Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] RE: [Info-tech] Re: Filloi pun ën qendra e rrjetit internetor "Dardania-Net" në selinë e PTK-së në Prshtinë

Hamiti, Ismet ismet.hamiti at itu.int
Mon Jan 7 04:17:50 EST 2002


Pershendetje te operzemerta dhe Gezuar Viti i Ri te gjitheve!
Per fat te keq nuk kam kohe te shkruaj me perimtesisht per keto qeshtje te rendesishme qe po diskutohen, por vetem deshiroj  t'i korigjoj disa thenje ne shkrimin e meposhtem:
(a) Interneti
IPKO nuk e solli Internetin ne Kosove por hyri ne treg "nga dera e prapme", duke shfrytezuar lidhjet e veta (shume te dyshimta) me disa individe te UNMIK-ut. Ne te njejten kohe, ata individe ia ndaluan PTK-se qe te merret me internetin. Ndryshe ky projekt qe po realizohet tani nga ana e PTK-se do te ishte realizuar ne nendore te vitit 1999. PTK projektin e kishte gadi qe atehere. Bile ne hartimin e tij muaren pjese edhe nje numer anetaresh te kesaj liste me ne krye z. Xhemil Meco. Z. Xhemil Meco qe atehere, me shpenzimet e veta, e rgjistroi domain-in e Dardanetit qe tani ia ka transferue ne pronesi  PTK-se. 
Te shtoj se ne Kosove sot nuk ka as monopol as konkurrence. Me afer se vertetes do te ishte te thuhet se ne tregun  kosovar te telekomunikacionit sot eshte kaos. Per kete nuk mund te fajsohet PTK. Perkundrazi PTK eshte e demtuar rende nga kjo gjendje.
(2) Mobili 
Perkunder veshtersive te te gjitha llojeve, PTK sot eshte operatori me dinamik ne Europe. Perkunder statusin te vet shume te pazakonte (nuk mund te marr kredi, nuk mund te neshkruaj asnje marreveshtje nderkombetare, nuk mund te udheheqe politike te veten te çmimeve, et. etj.), megjitheate ajo per me pak se dy vjet do te mbuloje tere territorin e vendit me sherbime telefonike. 
Do te kisha pasue shume deshire te shkruaj me shume per keto qeshtje, por per mungese te kohes, po e percjell ketu me poshte nje interviste qe ia pata dhene kohe me pare "Koha Ditore". 

--------------------------------------------------------------------
Intervista per "Koha Ditore", dhene me 29 Gusht 2001 e botuar ne fillim te shtatorit ne shtojcen per ekonomi.:

 Z. Hamiti, para dy vjetësh ju kordinuat punën për rifillimin e punës së PTK-së. Tani, dy vjet më vonë, Kosova ka rreth 100 mijë shfrytëzues të rrjetit mobil Vala 900. Pjesa më e madhe e tyre eshte e pakenaqur, cilat jane shkaqet per kete pakënaqësi. 

Ata që janë të pakënaqur me shërbimet e Vala 900 i këshilloj të jenë pak më të durueshëm dhe të jenë më realist në kërkesat e veta. Ua përkujtoj se para dy vjetësh posta dhe telekomunikacioni i Kosvës ishte "rrafsh me tokë". Kurëse sot, siç pohoni edhe ju, i ka mbi 100 mijë numra vetëm në rrjetin mobil, sa FYROM-i e Mali i Zi bashk. E ku janë punët tjera të mëdha që janë berë në rimëkëmbjen e rrjetit fiks. Të gjitha këto PTK i ka arrijtur jo në Europë , as në Amerikë, por në ambientin tonë kosovar që, siçdihet është më pak se i përkryer. Të kemi mirëkuptim për profesionistët tanë, të cilët pasi kishin kaluar një dekadë të tërë jasht profesionit, pasi që kishin përjetuar të gjitha tmerret e luftës dhe të dëbimeve, drejtë nga kampet e të deportuarëve, iu rreken punës në ngritjen e këtij sistemi kaq të rëndësishëm për vendin tonë. Të kemi besim në njerëzit tanë. Jam i sigurtë se ata që arrijtën këto rezultate deri tani do të dijnë ti kapërcejnë edhe të metat që mund të paraqiten aty këtu.
 
