Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] Kosova fiton " pavarësinë telefonike"

Kujtim Tali kujtimt at ameritech.net
Fri Apr 26 12:50:09 EDT 2002


Lidhja ne TBL eshte nje lajme shume i mire. Ndoshta eshte pake e vonuar
por ma mire dikur se ....

Ne lidhje me kete i kame dy pyetje per te cilat po shpresoje se dikushe
ne list do te kete pergjigje.

1. Pas lidhjese se Kosoves ne TBL, si do te behet routing i thirjes
telefonike, apo me mire me thene si do te garantohet qe thirja e cila
vjen nga jashte do te shkoje neper kete trunk. Nese thirja behet nga
SHBA, sistemi sinjalizues (SS7 ne SHBA) do te lexoje 381 dhe do ta
vendos shtegun ne trunks te cilet jane te para-konfiguruar neper
komutator perkates. Sipas te gjitha gjasave kjo thirje do te dergohet ne
ndonje sistem tranzitor te Unionit Serbi e Mal i Zi (USMZ) e nga atje,
duke lexuar kodin e qytetit, do te drejtohet ne regjion/qytet te
caktuar. Pra, kodi 381 ne kete rast do te jete vendimtar per vendosjen e
shtegut (call setup). 

Pyetje: A eshte bere ndonje kerkese apo oferte (me cmime me te ulte) tek
operatoret nderkombtar qe ti ndroje konfigurimet ne sistemet e tyre ne
ate menyre qe keto thirje per 381 te shkojene nepermjete
Durrsit-Kosoves. Ne kete rast Kosova do te behej qender tranzitore
shtese per trafikun e dedikuar per 381, duke perfshire edhe USMZ.

Nese thirje gjenerohet nga Kosova, atehere nuk do te jete problem qe
shtegu te drejtohet nepermjet Durrsit, kuptohet pasi qe te behen
modifikimet e caktuara ne sistemet sinjalizuese the ne komutatoret
perkates.

Gjithashtu, thirjet e dedikuara per 37744xxxxxx nuk to duhej qe te jene
problematike (operatori i Monakos).


2. Pytje: Si do te behet pagesa reciproke nese thirja generohet nga
jashte e eshte dedikuar per Kosoven (p.sh 38138xxxxxx - Prishtina). Ne
base te reciprocitetit pagesa ndahet me operatorin zyrtat qe e menagjon
381 (ne kete rast me dike ne USMZ).



Ne funde edhe nje anomali me cemimet e thirjeve nga Kosova:

Para ca javesh isha ne Kosove dhe atje perdora telefonin tim mobil te
Nextel-it, operator ne SHBA. 

Cemimi per nje minute ishte $3.99 !!!!!

Sa per ilustrim te njejtin telefon (operator) e kame perdore per thirje
nega Evropa (Angli, Germani, Austri, Sloveni dhe Maqedoni,) Cemimi ishte
nga $0.79 deri ne $1.29 per minut), kurse prej Azis te Larget (Honk
Kong, Singapur dhe Kore Jugore) dhe Amerikes Jugore (Argjentine, Brazil,
Chile, Venezuel) prej $1.29 deri me $1.99.

Nga kjo po duket se cemimet telefonike nga Kosova duhen te krahasohen me
ato nga planeti Mars.

