Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] Agjensia qe shproneson Kosoven

Andi Bytyqi andibytyqi at hotmail.com
Tue Apr 23 13:50:32 EDT 2002


z. Hamiti,
Se pari kam deshire te them diqka qe nuk e kam thane ne shkrimin tim te
pare, e kjo eshte te ju falenderohem per shkrimin e pare qe e keni bere. Me
vjen mirre qe dikush si ju i percjell keto regullore dhe informon te tjeret.
Nese e kuptoj mirre ne te dy pajtohemi qe formimi i Agjensise eshte i
domosdoshem.  Tani vjen pytja se cilet trupa do ta formulonin kete board?
Megjithese ju nuk pajtoheni me perbarej e saj te tanishme, une mendoj se
eshte fer per nje kohe te perkoshme, e normalisht qe jo per te ardhmen.
Megjithese deshira ime do te ishte qe perberja e boardit te ishte gjithe
shqipetare te Kosoves, realisht gjendja e tanishme politike nuk e lejon
kete.  Mirepo te gjitha bahen ne kohen e vet.  Ideale eshte formulimi i
Agjensise dhe fillimi i punes se saj.  Gradualisht perberja e boardit do te
jete ne duart tona.
    Kisha pase deshire ta lexoje kete regullore, nese keni mundesi te me
tregoni se ku gjindet.  Gjithashtu kjo bisede duhet te vazhdohet perseri, si
dhe bisedat tjera per ekonomine e Kosoves.  Cilat ndermarje jane duke u
synuar per privatizim?

Nderimet e mia,


AndiBytyqi
 Financial Advisor
 Waddell & Reed, Inc.
 www.andibytyqi.wradvisors.com

 Andi Bytyqi
 President
 Kosova Consulting, Inc.
 Okalhoma City, OK
 ++1-405-417-5111



----- Original Message -----
From: Hamiti, Ismet <ismet.hamiti at itu.int>
To: <info-tech at alb-net.com>
Sent: Friday, April 19, 2002 4:40 AM
Subject: [Info-tech] Agjensia qe shproneson Kosoven