Megjithëate kerkesa per telefona mobil ende nuk eshte e permbushur, PTK-ja nuk arrine qe te ofroje telefona per te gjithe, nje gje qe do te ishte e lakmueshme per shume operatore boterore, pse mendoni se ka ardhur situata deri ketu?

Mungesa e telefonave mobil dramatizohet së tepërmi, sidomos në Prishtinë, sikurse telefoni mobil të  ishte e vetmja gjë që i mungon qytetarit të Kosovës. Realiteti është se një pjesë e madhe e kësaj kërkese është artificiale. Kërkesa për të cilën flitni ju është pasojë e çmimeve jo reale. çmimi i hapjes së shërbimit, pra çmimi fillestar i kartelës, është i ultë, e  gjithëkush e di se çmimi i lirë nxitë kërkesën. (Të shtoj këtu se çmimi i shfrytzimt të telefonit është li lartë, që do të duhej të ishte e kundërta).
Asnjë operatorë në botë nuk do të mund ti përmbushte të gjitha kërkesat në fazën e fillimimit të veprimtarisë së vet me çmimet që i janë caktuar PTK-së. Operatorët zakonisht e rregullojnë kërkesën me çmime adekuate. PTK-së nuk i është dhënë mundësia e udhëheqjes së një politike të  çmimeve si operatorët tjerë. PTK-së i janë caktuar çmimet.
Pasojë e drejtë përdrejtë e çmimeve shumë të gabuara që i janë cakuar PTK-së është edhe dukuria e stërshitjes së kartelave, që po e dëmton aq rëndë imazhin e PTK-së. Padrejtësisht sepse me çmime të tilla, PTK nuk mund ta pengojë këtë dukuri të shëmtuar. 
Ajo që i mbetet të bëjë PTK-së  është zgjërimi masiv i rrjetit mobil, përtej kërkesës reale. Sa e di unë këtë është edhe duke e bërë. Nuk është e largët dita kurë numra mobil do të ketë për çdo kë që e dëshiron një  dhe kurë çdo kënd i vendit tonë do të mbulohet me sinjalin e Vala 900.

Po ku janë arësyet e kualitetit të dobët të shërbimeve për të cilën ankohen shfrytëzuesit?.

Shërbimet mobile kudo në botë kanë kualitet më inferiorë se shërbimet fikse. Kështu është natyra e komunikimeve në lëvizje. Nuk duhet pritur se do të keni kualitet të njejtë komunikimi si përmes telit, ulur në një vend, si përmes radiovalëve duke ngarë automobilin. 
Në rastin tonë kualitet i shërbimeve mobile ndërkombëtarë degradohet edhe për shkak të përdorimit të lidhjes satelitorë ndërmjet Monakos, si nyje tranzitore, dhe Prishtinës. Lidhjet satelitore, prap përkah natyra, shtojnë  vonesat dhe krijojnë probleme tjera në transmetim.
Mirëpo problemet që i përjetojnë diku diku shfrytëzuesit e Vala 900, e kanë burimin edhe tek neglizhenca e skajshme e kryesëve të punimeve. Siç dihet PTK nuk është nënshkruese e  kontratës me kryesit e punimeve dhe prandaj ajo ka fare pak ndikim në kualitetin dhe dinamikën e punimeve që i kryejnë ata. Thjesht PTK nuk ka fuqi për të detyruar ata që t 'i përmbushin obligimet e veta. Prandaj ankesat për kualitetin e shërbimeve duhet drejtuar në tjetër adresë e jo në ate të PTK-së. Në të vërtetë PTK  dhe shfrytëzuesit e saj janë viktima të një neglizhence të skajshme të kontraktuesëve të punimeve. 

