Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] Kosova fiton "pavarësinë telefonike"

besnik.grajqevci at bt.com besnik.grajqevci at bt.com
Wed Apr 24 09:36:26 EDT 2002


Te nderuar anetare,

Po ju percjelli artikullin e meposhtem te marre nga "Shekulli",  qe te ju
njohtoj me kete zhvillim.
Besniku
Revista "Shekulli"
Zyrtarizohet marrëveshja e interkonjeksionit mes Telekomit shqiptar dhe
Kosovës
Kosova fiton "pavarësinë telefonike" 
Kosova do të ketë aksesin ndërkombëtar të telefonisë nëpërmjet Albtelekomit
shqiptar, që do të thotë pavarësi nga Telekomi i Serbisë dhe Malit të Zi dhe
përfitime të Albtelekomit shqiptar nga shfrytëzimi i interkonjeksionit.
Drejtuesit e shoqërisë Albtelekom, siç bënë të ditur burimet zyrtare të
kompanisë së telefonisë, janë në Kosovë dhe sot do të zhvillojnë një takim
me homologët e tyre në Kosovë, lidhur me zbatimin e disa projekteve të
përbashkëta mes tyre. Një nga projektet kryesore dhe më i rëndësishmi për të
cilin do do të realizohet dhe nënshkrimi i 2 anekseve shtesë në kontratën e
nënshkruar më parë është dhe lidhja e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe
Kosovës, e cila ka filluar nga funksionimi që nga muaji nëntor i vitit 2001,
por që përfundimisht do të zyrtarizohet sot. Lidhja me interkonjeksion i ka
mundësuar deri më tani Kosovës pavarësinë nga Telekomi i Beogradit, tashmë
nga Kosova lidhjet me botën realizohen direkt dhe me një çmim më të lirë se
më parë. Abonentët e Kosovës do të përfitojnë dhe funksionimin e shërbimeve
të tjera si internetit,etj. Ndërsa edhe për abonentët e Albtelekomit
përfitohet një çmim më i lirë se më parë, ku nga 12.8 lek për impuls që ka
qenë përpara se të realizohej kjo lidhje tashmë e marrin shërbimin me 9.35
lek impulsin. Ky çmim i favorshëm vjen si pasojë e lidhjes direkt si dhe
vënies së Kosovës në zonën nr 1. Gjithashtu, nga drejtuesit e Albtelekom
pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja (SLA) që ka të bëjë me gatishmërinë e
rrjetit për ofrimin e shërbimeve, si dhe do të bëhet një analizë e
kapaciteteve ekzistuese në shfrytëzim dhe parashikime të shtesave në to, për
të mundësuar tranzitimin e trafikut të Kosovës nëpërmjet Shqipërisë. 
Gjergj Erebara



More information about the Info-Tech mailing list