>          *** Information Technology Forum *****
>     Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>  Zoteri Andi,
> Te mos harrojme se ketu po flasim per Agjensine e jo per nevojen e
> privatizimit te ndermarrjeve publike. Unw mund te pajtohem ose mos te
> pajtohem me argumentet tuaja. Kjo s'ka rendesi. Me rendesi eshte qe
> ekspertet e Kosoves, Institucionet e zgjedhura te Kosoves, populli i
Kosove
> te bindet per kete dhe te ketee te drejt te vendos per pronen e vet. Nese
e
> keni lexuar me kujdese shkrimin tim, ose, edhe me mire, nese keni rast ta
> lexoni vet rregulloren, do te bindeni se me themelimin e Agjensise, atyre
iu
> mirret kjo e drejte. Ne vend te tyre per pronen e Kosoves do te vendose
nje
> grup prej gjashte individesh, prej te cileve, ne rastin me te mire, vetem
dy
> do te ishin shqiptare. Ky grup (Bordi i Agjensise)nuk jjep llogari asnje
> institucioni a organi te Kosoves. Me kete nuk mund te pajtohem dhe kete
kam
> dashur ta them ne shkrimin qe e komentoni. Me vjen keq nese nuk kam qene
> mjaft i kuptueshem.
> Me shume respekt,
> Ismet Hamiti
>
> -----Original Message-----
> From: Andi Bytyqi [mailto:andibytyqi at hotmail.com]
> Sent: 18 April 2002 21:52
> To: info-tech at alb-net.com
> Subject: Re: [Info-tech] Agjensia qe shproneson Kosoven
>
>
>          *** Information Technology Forum *****
>     Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>  Te nderuar antare,
> Megjithese nuk e kam lexuar kete draft, opinioni im eshte qe kjo Agjensi
> eshte e domosdoshme per Ekonomine e Kosoves. Zoteri Ismet, ju sigurisht
mund
> te kundershtoni opinionin tim mirepo me se pari ti shiqojme faktet.
Koheve
> te fundit secili shtet reth Kosoves eshte duke ndermare masa te njejta,
> d.m.th. privatizimin e organizatave publike .  Primare jane ndermarjet
> prodhuese. Duke filluar nga Rumania, Slovenia, Maqedonia, Shqiperia edhe
> Serbia, kane privatizuar disa ndermarje prodhuese.  Secila nga keto shtete
> kane nje Agjensi e cila mbikeqyre procesin e privatizimit.  Para se te
> shpejtojme dhe ta gjykojme kete Agjensi per perfitime personale, ti
shikojme
> edhe disa fakte tjera.  Shumica e ndermarjeve prodhuese ne Kosove nuk jane
> duke prodhuar fare, ose prodhojne ne kapacitet te vogel. Per kete
ekzistojne
> disa shpjegime,          1) Lufta, 2) Ligjet, 3) Udheheqja, 4) Fuqia
> punetore, 5) Edukimi i Fuqise Punetore, 6) KAPITALI etj. etj.  Shumica e
> luftes ka perfunduar ( kjo nuk do te thote qe populli shqipetare eshte
> plotesisht i lire) per-rreth ketyre ndermarjeve prodhuese. Ligjet jane
duke
> u formuluar.  Sa i perket Udheheqjes une besoj se ne kemi mjaft njerez te
> afte sikur ne Kosove ashtu edhe jashte Kosoves qe jane te gatshem per nje
> detyre te tille. Fuqia punetore ekziston, te gjithe e dime qe papunesia
> eshte ne nivel te larte ne Kosove, si dhe Edukatore per edukimin e
punetorve
> gjinden ne Kosove.  Punetoret te cilet kane experience te meparshem ne
> ndonje lami, do te kishin mundesi ti edukojne punetoret e ri. Se fundi dhe
> me e rendesishmja eshte KAPITALI.  Kur kompanite e huaja investojne ne
> fabrikat Rumune, Serbe, Maqedonase, Slovene etj, pse te mos investojne ne
> fabrikat Kosovare. Fjala kryesore eshte INVESTIME, jo blerjet e
ndermarjeve
> apo te tokave ku ato gjinden.  Normal qe me investime te tilla, nje pjese
e
> fitimit do ti shkoje investuesit. Keta investues mund te jene
internacional
> si dhe bashkatdhetare.  Investimet behen me blerjen e akcioneve( Stock) qe
> do te thote pjesmarje ne ndermarjen e prodhimit. Ky nuk eshte mesim ne
Stock
> Market, sepse jam i sigurt qe shumica jane te njoftuar me kete proces,
> mirepo ndoshta dikush nuk eshte. Me investime te tilla shume probleme
> zgjidhen pa pjesemarje kapitale te shtetit te Kosoves ( Kosova nuk ka aq
> shume Kapital) dhe reziku qe keto ndermarje nuk do te kene sukses bartet
te
> investuesit dhe mbikeqyresit e ndermarjes.  Nje gje kemi harruar: Sa vende
> pune u krijuan me kete proces?
> Populli i Kosoves do te jete fituesi me i madh ne kete proces.
