Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] Agjensia qe shproneson Kosoven

Hamiti, Ismet ismet.hamiti at itu.int
Fri Apr 19 03:42:23 EDT 2002


Zoteri Andi,
Te mos harrojme se ketu po flasim per Agjensine e jo per nevojen e
privatizimit te ndermarrjeve publike. Unw mund te pajtohem ose mos te
pajtohem me argumentet tuaja. Kjo s'ka rendesi. Me rendesi eshte qe
ekspertet e Kosoves, Institucionet e zgjedhura te Kosoves, populli i Kosove
te bindet per kete dhe te ketee te drejt te vendos per pronen e vet. Nese e
keni lexuar me kujdese shkrimin tim, ose, edhe me mire, nese keni rast ta
lexoni vet rregulloren, do te bindeni se me themelimin e Agjensise, atyre iu
mirret kjo e drejte. Ne vend te tyre per pronen e Kosoves do te vendose nje
grup prej gjashte individesh, prej te cileve, ne rastin me te mire, vetem dy
do te ishin shqiptare. Ky grup (Bordi i Agjensise)nuk jjep llogari asnje
institucioni a organi te Kosoves. Me kete nuk mund te pajtohem dhe kete kam
dashur ta them ne shkrimin qe e komentoni. Me vjen keq nese nuk kam qene
mjaft i kuptueshem.  
Me shume respekt,
Ismet Hamiti

-----Original Message-----
From: Andi Bytyqi [mailto:andibytyqi at hotmail.com]
Sent: 18 April 2002 21:52
To: info-tech at alb-net.com
Subject: Re: [Info-tech] Agjensia qe shproneson Kosoven


         *** Information Technology Forum *****
    Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
 Te nderuar antare,
Megjithese nuk e kam lexuar kete draft, opinioni im eshte qe kjo Agjensi
eshte e domosdoshme per Ekonomine e Kosoves. Zoteri Ismet, ju sigurisht mund
te kundershtoni opinionin tim mirepo me se pari ti shiqojme faktet.  Koheve
te fundit secili shtet reth Kosoves eshte duke ndermare masa te njejta,
d.m.th. privatizimin e organizatave publike .  Primare jane ndermarjet
prodhuese. Duke filluar nga Rumania, Slovenia, Maqedonia, Shqiperia edhe
Serbia, kane privatizuar disa ndermarje prodhuese.  Secila nga keto shtete
kane nje Agjensi e cila mbikeqyre procesin e privatizimit.  Para se te
shpejtojme dhe ta gjykojme kete Agjensi per perfitime personale, ti shikojme
edhe disa fakte tjera.  Shumica e ndermarjeve prodhuese ne Kosove nuk jane
duke prodhuar fare, ose prodhojne ne kapacitet te vogel. Per kete ekzistojne
disa shpjegime,          1) Lufta, 2) Ligjet, 3) Udheheqja, 4) Fuqia
punetore, 5) Edukimi i Fuqise Punetore, 6) KAPITALI etj. etj.  Shumica e
luftes ka perfunduar ( kjo nuk do te thote qe populli shqipetare eshte
plotesisht i lire) per-rreth ketyre ndermarjeve prodhuese. Ligjet jane duke
u formuluar.  Sa i perket Udheheqjes une besoj se ne kemi mjaft njerez te
afte sikur ne Kosove ashtu edhe jashte Kosoves qe jane te gatshem per nje
detyre te tille. Fuqia punetore ekziston, te gjithe e dime qe papunesia
eshte ne nivel te larte ne Kosove, si dhe Edukatore per edukimin e punetorve
gjinden ne Kosove.  Punetoret te cilet kane experience te meparshem ne
ndonje lami, do te kishin mundesi ti edukojne punetoret e ri. Se fundi dhe
me e rendesishmja eshte KAPITALI.  Kur kompanite e huaja investojne ne
fabrikat Rumune, Serbe, Maqedonase, Slovene etj, pse te mos investojne ne
fabrikat Kosovare. Fjala kryesore eshte INVESTIME, jo blerjet e ndermarjeve
apo te tokave ku ato gjinden.  Normal qe me investime te tilla, nje pjese e
fitimit do ti shkoje investuesit. Keta investues mund te jene internacional
si dhe bashkatdhetare.  Investimet behen me blerjen e akcioneve( Stock) qe
do te thote pjesmarje ne ndermarjen e prodhimit. Ky nuk eshte mesim ne Stock
Market, sepse jam i sigurt qe shumica jane te njoftuar me kete proces,
mirepo ndoshta dikush nuk eshte. Me investime te tilla shume probleme
zgjidhen pa pjesemarje kapitale te shtetit te Kosoves ( Kosova nuk ka aq
shume Kapital) dhe reziku qe keto ndermarje nuk do te kene sukses bartet te
investuesit dhe mbikeqyresit e ndermarjes.  Nje gje kemi harruar: Sa vende
pune u krijuan me kete proces?
Populli i Kosoves do te jete fituesi me i madh ne kete proces.
Ligjet duhen te formulohen qe te kufizohet importimi (nga shtetet tjera) i
mallrave qe prodhohen ne Kosove(Tarifat) . Edhe nese i lejojme importimet e
ketyre mallrave, atehere tatimet doganore (Kuotat) duhet ta ngrisin qmimin e
ketyre mallrave qe te mos lejojne konkurence prodhimeve Kosovare. Exportimi
dhe Importimi eshte esencial ne balancimin e ekonimise Kosovare. Situata e
tanishme, ku Kosova eshte duke importuar shumicen e mallrave, do te jete
katastrofale per te ardhmen e ekonomise tone, e ne nderkohe po i pasurojme
vendet tjera.  Ne perfundim do te kisha thene qe ne situate ku tjeterkush
investon dhe mer riskun ne duar te tyre, ndersa populli perfiton me vende te
punes, duhet te perkrahet nga te gjithe.  Perfitimet personale ne keto
kohera jan pak te vlevshme, ndersa perfitimet e vendeve te punes jane te
paqmushme per te ardhmen tone. Mos te harrojme se tatimet shteterore te te
ardhurave nga keto vende pune, do te ndertojne shkolla, rruge te asfaltuara
etj.
Opinionet e te gjithe anetareve jane te mirseardhura,