Nese ka pasur gabime gjate punes per vendosjen e rrjetit, cilat kane qene ato?

Nuk mund të thuhet se ka gabime në vendosjen e rrjetit por mund të flitet për neglizhencë nga ana a kryesëve të punimeve. Shumë gjëra kanë mundur të bëhen në mënyrë shumë më professional nga ana e tyre. Ata do të duhej të kishin më shumë respekt për PTK-në, interesat e saj dhe shfrytëzuesit e saj. 

A mendoni se nje konkurence e PTK-së do te permbushte kerkesat kuantitative dhe kualitative te Kosovareve?

Konkurenca PTK-së nuk do t'u sillte asgjë të mirë Kosovarëve veq që do t'ua mbusht e xhepat privatëve. 
Konkurenca PTK-së ndoshta do të kënqëte pasionet ideologjike të dikujtë për "tregun e lirë me çdo kusht", por Kosvarëve do t'ua zvoglonte mundësinë për të mbajtur vetvehten. Mos harroni se Kosovarët nuk kanë nevojë vetëm për më shumë telefona. Ata kanë nevojë për më shumë telefona, por po ashtu, e para së gjithash, për më shumë shkolla, më shumë spitale, më shumë fonde për pensionistët e vet, më shumë fonde për të mbrojtur të ardhmen e vet. E kjo nuk mund të arrihet duke i krijuar konkurencë PTK-së, por duke e ruajtur e forcuar atë sa më shpejtë që është e mundur.
PTK-ja është pasuri shumë e vlefshme e popullit të Kosovës. Ajo ia rifilloi punës pa asnjë metelik, kurëse sot ajo krijon fitime miljonëshe. Ajo tani i ri-investon ato fitime por nesër, me projektet që i ka në realizim, ajo do të bëhet shtylla në e fuqishme e buxhetit të shtetit që po synojmë te krijojmë. 
Ka individë që u janë terruar sutë nga grykësia për tu pasuruar mbrenda nate. Me prrallat për konkurencën ata në të vërtetë synojnë t'ia marrin kafshatën e gojës popullit të Kosovës. Ata flasin për liberalizimin e tregut të telekomunikacionit  por nuk kanë gajle që në Kosovë nuk ekzistonë as kushtet më minimale për liberalizimin e tregut të telekomunikacionit. Liberalizimi i tregut kërkon kuadër ligjorë dhe rregullator të përsosur të cilin nuk e kemi dhe do të na duhet një kohë rlativisht e gjatë për t'a kompletuar.  Pa këtë nuk mund të ketë liberalizim por vetëm kaos. Ata nuk mërzitën për faktin se sot askush në Kosovë, përfshirë këtu edhe UNMIK-un, nuk e ka legjitimitetin për të ndërmarrë një hap të tillë. Kjo e drejtë i takon vetëm popullit të Kosovës e askujtë tjetër. Prandaj as mendja mos t'i shkojë dikujt se mund ta bëjë liberalizimin e tregut të telekomunikacionit prapa shpindës së tij.
Liberalizimi i tregut të telekomunikacionit është vendim shumë i madh. Edhe vendet shumë të zhvilluara, si Gjermania, Franca, Japonia, etj. e kanë bërë këte vetëm pak vjet më parë. Nuk është vështirë të merret me mend pse kanë priur këto shtete kaq gjatë për të marrë një vendim të tillë. 

Ne kete situate sikur te ishit udheheqes i PTK-se, cka do te kishit bere?

Unë nuk jam udhëheqës i PTK-së dhe nuk kam aspirata për t'u bërë ndonjëherë. Unë mendoj se PTK ka patur dhe ka udhëheqëje shumë të mirë. Ajo udhëheqëje ka nevojë për mbështëtje dhe inkurajim e jo për lekcione. Atë që kam menduar se duhet të bëjnë kolegët e mi në PTK, unë ua kam thënë gjithëherë direkt, me dashamirësi e respekt, e jo përmes gazetave. Kështu do të veproj edhe në të ardhmen. 