> Ligjet duhen te formulohen qe te kufizohet importimi (nga shtetet tjera) i
> mallrave qe prodhohen ne Kosove(Tarifat) . Edhe nese i lejojme importimet
e
> ketyre mallrave, atehere tatimet doganore (Kuotat) duhet ta ngrisin qmimin
e
> ketyre mallrave qe te mos lejojne konkurence prodhimeve Kosovare.
Exportimi
> dhe Importimi eshte esencial ne balancimin e ekonimise Kosovare. Situata e
> tanishme, ku Kosova eshte duke importuar shumicen e mallrave, do te jete
> katastrofale per te ardhmen e ekonomise tone, e ne nderkohe po i pasurojme
> vendet tjera.  Ne perfundim do te kisha thene qe ne situate ku tjeterkush
> investon dhe mer riskun ne duar te tyre, ndersa populli perfiton me vende
te
> punes, duhet te perkrahet nga te gjithe.  Perfitimet personale ne keto
> kohera jan pak te vlevshme, ndersa perfitimet e vendeve te punes jane te
> paqmushme per te ardhmen tone. Mos te harrojme se tatimet shteterore te te
> ardhurave nga keto vende pune, do te ndertojne shkolla, rruge te
asfaltuara
> etj.
> Opinionet e te gjithe anetareve jane te mirseardhura,
>
> Nderimet e mia,
>
> AndiBytyqi
> Financial Advisor
> Waddell & Reed, Inc.
> www.andibytyqi.wradvisors.com
>
> Andi Bytyqi
> President
> Kosova Consulting, Inc.
> Okalhoma City, OK
> ++1-405-417-5111
>
> ----- Original Message -----
> From: Hamiti, Ismet <ismet.hamiti at itu.int>
> To: <ALBANIAN at LISTSERV.ACSU.BUFFALO.EDU>; <info-tech at alb-net.com>
> Sent: Thursday, April 18, 2002 10:38 AM
> Subject: [Info-tech] Agjensia qe shproneson Kosoven
>
>
>          *** Information Technology Forum *****
>     Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>  Te nderuar antare,
> Dje ne Prishtine u be publike drafti i rregullores per themelimin e
> Agjensisë se Kosovës te Mirëbesimit  ose Agjensia per privatizim siç po
> reklamohet me pompozitet ne Prishtine. Mbeta i tmerruar me ate qe lexova.
> Me shume respekt,
> Ismet Hamiti
> ---------------------------------------------------------------------
>
> 1 Agjensi që bazohet në një pjesë të një fjalie të Kornizës
> kushtetuese
> Me këtë rregullore themelohet një krijesë e quajtur "Agjensi e Mirëbesimit
e
> Kosovës" (Anglisht Kosova Trust Agency - KTA).
> Themelimi i Agjensisë e gjenë bazën në kaptinën 11 të Kornizës kushtetuese
> që flet për "trupat dhe zyret e pavarura që punojnë në mënyrë të pavarur
nga
> Institucioet e përkohëshme" të Kosovës, siç janë psh. Komisioni qëndror i
> zgjedhjeve, Autoriteti bankar dhe i pagesave, etj.
> Më saktësisht, kjo Agjensi e gjenë mbështetjen në një pjesë të një fjalije
> të vetme të Kornizës kushtetuese  ku flitet për detyrat dhe obligimet e
> "trupave dhe zyreve" të pavarura, që thot: "trupat dhe zyret e
specifikuara
> më lartë, dhe trupat e zyret të ngjajshme që mund të krijohen me ligj, do
> t'i kenë fuqitë, ...etj.
> 2 Përbërja e Agjensisë
> Agjensinë e përbëjnë:
> - Bordi i drejtorëve,
> - Drejtori Menaxhues,
> - dy zëvendës të drejtorit menaxhues, dhe
> - punëtorë tjerë profesional e administrativ.
> Tërë autorizimet e Agjensisë i ka Bordi i Drejtorëve.
> 3 Përbërja e Bordit të Drejtorëve të Agjensisë
> Bordin e drejtorëve e përbëjnë gjashtë drejtorë:
> Tre te huaj:
> - Kryetar - Zëvendësi i Përfaqësuesit Special të Sekretarit Gjeneral
> për rekonstruktim ekonomik
> - Zv Kryetar - Zëvendësi i Përfaqësuesit Special të Sekretarit
> Gjeneral për administrim civil
> - Drejtori  Menaxhues i KTA
> Tre "banorë të Kosovës"
> - Së paku dy prej tyre duhet të  jenë ministra të "Institucioneve të
> përkohëshme të vetëqeverisjes"
> - Nje prej te treve duhet të jetë "një përfaqësues i komunitetit
> serb".
> Antarët vendorë të bordit i cakton Përfaqësuesi Special i Sekretarit
> Gjeneral
> Drejtorët e bordit caktohen për dy vjet me mundësi vazhdimi.
> Çdo drejtor ka një votë. Katër vota mjaftojnë për një vendim të Bordit.
> 4 Atorizimet e Agjensisë
> Çdo ndërmarrje në pronësi publike, shtetërore ose shoqërore KTA mund ta
> - ndajë në pjesë përbërse;
> - shes në  tërësi apo ndonjë pjesë të saj;
> - ta likuidojë ate; dhe
> - të disponojë me paratë dhe pasuritë tjera të saj.
