| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-TechRE: [Info-tech] Kosova fiton "pavarësinë telefonike"Arianit Çelaj a_celaj at yahoo.co.ukThu Apr 25 12:30:19 EDT 2002
Me tutje ja edhe nje lajm ne lidhje me "pavaresine telefonike" e Kosoves. Nuk i kam gjerat e qarta. Si(ose)a mund te jete PTK-ja e pavarrur dhe megjithate ta shfyrtezoje kodin 381 te cilin do te vazhdoje ta perdore edhe Serbija. A ka kush info. me te hollesishme per kete marreveshje/kontrate. Albakomi a eshte prone shteterore apo ndonje firme private, apo kush deh cka jane ata? Duke ju kerkuar ndjese per mosdijen time Ju pershendes Arianiti Post-Telekomi edhe më pranë pavarësisë, lidhjet ndërkombëtare tashmë bëhen nga Durrësi PRISHTINE, 25 prill - Post-Telekomi i Kosovës bëri sot edhe një hap që çon drejt pavarësimit të sistemit të telekomunikacionit kosovar. Tash e tutje, të gjitha lidhjet e telekomunikimit ndërkombëtar do të bëhen përmes Durrësit. Në ambientete e Post telekomit të Kosovës sot u nënshkrua një kontratë për lidhje komunikuese ndërmjet Post Telekomit të Kosovës dhe Albakomit të Shqipërisë. Drejtoresha e Post Telekomit të Kosovës, Leme Xhema tha se me nënshkrimin e kësaj kontrate Post-Telekomi i Kosovës, dalëngadalë po pavarësohet. Ndërsa sipas drejtorit të përgjithshëm të Albakomit të Shqipërisë, Sokol Godo, kjo kontratë vetëm se do të ndihmojë për një bashkëpunim më të madh ndërmjet këtyre dy institicioneve. Me nënshkrimin e kësaj kontrate Post-Telekomi i Kosovës po shkëputet gradualisht nga kodi telefonik 381, theksoi më tej Xhema. Ajo më tej shtoi se së shpejti do të nënshkruhen kontrata operimi edhe me kompani të tjera telekomunikuese. Megjithatë, sipas Xhemës, kodi telefonik 381 nuk do do të ndërrohet por do të mbetet ende rezervë. _________________________________________________________ Do You Yahoo!? Get your free @yahoo.com address at http://mail.yahoo.com
More information about the Info-Tech mailing list |