| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] Agjensia qe shproneson Kosoven - edhe njehere rre th kesaj temebesnik.grajqevci at bt.com besnik.grajqevci at bt.comFri Apr 26 06:31:19 EDT 2002
Ne emalin e meparme e kam shkru " edhe kryetari i parlamentit te Kosoves, Hamdi Daci", eshte fjala per gabim timin, e je qe Parlamenti i Kosoves e ka nderru kryetarin apo Kryetari e ka nderru emrin. Kerkoj ndjese per kete gabim dhe i falenderohem Arianit Celajt qe ma terhoqi vemendjen per kete. Fjalia eshte dashte te jete: "Gjykuar sipas debatit qe pashe mbreme ne RTK, edhe kryetari i parlamentit te Kosoves, Nexhat Daci, ka rezerva..." Besniku P.S. Per informim me te plote ja edhe raporti i Radi21, per kete mbledhje. Diskutohet agjencia për privatizim, Daci: S'do miratojmë asnjë rregullore nëse është diskriminuese PRISHTINE, 25 prill - "Kurrfarë ligji dhe rregullore nuk do të miratohet nga Parlamenti i Kosovës, nëse ato konsiderohen diskriminuese nga ekspertët dhe institucionet vendore", theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci në mledhjen e Odës Ekonomike të Kosovës.Në këtë takim u diskutua për draftregulloren e UNMIK-ut mbi themelimin e Agjencisë së Mirëbesimit. Pjesëmarrësit e institucioneve të ndryshme ekonomike dhe juridike të vendit dhanë shumë vërejtje për rregulloren në fjalë. Ata kërkuan nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi që para se të merren vendimet përfundimtare të shqyrtohen më mirë kompetencat e kësaj agjencie. Disa prej diskutantëve thanë se kjo rregullore për privatizim ka mjaft mangësive dhe është në hamendje që të pranohet për ekonominë e vendit. Rregulloren në fjalë kryetari i Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci e quajti "Agjencia kosovare e vetëbesimit të UNMIK-ut". Edhe sipas Dacit kjo rregullore ka shumë mangësi të cilat duhet të shqyrtohen. Ndërkaq kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Ismail Kastrati theksoi se në këtë rregullore mbeten shumë çështje të pasqaruara. Ndërsa sipas kryetarit të "Riinvest"-it, Muhamet Mustafës, ajo që është më rendësi për të sqaruar në draftrregulloren e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, është administrata e mbikqyrjes dhe kompetencat e saj në menaxhimin e ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës. Edhe diskutuesit e tjerë paraqitën vërejtje dhe sugjerime e të cilat duhet të merren parasysh nga Qevria e kosovës dhe Kuvendi para se të merren vendimet përfundimtare të kësaj agjencie. Këshilltari për çështje ekonomike i kryeministrit të Kosovës, Safet Merofci theksoi se Qeveria e Kosovës do të jetë shumë e ashpër ndaj atyre ligjeve dhe rregulloreve që nuk janë në favor të ndërtimit dhe zhvillimit ekonomisë kosovare. Sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme ekonomike dhe juridike, "UNMIK-u duhet t'i pranojë vërejtjet dhe sugjerimit e ekspertëve vendorë, nëse duam të kemi një ekonomi të qëndrueshme dhe stabile". -----Original Message----- From: besnik.grajqevci at bt.com [mailto:besnik.grajqevci at bt.com] Sent: 26 April 2002 11:04 To: info-tech at alb-net.com Subject: RE: [Info-tech] Agjensia qe shproneson Kosoven - edhe njehere rre th kesaj teme *** Information Technology Forum ***** Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/ Gjykuar sipas debatit qe pashe mbreme ne RTK, edhe kryetari i parlamentit te Kosoves, Hamdi Daci, ka rezerva ndaj struktures, kompetencave dhe pergjegjesive te Agjensise se Mirebesimit. Bile ai premtoi se parlamenti i Kosoves ne asnje menyre nuk do ta aprovoi kete dokument ne kete forme. Ai gjithashtu permendi 'perfaqesimin' e Kosovareve ne kete agjensi dhe e quajti kete "perfaqesim dekor" sepse ne fakt vullneti i Kosovareve mund te injorohet, perkunder prezences se perfaqesuesve te tij ne kete agjensi. Per fat te keq unuk munda te mesoj se ku eshte mbajt ky takim, dhe kush ishin pjesemarresit ne te (transmetimi kishte filluar kur une fillova ta shiqoj). Me vjen keq qe nuk mund te jap ketu nje permbledhje te asaj se cka u fol aty, por une vetem deshta ta ndaj me ju kenaqesine qe institucionet e Kosoves megjithate nuk jane ne gjume aq te thelle. me respekt Besniku _______________________________________________ Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
More information about the Info-Tech mailing list |