A eshte UNMIK-u duke e ndihmuar zhvillimin strategjik te PTK-se?

Ndihma e UNMIK-kut ka qenë vendimtare për PTK-në. Pa ndihmën dhe kontributin e UNMIK-ut, PTK nuk do të ekzistonte. Ekzistenca dhe forcimi i vazhdueshëm i PTK është rezultati më i dukshëm i UNMIK-ut.
 
Me rastin e rihapjes se PTK-se ne nje interviste te mehereshme keni permendur te gjitha projektet qe tashti jane duke u realizuar - lidhja me Durres, Backbone i Internetit...etj, a mendoni se projektet jane duke ecur me shpejtesi te mjaftueshme?

Siç thash më heret, PTK ka arrijtur rezultate të admirueshme. Ndonjë projekt ndashta ka mundur të realizohen edhe më shpejtë, por « prej lëkure nuk dilet ». Duhet të jemi realist dhe të kënaqur me ate që është arrijtur. Me siguri të gjitha projektet që i kam përmendur në atë intervistë do të realizohen. Deri në një.

PTK-ja per dy vjet nuk ka arritur qe te siguroje ky[je ne Internet, kete e kane bere organizata te ndryshme jo qeveritare dhe kapitali privat shqiptare, a do të thote kjo se menyra alternative e telekomunikimit eshte me e suksesshme se sa ajo institucionale si[ eshte PTK-ja (sikur te mos ishin keta provajder alternativ, Kosova do te ishte e ckycur nga Interneti)?

Duhet ta dini se  PTK e ka pasë të gatshëm projektin e Internetit që në nëndor të vitit 1999, mirëpo nuk i është dhënë leja për t'a realizuar atë. Tani që e ka lejen, sigurisht që do t'a realizojë edhe këtë projekt të rëndësishëm. 
Nuk ekziston absolutisht asnjë arësye që "menyra alternative e telekomunikimit » siç e quani ju,  të jetë « me e suksesshme se sa ajo institucionale » përveq nëse dikush dëshiron të jetë kështu, si në rastin tonë. 
Në vend të konstatimit tuaj se " sikur te mos ishin keta provajder alternativ, Kosova do te ishte e ckycur nga Interneti " më drejtë do të ishte të thuhej se sikur PTK-së ti ishte lejuar realizimi i projektit të intenetit, Kosova me kohë do të kishte lidhje të mirëfilltë në rrjetin global të internetit. Kjo që e kemi sot është larg, shumë larg, asaj që duhet të ketë Kosova. Ju duket sikur keni kërkesa shumë modeste sa i përket internetit. 

Kosva do të mësojë se çka janë në të vërtetë shërbimet e internetit vetëm mbasi PTK të ket realizuar projektin e vet.  
Cka duhet te bejne Kosovaret qe te sigurojnë kodin e vet telefonik?

Kjo është qështje për ata që qeverisin me Kosvën. PTK-së ata duhet tia mundësojnë të funksionojë normalisht si çdo operator tjetër. Kjo nënkupton edhe krijimin e mundësisë që PTK të bëje optimizimin e rrugëzimit të trafikut ndërkombëtar. Pa asnjë kufizim. Kjo është thelbësore për afarizmin e saj pra është qështje biznesi e jo qështje politike.

Në fund, a kishit patur edhe ndonjë gjë për të shtuar, ndonjë porosi?