> Përmëtepër, sipas kësaj rregullorje, për secilën ndërmarrje KTA ka të
drejtë
>> - emrojë dhe të ndërrojë drejtorët dhe menaxherët;
> - krijojë, vërtetojë ose rekompozoje bordet mbikqyrëse;
> - ndryshojë kompetencat e  bordeve mbikqyrëse;
> - lëshojë instrukcione që kan të bëjnë me veprimtarinë;
> - marr nën kontroll direkt të cilësdo ndërmarrje që të dëshirojë;
> - kryej kontrollin financiar;
> - marr informata nga secili i punësuar apo partner afarist;
> - ketë qasje të papenguar të dokumentacionit të ndërmarrjeve;
> - ketë qasje dhe bëjë inspektimin e objekteve;
> - aprovojë planin e biznesit;
> - caktojë ose modifikojë karten, rregulloret dhe dokumentet tjera të
> ndërmarrjeve;
> - kryen regjistrimin e ndërmarrjeve "të pa regjistruara si duhet";
> - hyjë në aranzhmane për menaxhimin, rekonstruktimin apo reorganizimin
> e ndermarrjeve;
> - jap ne koncesion apo me qira ndërmarrjet;
> - themelojë një a më shumë njësive të një ndërmarrjeve dhe marr ato
> nën kontroll direkt;
> - transformojë ndërmarrjet në korporata;
> - ristrukturojë një nëdërmarrje në disa ndërmarrje dhe/ose korporata;
> - kontraktojë një pjesëve të aktiviteteve të ndërmarrjeve;
> - nisë procesin falimentues dhe/ose përfaqëson ndërmarrjet në këtë
> proces.
> 5 Kujt i jep llogari Agjensia?
> Agjensia bën pjesë ndër "trupat dhe zyrat" që sipas kornizës kushtetuese
> janë të pavarura nga institucionet e përkohëshme të vetqeverisjes së
> Kosovës.
> Agjensia i përgjigjet  Përfaqësuesit Special të Sekretarit Gjeneral vetëm
sa
> i përket respektimit te Resolutës 1244, rregulloreve dhe ligjeve të
> aplikueshme në Kosovë.
> Agjensia punon sipas rregullave që i nxjerr vet.
> 6 Përfundim
> Hartuesit e kësj rregullorje sypozojnë se Kosova nuk ka  asnjë njeri që
din
> shkrim-lexim.
> Me këtë rregullore krijohet një SUPER-AGJENSI.
> Me këtë rregullore e tërë pasuria e Kosovës i besohet (shqip - i bëhet
> "tapi") gjashtë personave. Këta gjashtë individë mund të bëjnë absolutisht
> çka të duan me pasurinë e Kosovës.
> Që absurditeti të jetë edhe më i madh, një grupi prej gjatë individësh
> vështirë se do të ishte në gjendje të mbikqyrnin me sukses një ndërmarrje
të
> vetme e lene më të bëhet zot i të gjitha ndërmarrjeve të Kosovës.
> Jo vetëm që Institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë autoritet mbi
Agjensinë,
> por me këtë rregullore atyre u merren edhe ato përgjegjësi të gjymtuara që
> ua njef kaptina 5 e kornizës kushtetuese.
> Në mënyrë të veçantë, me këtë rregullore popullit shqiptar të Kosovës i
> mirret e drejta për t'u pyetur për pasurinë e Kosovës. Në rastin më të
mirë
> ata mund t'i kenë dy përfaqësues në Bordin gjashë-anëtarësh, ku vendimet
> merren me shumicë votash. Bile edhe këta dy anëtarë nuk i cakton vet.
> Pasojat për vënjen e pasurisë kosovare nen kontrollin e një super-
agjensije
> të tillë do të jenë katastrofale. Institucionet kosovare, perveq që nuk do
> të kenë asnjë ingjerencë në fushën e mbrojtjes, punëve të jashtme, të
> sigurisë publike dhe të drejtësisë, ato nuk do të pyeten as për ekonominë
> kosovare. Parlamenti, Qeveria, Presidenti lirisht mund të "shkojnë në
> shtëpi" sepse ata nuk do të kenë asgjë të dobishme për të bërë për
popullin
> që i ka zgjedhur.  Me këtë rregullore Institucionet e Kosovës do të mbeten
> vetëm për dekor. Ato  "do të merren me qështjet e jetës së përditëshme të
> qytetarëve të Kosovës", dmth me turshi e pekmez, siç merrej dikurë
sindikata
> komuniste.
> Nga stili i të shkruarit, nga zbraztirat dhe kundërthënjet që i ka ky
tekst,
> kuptohet se kjo rregullore nuk ka të bëjë asgjë me Rezolutën 1244, as me
të
> drejtat e rezervuara të Administratorit e as me politikën e ndonjë shteti
> apo grupi shtetesh. Kjo rregullore është thjesht një produkt i grupeve të
> ndryshme të interesit, të cilat ia kanë vënë syrin pasurisë së Kosvës për
> PËRFITIME PERSONALE.
> Kjo është « n'e hëngsh ».
>
>
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
>
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
>



More information about the Info-Tech mailing list