Ju pershendes,
Kujtim Tali

"Hamiti, Ismet" wrote:
> 
>          *** Information Technology Forum *****
>     Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>  Z. Arianit,
> Nuk keni aspak faj qe nuk i kuptoni keto deklarata kaq konfuze. Ja si
> qendron puna me "pavaresine telefonike" qe flitet ne keto shkrime:
> (1)Deri tani, Kosova ka qene e lidhur me boten me dy siteme transmetuese:
> kabellin optik kah Beogradi dhe sistemin satelitor me Monakon.
> (2) Keto sisteme nuk kane mundesuar optimizimin e rrugezimit te trafikut
> nderkombetar nga dhe kah Kosova. Trafiku nga rrjeti fiks i Kosoves eshte
> rrugezuar (dhe rrugezohet akoma) neper qendren transitore ne Beograd, siç ka
> qene para lufte, kurese trafiku nga rrjeti mobil rrugezohet neper qenden
> transitore ne Monako. Rrjedhimisht çmimet per konsumatoret e Kosoves per
> biseda nderkometare kane qene te shtrenjta.
> (3) Sistemit transmetues deri ne Durres mundeson lidhjen e Prishtines me
> sitemet transmetuese TBL (Trans Balkanic Line) qe lidhe Europen Perendimore
> me Stambollin dhe metutje Azine, dhe ADRIA qe lidhe Europen Veriore me
> Lindjen e Mesme. Qe te dy keto sisteme kalojne neper Durre.
> (4) Sistemi radio-rele mes Prishtines dhe Durresit mundeson, bje fjala,
> kalimin e lidhjes me Monakon nga sistemi satelitor ne ate tokesor per te
> zvogluar shpenzimet dhe per te permirsusr kualitetin.
> (5) Ky sistem mundeson edhe rrugezimin e trafikut ne menyre direkte me
> operatore tjere, ne menyre bilaterale, me qellim te zvogelimit te
> shpenzimeve dhe rrjedhimisht edhe te çmimeve per konsumatoret e te dy
> operatoreve. Bje fjala nese operatori A i nje vendi ka trafik te
> konsiderueshem me Prishtinen, ai mund ta gjene te leverdishme per te krijuar
> nje tufe kanalesh direkt me Prishtinen permes TBLs ose ADRIAs me Prishtinen,
> pr t'iu shmangur shpenzimeve te tranzitimit permes Beogradit.
> (6) Eshte e pakuptueshme pra pse i ipet kesaj qeshtje ngjyre politike, kure
> ne te vertete kjo eshte qeshtje e paster bisnesi.
> (7) Kjo, per fat te keq, behet edhe me "kodin nderkombetar". Kodi
> nderkombetar do t'iu mundesonte konsumatoreve te Kosoves çmime me te
> volitshme sepse rrugezimi i trafikut to te behej me me pak shpenzime per
> operatorin (least cost routing). Por kodi nderkombetar do te eliminonte edhe
> situate e "pazakonte" qe eshte krijuar. Nuk ka shembull tjeter ne bote ku ne
> nje vend te perdoren dy kode nderkombetare. Por  kjo eshte qeshtje qe duhet
> t 'a zgjedhin ata qe qeverisin me Kosoven. Ata nuk e kane bere as me te
> voglen perpjekje ne kete drejtim pikerisht sepse gabimisht e kane
> konsideruar kete si qeshtje politike. Deklaratat konfuze, si ne shkrimet qe
> i sillni, nuk ndihmojne ne tejkalimin e pekepamjeve te gabuara te UNMIK-ut
> per kete qeshtje.
> (8) Te shtoj ne fund, se sistemi transmetues per lidhje me TBLne dhe ADRIAn
> eshte vonuar shume. Bje fjala Mali i Zi eshte lidhur ne Durres para dy
> vjetesh, bile me kabell optik. Sa i perket PTK-se, me sa e dij une, leja nga
> UNMIK-u per ndertimin e ketij sistemi eshte marre krejt ne fund te mandatit
> te Kouchner-it. Fajin per vonesen deri atehere pra e ka UNMIK-u, kurese per
> vonesen qe nga atehere deri ne ditet e sotme e kane Albtelekomi dhe PTK.
> Me shume respekt,
> Ismet Hamiti
> 
> 
> -----Original Message-----
> From: Arianit Çelaj [mailto:a_celaj at yahoo.co.uk]
> Sent: 25 April 2002 18:30
> To: info-tech at alb-net.com
> Subject: RE: [Info-tech] Kosova fiton "pavarësinë telefonike"
> 
>          *** Information Technology Forum *****
>     Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>  Me tutje ja edhe nje lajm ne lidhje me "pavaresine telefonike" e
> Kosoves. Nuk i kam gjerat e qarta. Si(ose)a mund te jete PTK-ja e
> pavarrur dhe megjithate ta shfyrtezoje kodin 381 te cilin do te vazhdoje
> ta perdore edhe Serbija. A ka kush info. me te hollesishme per kete
> marreveshje/kontrate. Albakomi a eshte prone shteterore apo ndonje firme
> private, apo kush deh cka jane ata? Duke ju kerkuar ndjese per mosdijen
> time
> Ju pershendes
> 
> Arianiti
> 
> Post-Telekomi edhe më pranë pavarësisë, lidhjet ndërkombëtare tashmë
> bëhen nga Durrësi
> 
> 
> PRISHTINE, 25 prill - Post-Telekomi i Kosovës bëri sot edhe një hap që
> çon drejt pavarësimit të sistemit të telekomunikacionit kosovar. Tash e
> tutje, të gjitha lidhjet e telekomunikimit ndërkombëtar do të bëhen
> përmes Durrësit. Në ambientete e Post telekomit të Kosovës sot u
> nënshkrua një kontratë për lidhje komunikuese ndërmjet Post Telekomit të
> Kosovës dhe Albakomit të Shqipërisë. Drejtoresha e Post Telekomit të
> Kosovës, Leme Xhema tha se me nënshkrimin e kësaj kontrate Post-Telekomi
> i Kosovës, dalëngadalë po pavarësohet. Ndërsa sipas drejtorit të
> përgjithshëm të Albakomit të Shqipërisë, Sokol Godo, kjo kontratë vetëm
> se do të ndihmojë për një bashkëpunim më të madh ndërmjet këtyre dy
> institicioneve. "Me nënshkrimin e kësaj kontrate Post-Telekomi i Kosovës
> po  shkëputet gradualisht nga kodi telefonik 381", theksoi më tej Xhema.
> Ajo më tej shtoi se së shpejti do të nënshkruhen kontrata operimi edhe
> me kompani të tjera telekomunikuese. Megjithatë, sipas Xhemës, kodi
> telefonik 381 nuk do do të ndërrohet por do të mbetet ende rezervë.
> 
> _________________________________________________________
> Do You Yahoo!?
> Get your free @yahoo.com address at http://mail.yahoo.com
> 
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech



More information about the Info-Tech mailing list