PTK është ende në fazën e rimëkëmbjes dhe i duhet mbështetëja dhe inkurajimi ynë. Rezultatet që i ka arrijtura deri tanu janë shumë të rëndësishme.  Të jemi real dhe të mos presim që shërbimet e saj të jenë menjëherë të krahasueshme me ato të operatorëve me përvojë të gjatë. Të kemi prasysh ambienti në të cilin vepron PTK. Është inters jetik i yni që PTK të konsolidohet e të forcohet. Të ardhurat që do tí krijojë ajo do të mundësojnë që nesër të jemi në gjendje ta mbajmë shtetin. 
Në asnjë mënyrë nuk duhet të biem në grackën e atyre që për përfitime personale, iu kanë vërsulur telekomunikacionit kosovar. Ata kritikojnë PTK-në djathtas e majtas, për të krijuar opinon se shpëtimi duhet kërkuar tek konkurrenca PTK-së. Atyre duhet thënë se ne kemi shëndetësi, arsim, siguri publike, pensione, e shërbime tjera jetike për të financuar; se ne kemi të varfur e jetima për të mbajtur; se nee kemi shtet për të mbajtur. Prandaj larg duart naga telekomunikacioni ynë!

--------------------------
Fundi i intervistes.

Me shume respekt,
Ismet Hamiti

-----Original Message-----
From: Besnik Pula [mailto:besnik at alb-net.com]
Sent: 04 January 2002 17:58
To: info-tech at alb-net.com
Subject: [Info-tech] Re: Filloi pun ën qendra e rrjetit internetor
"Dardania-Net" në selinë e PTK-së në Prshtinë


         *** Information Technology Forum *****
    Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
 
Vete fakti se jane 3-4 kompani ne treg dmth. se askush nuk ka monopol. Sipas
definicionit te fjales, monopol eshte kur vetem nje kompani e kontrollon nje
treg. Eshte e vertete se IPKO, Kujtesa, Koha dhe te tjeret kane cmime te
shtrejta per standardet e Kosoves mirepo kur merret parasysh se lidhja e
tyre realizohet permes satelitit, qe eshte shume e shtrejte, atehere
kuptohet se keto shpenzime do t'i barten konsumatorit. Por eshte merite e
ketyre kompanive, ne radhe te pare IPKO-s, qe sollen Internetin ne Kosove
dhe si rezultat ne shume qoshe te qyteteve te Kosoves ka internet cafe ku
cdokush mund te lidhet ne internet per nje pagese te vogel. Paramendoni
sikur te mos kishin ekzistuar IPKO, Kujtesa, Koha dhe te tjeret --
konsumatori kosovar do te ishte detyruar te pres deri sivjet qe te kete
lidhje direkte te internet.

Natyrisht se duhet te pershendetet puna e PTK-se dhe se ajo ka arritur ta
realizoje nje lidhje tokesore ne internet per Kosoven. Vete ky fakt i jep
nje epersi PTK-se ne treg, pasi qe lidhja tokesore eshte shume me stabile se
ajo satelitore, dhe nuk ka nevoje qe ajo te shfrytezoje monopolin e saj mbi
telefonine qe te jap sherbime te vecanta qe konkurrentet e saj nuk mund t'i
ofrojne. Sherbime qe, teknikisht, eshte e pamundur per konkurrentet t'i
ofrojne sepse per lidhjet telefonike edhe ata varen nga PTK-ja.  Natyrisht,
pervec nese PTK-ja ia krijon te njejten mundesi konkurrenteve, qe te ofrojne
lidhje me modem ku kompania e jo konsumatori do ta paguaje telefonaten
(dicka sikur numrat 1-800 ne Amerike).

Konkurrenca eshte gjithmone e shendoshe dhe nga ajo gjithmone perfiton
konsumatori. Shembulli me i mire eshte Vala900, shfrytezues i se ciles kam
qene mbi nje vit. Vala900 eshte sherbimi i telefonise mobile qe ofrohet nga
PTK-ja, e cila mban monopolin ne kete treg. Sherbimi eshte teper i dobet,
eshte e rralle qe lidhja merret me thirrjen e pare, cilesia e zerit eshte
shpesh e dobet dhe nuk eshte e rralle kur prishet tere rrjeti. Meqe
telefonia mobile eshte nje biznes i leverdishem une jam shume i bindur se ka
te tjere qe jane te interesuar te hyjne ne kete treg, por pengohen nga
UNMIK-u i cili monopolin mbi kete treg e ka lene ne duar te PTK-se, te cilen
e kontrollon vete. Natyrisht, sikur ky treg te ishte i hapur per
konkurrence, sot telefonia mobile ne Kosove do te ishte shume me cilesore
dhe me e lire. E te mos harrojme se edhe sa vende pune do te ishin krijuar
ne kete proces.

