| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] Agjensia qe shproneson KosovenHamiti, Ismet ismet.hamiti at itu.intThu Apr 25 04:38:47 EDT 2002
Z. Andi, Une pajtohem per çfaredo forme qe siguron profesionalizem, transparence dhe dhenje llogarie organeve legjitime te Kosoves, gjate procesit te transformimit te prones se Kosoves, pa i cenuar autorizimet e asnjeres pale - pra as Administratorit e as Institucioneve te Kosoves. Keshtu siç eshte propozuar ne rregullore, pasuria e Kosoves u besohet gjashte byrokrateve. Ata mund te jene burkratet me te ndershem te botes, por megjitheate ata mbeten ata qe jane - njerze qe kurre ne karrieren e tyre nuk kane menaxhue as nje kiosk te vetem dhe njerze qe marrin kujdesen per intereset e atyre i kane sjelle aty, zakonisht qeverite e veta apo grupet e interesit. Permeteper kjo rregullore e legjitiomon edhe nje pikepamje shume te rrezikshme se prona shoqerore, shteterore dhe publike ne Kosove nuk eshte (ose mund te mos jete) e Kosoves. Kjo pikepamje eshte tjerre me shume perfiditet qe shume kohe. Ne asnje vend tjeter te dale nga ish - shteti i perbashket nuk eshte lene as mundesia teorike qe Kosova te kete atje ndonje prone. Kurese me kete rregullore, kjo mundesi u jipet te gjithe te tjeteve qe pretendimet e tyre t'i paraqesin ne gjygj. Keshtu, edhe nese ata ndoshta nuk do te fitonin, atyre u ipet mundesia t'a zgjasin procesin e transformimit te prones ne pafund. Nje Agjensi e bazuar ne kete rregullore nuk do t'i sillte asgje te mire Kosoves. Rregullorja i ka 21 faqe dhe e kam vetem ne leter (hard copy). Mund t'ua dergoj me faks nese ma jepni numrin ku mund ta dergoj. Me shume respekt. Ismet Hamiti -----Original Message----- From: Andi Bytyqi [mailto:andibytyqi at hotmail.com] Sent: 23 April 2002 19:51 To: info-tech at alb-net.com Subject: Re: [Info-tech] Agjensia qe shproneson Kosoven *** Information Technology Forum ***** Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/ z. Hamiti, Se pari kam deshire te them diqka qe nuk e kam thane ne shkrimin tim te pare, e kjo eshte te ju falenderohem per shkrimin e pare qe e keni bere. Me vjen mirre qe dikush si ju i percjell keto regullore dhe informon te tjeret. Nese e kuptoj mirre ne te dy pajtohemi qe formimi i Agjensise eshte i domosdoshem. Tani vjen pytja se cilet trupa do ta formulonin kete board? Megjithese ju nuk pajtoheni me perbarej e saj te tanishme, une mendoj se eshte fer per nje kohe te perkoshme, e normalisht qe jo per te ardhmen. Megjithese deshira ime do te ishte qe perberja e boardit te ishte gjithe shqipetare te Kosoves, realisht gjendja e tanishme politike nuk e lejon kete. Mirepo te gjitha bahen ne kohen e vet. Ideale eshte formulimi i Agjensise dhe fillimi i punes se saj. Gradualisht perberja e boardit do te jete ne duart tona. Kisha pase deshire ta lexoje kete regullore, nese keni mundesi te me tregoni se ku gjindet. Gjithashtu kjo bisede duhet te vazhdohet perseri, si dhe bisedat tjera per ekonomine e Kosoves. Cilat ndermarje jane duke u synuar per privatizim? Nderimet e mia, Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
More information about the Info-Tech mailing list |