ne internet per nje pagese te vogel. Paramendoni
sikur te mos kishin ekzistuar IPKO, Kujtesa, Koha dhe te tjeret --
konsumatori kosovar do te ishte detyruar te pres deri sivjet qe te kete
lidhje direkte te internet.

Natyrisht se duhet te pershendetet puna e PTK-se dhe se ajo ka arritur ta
realizoje nje lidhje tokesore ne internet per Kosoven. Vete ky fakt i jep
nje epersi PTK-se ne treg, pasi qe lidhja tokesore eshte shume me stabile se
ajo satelitore, dhe nuk ka nevoje qe ajo te shfrytezoje monopolin e saj mbi
telefonine qe te jap sherbime te vecanta qe konkurrentet e saj nuk mund t'i
ofrojne. Sherbime qe, teknikisht, eshte e pamundur per konkurrentet t'i
ofrojne sepse per lidhjet telefonike edhe ata varen nga PTK-ja.  Natyrisht,
pervec nese PTK-ja ia krijon te njejten mundesi konkurrenteve, qe te ofrojne
lidhje me modem ku kompania e jo konsumatori do ta paguaje telefonaten
(dicka sikur numrat 1-800 ne Amerike).

Konkurrenca eshte gjithmone e shendoshe dhe nga ajo gjithmone perfiton
konsumatori. Shembulli me i mire eshte Vala900, shfrytezues i se ciles kam
qene mbi nje vit. Vala900 eshte sherbimi i telefonise mobile qe ofrohet nga
PTK-ja, e cila mban monopolin ne kete treg. Sherbimi eshte teper i dobet,
eshte e rralle qe lidhja merret me thirrjen e pare, cilesia e zerit eshte
shpesh e dobet dhe nuk eshte e rralle kur prishet tere rrjeti. Meqe
telefonia mobile eshte nje biznes i leverdishem une jam shume i bindur se ka
te tjere qe jane te interesuar te hyjne ne kete treg, por pengohen nga
UNMIK-u i cili monopolin mbi kete treg e ka lene ne duar te PTK-se, te cilen
e kontrollon vete. Natyrisht, sikur ky treg te ishte i hapur per
konkurrence, sot telefonia mobile ne Kosove do te ishte shume me cilesore
dhe me e lire. E te mos harrojme se edhe sa vende pune do te ishin krijuar
ne kete proces.

