Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

RE: [Info-tech] Kosova fiton "pavarësinë telefonike"

Hamiti, Ismet ismet.hamiti at itu.int
Fri Apr 26 04:15:53 EDT 2002


Z. Arianit,
Nuk keni aspak faj qe nuk i kuptoni keto deklarata kaq konfuze. Ja si
qendron puna me "pavaresine telefonike" qe flitet ne keto shkrime:
(1)Deri tani, Kosova ka qene e lidhur me boten me dy siteme transmetuese:
kabellin optik kah Beogradi dhe sistemin satelitor me Monakon. 
(2) Keto sisteme nuk kane mundesuar optimizimin e rrugezimit te trafikut
nderkombetar nga dhe kah Kosova. Trafiku nga rrjeti fiks i Kosoves eshte
rrugezuar (dhe rrugezohet akoma) neper qendren transitore ne Beograd, siç ka
qene para lufte, kurese trafiku nga rrjeti mobil rrugezohet neper qenden
transitore ne Monako. Rrjedhimisht çmimet per konsumatoret e Kosoves per
biseda nderkometare kane qene te shtrenjta.
(3) Sistemit transmetues deri ne Durres mundeson lidhjen e Prishtines me
sitemet transmetuese TBL (Trans Balkanic Line) qe lidhe Europen Perendimore
me Stambollin dhe metutje Azine, dhe ADRIA qe lidhe Europen Veriore me
Lindjen e Mesme. Qe te dy keto sisteme kalojne neper Durre.
(4) Sistemi radio-rele mes Prishtines dhe Durresit mundeson, bje fjala,
kalimin e lidhjes me Monakon nga sistemi satelitor ne ate tokesor per te
zvogluar shpenzimet dhe per te permirsusr kualitetin. 
(5) Ky sistem mundeson edhe rrugezimin e trafikut ne menyre direkte me
operatore tjere, ne menyre bilaterale, me qellim te zvogelimit te
shpenzimeve dhe rrjedhimisht edhe te çmimeve per konsumatoret e te dy
operatoreve. Bje fjala nese operatori A i nje vendi ka trafik te
konsiderueshem me Prishtinen, ai mund ta gjene te leverdishme per te krijuar
nje tufe kanalesh direkt me Prishtinen permes TBLs ose ADRIAs me Prishtinen,
pr t'iu shmangur shpenzimeve te tranzitimit permes Beogradit. 
(6) Eshte e pakuptueshme pra pse i ipet kesaj qeshtje ngjyre politike, kure
ne te vertete kjo eshte qeshtje e paster bisnesi. 
(7) Kjo, per fat te keq, behet edhe me "kodin nderkombetar". Kodi
nderkombetar do t'iu mundesonte konsumatoreve te Kosoves çmime me te
volitshme sepse rrugezimi i trafikut to te behej me me pak shpenzime per
operatorin (least cost routing). Por kodi nderkombetar do te eliminonte edhe
situate e "pazakonte" qe eshte krijuar. Nuk ka shembull tjeter ne bote ku ne
nje vend te perdoren dy kode nderkombetare. Por  kjo eshte qeshtje qe duhet
t 'a zgjedhin ata qe qeverisin me Kosoven. Ata nuk e kane bere as me te
voglen perpjekje ne kete drejtim pikerisht sepse gabimisht e kane
konsideruar kete si qeshtje politike. Deklaratat konfuze, si ne shkrimet qe
i sillni, nuk ndihmojne ne tejkalimin e pekepamjeve te gabuara te UNMIK-ut
per kete qeshtje.
(8) Te shtoj ne fund, se sistemi transmetues per lidhje me TBLne dhe ADRIAn
eshte vonuar shume. Bje fjala Mali i Zi eshte lidhur ne Durres para dy
vjetesh, bile me kabell optik. Sa i perket PTK-se, me sa e dij une, leja nga
UNMIK-u per ndertimin e ketij sistemi eshte marre krejt ne fund te mandatit
te Kouchner-it. Fajin per vonesen deri atehere pra e ka UNMIK-u, kurese per
vonesen qe nga atehere deri ne ditet e sotme e kane Albtelekomi dhe PTK. 
Me shume respekt,
Ismet Hamiti
 

-----Original Message-----
From: Arianit Çelaj [mailto:a_celaj at yahoo.co.uk]
Sent: 25 April 2002 18:30
To: info-tech at alb-net.com
Subject: RE: [Info-tech] Kosova fiton "pavarësinë telefonike" 


         *** Information Technology Forum *****
    Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
 Me tutje ja edhe nje lajm ne lidhje me "pavaresine telefonike" e
Kosoves. Nuk i kam gjerat e qarta. Si(ose)a mund te jete PTK-ja e
pavarrur dhe megjithate ta shfyrtezoje kodin 381 te cilin do te vazhdoje
ta perdore edhe Serbija. A ka kush info. me te hollesishme per kete
marreveshje/kontrate. Albakomi a eshte prone shteterore apo ndonje firme
private, apo kush deh cka jane ata? Duke ju kerkuar ndjese per mosdijen
time
Ju pershendes

Arianiti



Post-Telekomi edhe më pranë pavarësisë, lidhjet ndërkombëtare tashmë
bëhen nga Durrësi
 

PRISHTINE, 25 prill - Post-Telekomi i Kosovës bëri sot edhe një hap që
çon drejt pavarësimit të sistemit të telekomunikacionit kosovar. Tash e
tutje, të gjitha lidhjet e telekomunikimit ndërkombëtar do të bëhen
përmes Durrësit. Në ambientete e Post telekomit të Kosovës sot u
nënshkrua një kontratë për lidhje komunikuese ndërmjet Post Telekomit të
Kosovës dhe Albakomit të Shqipërisë. Drejtoresha e Post Telekomit të
Kosovës, Leme Xhema tha se me nënshkrimin e kësaj kontrate Post-Telekomi
i Kosovës, dalëngadalë po pavarësohet. Ndërsa sipas drejtorit të
përgjithshëm të Albakomit të Shqipërisë, Sokol Godo, kjo kontratë vetëm
se do të ndihmojë për një bashkëpunim më të madh ndërmjet këtyre dy
institicioneve. "Me nënshkrimin e kësaj kontrate Post-Telekomi i Kosovës
po  shkëputet gradualisht nga kodi telefonik 381", theksoi më tej Xhema.
Ajo më tej shtoi se së shpejti do të nënshkruhen kontrata operimi edhe
me kompani të tjera telekomunikuese. Megjithatë, sipas Xhemës, kodi
telefonik 381 nuk do do të ndërrohet por do të mbetet ende rezervë.





_________________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get your free @yahoo.com address at http://mail.yahoo.com

_______________________________________________
Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech



More information about the Info-Tech mailing list