Te fala,
Besniku 


>        *** Information Technology Forum *****
>   Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
> Pershendetje,
> 
> Mendoj qe konkurenca eshte e shendoshe. Me formimin e konkurences me se
> shumti fiton konsumatori. Dmth monopoli i formuar nga dy kompani private ne
> Kosove (IPKO dhe Kujtesa) eshte thyer ne nje mase me kete promovim dhe
> fillim te punes se ISP Dardania-Net. Duhet te kihet parasysh se edhe po te
> ishte ne SHBA qmimet e dial-up te IPKO (1 ore = 2 marka gjermane ose 1
> dollar amerikan) do te ishte teper shtrejt (paramendoni standardin ejetes ne
> Kosove ne krahasim me standardin amerikan). Me kete monopol dy-tre vjeqar
> shfrytezuesit e internetit ne Kosove kane qene te ngujuar sepse njemend kane
> qene qmimet absurde. IPKO e cila eshte themeluar nga organizata humanitare
> IRC nga Nju Jorku si nje projekt humanitar dhe jo-profitabil, ka bere qe
> IPKO t'i thej disa ligje humaniteti dhe te shes aksesin ne internet me qmime
> shume te larta dhe ate ne emer te "humanitetit".
> 
> Nga zemra i deshiroj suksese te medha Post Telekomit te Kosoves suksese ne
> punen e posafilluar dhe me shprese se edhe IPKO, COMPTEAM, KUJTESA, KOHA dhe
> ISP-te e tjera te mblidhen mend dhe te dijne se nuk shkon gjithmon te mjelet
> nje popull i posadalur nga lufta, edhe nje dihet qe me qmime te larta siq i
> kan pas deri me tash organizatat "humanitare" dhe private ne kosove vetem
> mund te bllokohet sa me shume rrjedhja dhe perfshirja sa me e madhe e
> popullates se Kosoves ne Internet.
> 
> Me respekt:
> Edmond Pruthi
> 
> 
> 
> 
> 
> ----- Original Message -----
> From: "Besnik Pula" <besnik at alb-net.com>
> To: <info-tech at alb-net.com>
> Sent: Wednesday, January 02, 2002 11:26 AM
> Subject: Re: [Info-tech] RE: [Info-tech]Re: [Info-tech] Filloi pun ën qendra
> e rrjetit internetor "Dardania-Net" në selinë e PTK-së në Prshtinë
> 
> 
>        *** Information Technology Forum *****
>   Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
> Besnik dhe te tjeret,
> 
> ofrimi i lidhjes ne internet me modem me telefon pa pagese vertete eshte
> oferte e mire, por nga ana tjeter kjo paraqet konkurrence jolojale nga
> PTK-ja. PTK-ja, duke pasur monopol mbi lidhjet telefonike e shfrytezon kete
> per te dhene oferta te cilat konkurrentet nuk mund t'i ofrojne. Kjo paraqet
> nje praktike monopoliste dhe eshte e demshme per tregun e telekomunikimeve
> ne Kosove.
> 
> -Besniku
> 
>>        *** Information Technology Forum *****
>>   Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>> Zoti Hoxha,
>> 
>> Besoj se urimi juaj nuk me eshte drejtuar mua personalisht por i eshte i
>> drejtuar atyne qe e kane realizuar kete projekt, sepse une nuk kam marre
>> pjese ne realizimin e ketij projekti.
>> Duke qene se profesioni im eshte ne fushen e teknologjise telekomunikuese,
>> punoj per BT ne departmentin e teknologjise se rrjetave IP (IP Network
>> Engineering), i percjell me vemendje zhvillimet e kesaj lamie ne Kosove,
> cka
>> ne njefare menyre edhe eshte qellimi i kesaj liste. Prandaj edhe percolla
>> lajmin per Darda-netin.
>> 
>> Ne nderkohe jam njoftuar se ky sherbim ne fillim eshte vetem nepermjet
>> modemit (dial-up) dhe se lloji i sherbimit do te jete per qmim fix mujor,
>> qasja do te jete e pakufizuar dhe thirrja telefonike falas. Kjo sigurisht
> qe