Te fala,
Besniku


>        *** Information Technology Forum *****
>   Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
> Pershendetje,
>
> Mendoj qe konkurenca eshte e shendoshe. Me formimin e konkurences me se
> shumti fiton konsumatori. Dmth monopoli i formuar nga dy kompani private
ne
> Kosove (IPKO dhe Kujtesa) eshte thyer ne nje mase me kete promovim dhe
> fillim te punes se ISP Dardania-Net. Duhet te kihet parasysh se edhe po te
> ishte ne SHBA qmimet e dial-up te IPKO (1 ore = 2 marka gjermane ose 1
> dollar amerikan) do te ishte teper shtrejt (paramendoni standardin ejetes
ne
> Kosove ne krahasim me standardin amerikan). Me kete monopol dy-tre vjeqar
> shfrytezuesit e internetit ne Kosove kane qene te ngujuar sepse njemend
kane
> qene qmimet absurde. IPKO e cila eshte themeluar nga organizata humanitare
> IRC nga Nju Jorku si nje projekt humanitar dhe jo-profitabil, ka bere qe
> IPKO t'i thej disa ligje humaniteti dhe te shes aksesin ne internet me
qmime
> shume te larta dhe ate ne emer te "humanitetit".
>
> Nga zemra i deshiroj suksese te medha Post Telekomit te Kosoves suksese ne
> punen e posafilluar dhe me shprese se edhe IPKO, COMPTEAM, KUJTESA, KOHA
dhe
> ISP-te e tjera te mblidhen mend dhe te dijne se nuk shkon gjithmon te
mjelet
> nje popull i posadalur nga lufta, edhe nje dihet qe me qmime te larta siq
i
> kan pas deri me tash organizatat "humanitare" dhe private ne kosove vetem
> mund te bllokohet sa me shume rrjedhja dhe perfshirja sa me e madhe e
> popullates se Kosoves ne Internet.
>
> Me respekt:
> Edmond Pruthi
>
>
>
>
>
> ----- Original Message -----
> From: "Besnik Pula" <besnik at alb-net.com>
> To: <info-tech at alb-net.com>
> Sent: Wednesday, January 02, 2002 11:26 AM
> Subject: Re: [Info-tech] RE: [Info-tech]Re: [Info-tech] Filloi pun ën
qendra
> e rrjetit internetor "Dardania-Net" në selinë e PTK-së në Prshtinë
>
>
>        *** Information Technology Forum *****
>   Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
> Besnik dhe te tjeret,
>
> ofrimi i lidhjes ne internet me modem me telefon pa pagese vertete eshte
> oferte e mire, por nga ana tjeter kjo paraqet konkurrence jolojale nga
> PTK-ja. PTK-ja, duke pasur monopol mbi lidhjet telefonike e shfrytezon
kete
> per te dhene oferta te cilat konkurrentet nuk mund t'i ofrojne. Kjo
paraqet
> nje praktike monopoliste dhe eshte e demshme per tregun e telekomunikimeve
> ne Kosove.
>
> -Besniku
>
>>        *** Information Technology Forum *****
>>   Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>> Zoti Hoxha,
>>
>> Besoj se urimi juaj nuk me eshte drejtuar mua personalisht por i eshte i
>> drejtuar atyne qe e kane realizuar kete projekt, sepse une nuk kam marre
>> pjese ne realizimin e ketij projekti.
>> Duke qene se profesioni im eshte ne fushen e teknologjise
telekomunikuese,
>> punoj per BT ne departmentin e teknologjise se rrjetave IP (IP Network
>> Engineering), i percjell me vemendje zhvillimet e kesaj lamie ne Kosove,
> cka
>> ne njefare menyre edhe eshte qellimi i kesaj liste. Prandaj edhe percolla
>> lajmin per Darda-netin.
>>
>> Ne nderkohe jam njoftuar se ky sherbim ne fillim eshte vetem nepermjet
>> modemit (dial-up) dhe se lloji i sherbimit do te jete per qmim fix mujor,
>> qasja do te jete e pakufizuar dhe thirrja telefonike falas. Kjo sigurisht
> qe
>> do ta ve ne pozite te palakmueshme konkurrencen (lidhjen ne internet
> permes
>> modemit e ofrojne edhe furnizues te tjere interneti ne Kosove, IPKO dhe
ne
>> mos gabofsha Koha). Megjithate ofrimi i kyqjes ne internet pa paguar
>> thirrjen telefonike, shpresoj te jete atraktive per konsumatoret
kosovare,
>> dhe te ndikoje ne depertimin sa me te thelle te internetin ne Kosove.
>>
>> Cdo te mire
>>
>> Besniku
>>
>>
>>
>> -----Original Message-----
>> From: Naim Hoxha [mailto:naimhoxha at komtel-pe.com]
>> Sent: 31 December 2001 11:53
>> To: info-tech
>> Subject: [Info-tech]Re: [Info-tech] Filloi punën qendra e rrjetit
>> internetor "Dardania-Net" në selinë e PTK-së në Prshtinë
>>
>>
>>        *** Information Technology Forum *****
>>   Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>> Z. Besnik,
>> Ju peruroj dhe pergezoj kete sukses te madh qe e keni arritur.
> Njekohesisht,
>> per vitin e ri 2002, ju deshiroj suksese te reja ne sendertimin e nje
>> infrastrukture informatike dhe telekomunikuese bashkekohore dhe krijimin
e
>> nje ambienti teknologjik ne Kosove qe do te jete tregues dhe deshmues per
>> gatishmerine tone ne synimet tona kah evropeizimi i shtetit tone.
>> Naim Hoxha
>>
>> ----- Original Message -----
>> From: <besnik.grajqevci at bt.com>
>> To: <info-tech at alb-net.com>
>> Sent: 27.12.2001 2:59 PM
>> Subject: [Info-tech] Filloi punën qendra e rrjetit internetor
> "Dardania-Net"
>> në selinë e PTK-së në Prshtinë
>>
>>
>>>          *** Information Technology Forum *****
>>>     Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>>>  E enjte, Dhjetor 27, 2001
>>>  Filloi punën qendra e rrjetit internetor "Dardania-Net" në selinë e
>> PTK-së
>>> në Prshtinë"
>>>
>>> Prishtinë, 27 dhjetor - Në bashkëpunim me teknologjinë informative
>>> "Infonova" dhe me ndihmën e shërbimit për çështje postare,
>> infrastrukturale
>>> dhe të telekomunimkimit të UNMIK-ut, PTK-ja ka lëshuar në shfrytëzim
këto
>>> ditë platformën internetore "Dardania-Net", me të cilën ofrohen shërbime
>>>>> internetit për të gjithë shfrytëzuesit afaristë dhe privatë në mbarë
>>> Kosovën. Qendra e rrjetit "Dardania-Net" është vendosur në selinë
> kryesore
>>> të PTK-së në Prishtinë. Me zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të saj në
>> fillim
>>> të vitit të vijues, do të lidhen të gjitha qytetet më të mëdha të
> Kosovës.
>>> Kështu, arrihet qëllimi i zgjerimit të infrastrukturës telekomunikuese
në
>>> Kosovë, që është nevojë e kahmotshme.
>>>
>>>
>>> Infromata eshte marre nga QIK-u
>>>
>>> Besnik Grajqevci
>>> _______________________________________________
>>> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
>>> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
>>>
>>
>> _______________________________________________
>> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
>> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
>> _______________________________________________
>> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
>> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
>>
>
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
>
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
>

_______________________________________________
Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech


-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Info-Tech mailing list