Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] Re: [Info-tech] RE: [Info-tech]Re: [Info-tech] Filloi pun ën qendra e rrjetit internetor "Dardania-Net" në selinë e PTK-së në Prshtinë

Edmond Pruthi p9bomba at hotmail.com
Wed Jan 2 12:17:29 EST 2002


Pershendetje,

Mendoj qe konkurenca eshte e shendoshe. Me formimin e konkurences me se
shumti fiton konsumatori. Dmth monopoli i formuar nga dy kompani private ne
Kosove (IPKO dhe Kujtesa) eshte thyer ne nje mase me kete promovim dhe
fillim te punes se ISP Dardania-Net. Duhet te kihet parasysh se edhe po te
ishte ne SHBA qmimet e dial-up te IPKO (1 ore = 2 marka gjermane ose 1
dollar amerikan) do te ishte teper shtrejt (paramendoni standardin ejetes ne
Kosove ne krahasim me standardin amerikan). Me kete monopol dy-tre vjeqar
shfrytezuesit e internetit ne Kosove kane qene te ngujuar sepse njemend kane
qene qmimet absurde. IPKO e cila eshte themeluar nga organizata humanitare
IRC nga Nju Jorku si nje projekt humanitar dhe jo-profitabil, ka bere qe
IPKO t'i thej disa ligje humaniteti dhe te shes aksesin ne internet me qmime
shume te larta dhe ate ne emer te "humanitetit".

Nga zemra i deshiroj suksese te medha Post Telekomit te Kosoves suksese ne
punen e posafilluar dhe me shprese se edhe IPKO, COMPTEAM, KUJTESA, KOHA dhe
ISP-te e tjera te mblidhen mend dhe te dijne se nuk shkon gjithmon te mjelet
nje popull i posadalur nga lufta, edhe nje dihet qe me qmime te larta siq i
kan pas deri me tash organizatat "humanitare" dhe private ne kosove vetem
mund te bllokohet sa me shume rrjedhja dhe perfshirja sa me e madhe e
popullates se Kosoves ne Internet.

Me respekt:
Edmond Pruthi





----- Original Message -----
From: "Besnik Pula" <besnik at alb-net.com>
To: <info-tech at alb-net.com>
Sent: Wednesday, January 02, 2002 11:26 AM
Subject: Re: [Info-tech] RE: [Info-tech]Re: [Info-tech] Filloi pun ën qendra
e rrjetit internetor "Dardania-Net" në selinë e PTK-së në Prshtinë


         *** Information Technology Forum *****
    Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
 Besnik dhe te tjeret,

ofrimi i lidhjes ne internet me modem me telefon pa pagese vertete eshte
oferte e mire, por nga ana tjeter kjo paraqet konkurrence jolojale nga
PTK-ja. PTK-ja, duke pasur monopol mbi lidhjet telefonike e shfrytezon kete
per te dhene oferta te cilat konkurrentet nuk mund t'i ofrojne. Kjo paraqet
nje praktike monopoliste dhe eshte e demshme per tregun e telekomunikimeve
ne Kosove.

-Besniku

>        *** Information Technology Forum *****
>   Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
> Zoti Hoxha,
>
> Besoj se urimi juaj nuk me eshte drejtuar mua personalisht por i eshte i
> drejtuar atyne qe e kane realizuar kete projekt, sepse une nuk kam marre
> pjese ne realizimin e ketij projekti.
> Duke qene se profesioni im eshte ne fushen e teknologjise telekomunikuese,
> punoj per BT ne departmentin e teknologjise se rrjetave IP (IP Network
> Engineering), i percjell me vemendje zhvillimet e kesaj lamie ne Kosove,
cka
> ne njefare menyre edhe eshte qellimi i kesaj liste. Prandaj edhe percolla
> lajmin per Darda-netin.
>
> Ne nderkohe jam njoftuar se ky sherbim ne fillim eshte vetem nepermjet
> modemit (dial-up) dhe se lloji i sherbimit do te jete per qmim fix mujor,
> qasja do te jete e pakufizuar dhe thirrja telefonike falas. Kjo sigurisht
qe
> do ta ve ne pozite te palakmueshme konkurrencen (lidhjen ne internet
permes
> modemit e ofrojne edhe furnizues te tjere interneti ne Kosove, IPKO dhe ne
> mos gabofsha Koha). Megjithate ofrimi i kyqjes ne internet pa paguar
> thirrjen telefonike, shpresoj te jete atraktive per konsumatoret kosovare,
> dhe te ndikoje ne depertimin sa me te thelle te internetin ne Kosove.
>
> Cdo te mire
>
> Besniku
>
>
>
> -----Original Message-----
> From: Naim Hoxha [mailto:naimhoxha at komtel-pe.com]
> Sent: 31 December 2001 11:53
> To: info-tech
> Subject: [Info-tech]Re: [Info-tech] Filloi punën qendra e rrjetit
> internetor "Dardania-Net" në selinë e PTK-së në Prshtinë
>
>
>        *** Information Technology Forum *****
>   Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
> Z. Besnik,
> Ju peruroj dhe pergezoj kete sukses te madh qe e keni arritur.
Njekohesisht,
> per vitin e ri 2002, ju deshiroj suksese te reja ne sendertimin e nje
> infrastrukture informatike dhe telekomunikuese bashkekohore dhe krijimin e
> nje ambienti teknologjik ne Kosove qe do te jete tregues dhe deshmues per
> gatishmerine tone ne synimet tona kah evropeizimi i shtetit tone.
> Naim Hoxha
>
> ----- Original Message -----
> From: <besnik.grajqevci at bt.com>
> To: <info-tech at alb-net.com>
> Sent: 27.12.2001 2:59 PM
> Subject: [Info-tech] Filloi punën qendra e rrjetit internetor
"Dardania-Net"
> në selinë e PTK-së në Prshtinë
>
>
>>          *** Information Technology Forum *****
>>     Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>>  E enjte, Dhjetor 27, 2001
>>  Filloi punën qendra e rrjetit internetor "Dardania-Net" në selinë e
> PTK-së
>> në Prshtinë"
>>
>> Prishtinë, 27 dhjetor - Në bashkëpunim me teknologjinë informative
>> "Infonova" dhe me ndihmën e shërbimit për çështje postare,
> infrastrukturale
>> dhe të telekomunimkimit të UNMIK-ut, PTK-ja ka lëshuar në shfrytëzim këto
>> ditë platformën internetore "Dardania-Net", me të cilën ofrohen shërbime
>>> internetit për të gjithë shfrytëzuesit afaristë dhe privatë në mbarë
>> Kosovën. Qendra e rrjetit "Dardania-Net" është vendosur në selinë
kryesore
>> të PTK-së në Prishtinë. Me zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të saj në
> fillim
>> të vitit të vijues, do të lidhen të gjitha qytetet më të mëdha të
Kosovës.
>> Kështu, arrihet qëllimi i zgjerimit të infrastrukturës telekomunikuese në
>> Kosovë, që është nevojë e kahmotshme.
>>
>>
>> Infromata eshte marre nga QIK-u
>>
>> Besnik Grajqevci
>> _______________________________________________
>> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
>> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
>>
>
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
>

_______________________________________________
Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech




More information about the Info-Tech mailing list