>> do ta ve ne pozite te palakmueshme konkurrencen (lidhjen ne internet
> permes
>> modemit e ofrojne edhe furnizues te tjere interneti ne Kosove, IPKO dhe ne
>> mos gabofsha Koha). Megjithate ofrimi i kyqjes ne internet pa paguar
>> thirrjen telefonike, shpresoj te jete atraktive per konsumatoret kosovare,
>> dhe te ndikoje ne depertimin sa me te thelle te internetin ne Kosove.
>> 
>> Cdo te mire
>> 
>> Besniku
>> 
>> 
>> 
>> -----Original Message-----
>> From: Naim Hoxha [mailto:naimhoxha at komtel-pe.com]
>> Sent: 31 December 2001 11:53
>> To: info-tech
>> Subject: [Info-tech]Re: [Info-tech] Filloi punën qendra e rrjetit
>> internetor "Dardania-Net" në selinë e PTK-së në Prshtinë
>> 
>> 
>>        *** Information Technology Forum *****
>>   Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>> Z. Besnik,
>> Ju peruroj dhe pergezoj kete sukses te madh qe e keni arritur.
> Njekohesisht,
>> per vitin e ri 2002, ju deshiroj suksese te reja ne sendertimin e nje
>> infrastrukture informatike dhe telekomunikuese bashkekohore dhe krijimin e
>> nje ambienti teknologjik ne Kosove qe do te jete tregues dhe deshmues per
>> gatishmerine tone ne synimet tona kah evropeizimi i shtetit tone.
>> Naim Hoxha
>> 
>> ----- Original Message -----
>> From: <besnik.grajqevci at bt.com>
>> To: <info-tech at alb-net.com>
>> Sent: 27.12.2001 2:59 PM
>> Subject: [Info-tech] Filloi punën qendra e rrjetit internetor
> "Dardania-Net"
>> në selinë e PTK-së në Prshtinë
>> 
>> 
>>>          *** Information Technology Forum *****
>>>     Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>>>  E enjte, Dhjetor 27, 2001
>>>  Filloi punën qendra e rrjetit internetor "Dardania-Net" në selinë e
>> PTK-së
>>> në Prshtinë"
>>> 
>>> Prishtinë, 27 dhjetor - Në bashkëpunim me teknologjinë informative
>>> "Infonova" dhe me ndihmën e shërbimit për çështje postare,
>> infrastrukturale
>>> dhe të telekomunimkimit të UNMIK-ut, PTK-ja ka lëshuar në shfrytëzim këto
>>> ditë platformën internetore "Dardania-Net", me të cilën ofrohen shërbime
>>>>> internetit për të gjithë shfrytëzuesit afaristë dhe privatë në mbarë
>>> Kosovën. Qendra e rrjetit "Dardania-Net" është vendosur në selinë
> kryesore
>>> të PTK-së në Prishtinë. Me zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të saj në
>> fillim
>>> të vitit të vijues, do të lidhen të gjitha qytetet më të mëdha të
> Kosovës.
>>> Kështu, arrihet qëllimi i zgjerimit të infrastrukturës telekomunikuese në
>>> Kosovë, që është nevojë e kahmotshme.
>>> 
>>> 
>>> Infromata eshte marre nga QIK-u
>>> 
>>> Besnik Grajqevci
>>> _______________________________________________
>>> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
>>> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
>>> 
>> 
>> _______________________________________________
>> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
>> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
>> _______________________________________________
>> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
>> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
>> 
> 
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
> 
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
> 

_______________________________________________
Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech



More information about the Info-Tech mailing list