Nderimet e mia,

AndiBytyqi
Financial Advisor
Waddell & Reed, Inc.
www.andibytyqi.wradvisors.com

Andi Bytyqi
President
Kosova Consulting, Inc.
Okalhoma City, OK
++1-405-417-5111

----- Original Message -----
From: Hamiti, Ismet <ismet.hamiti at itu.int>
To: <ALBANIAN at LISTSERV.ACSU.BUFFALO.EDU>; <info-tech at alb-net.com>
Sent: Thursday, April 18, 2002 10:38 AM
Subject: [Info-tech] Agjensia qe shproneson Kosoven


         *** Information Technology Forum *****
    Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
 Te nderuar antare,
Dje ne Prishtine u be publike drafti i rregullores per themelimin e
Agjensisë se Kosovës te Mirëbesimit  ose Agjensia per privatizim siç po
reklamohet me pompozitet ne Prishtine. Mbeta i tmerruar me ate qe lexova.
Me shume respekt,
Ismet Hamiti
---------------------------------------------------------------------

1 Agjensi që bazohet në një pjesë të një fjalie të Kornizës
kushtetuese
Me këtë rregullore themelohet një krijesë e quajtur "Agjensi e Mirëbesimit e
Kosovës" (Anglisht Kosova Trust Agency - KTA).
Themelimi i Agjensisë e gjenë bazën në kaptinën 11 të Kornizës kushtetuese
që flet për "trupat dhe zyret e pavarura që punojnë në mënyrë të pavarur nga
Institucioet e përkohëshme" të Kosovës, siç janë psh. Komisioni qëndror i
zgjedhjeve, Autoriteti bankar dhe i pagesave, etj.
Më saktësisht, kjo Agjensi e gjenë mbështetjen në një pjesë të një fjalije
të vetme të Kornizës kushtetuese  ku flitet për detyrat dhe obligimet e
"trupave dhe zyreve" të pavarura, që thot: "trupat dhe zyret e specifikuara
më lartë, dhe trupat e zyret të ngjajshme që mund të krijohen me ligj, do
t'i kenë fuqitë, ...etj.
2 Përbërja e Agjensisë
Agjensinë e përbëjnë:
- Bordi i drejtorëve,
- Drejtori Menaxhues,
- dy zëvendës të drejtorit menaxhues, dhe
- punëtorë tjerë profesional e administrativ.
Tërë autorizimet e Agjensisë i ka Bordi i Drejtorëve.
3 Përbërja e Bordit të Drejtorëve të Agjensisë
Bordin e drejtorëve e përbëjnë gjashtë drejtorë:
Tre te huaj:
- Kryetar - Zëvendësi i Përfaqësuesit Special të Sekretarit Gjeneral
për rekonstruktim ekonomik
- Zv Kryetar - Zëvendësi i Përfaqësuesit Special të Sekretarit
Gjeneral për administrim civil
- Drejtori  Menaxhues i KTA
Tre "banorë të Kosovës"
- Së paku dy prej tyre duhet të  jenë ministra të "Institucioneve të
përkohëshme të vetëqeverisjes"
- Nje prej te treve duhet të jetë "një përfaqësues i komunitetit
serb".
Antarët vendorë të bordit i cakton Përfaqësuesi Special i Sekretarit
Gjeneral
Drejtorët e bordit caktohen për dy vjet me mundësi vazhdimi.
Çdo drejtor ka një votë. Katër vota mjaftojnë për një vendim të Bordit.
4 Atorizimet e Agjensisë
Çdo ndërmarrje në pronësi publike, shtetërore ose shoqërore KTA mund ta
- ndajë në pjesë përbërse;
- shes në  tërësi apo ndonjë pjesë të saj;
- ta likuidojë ate; dhe
- të disponojë me paratë dhe pasuritë tjera të saj.
Përmëtepër, sipas kësaj rregullorje, për secilën ndërmarrje KTA ka të drejtë
të
- emrojë dhe të ndërrojë drejtorët dhe menaxherët;
- krijojë, vërtetojë ose rekompozoje bordet mbikqyrëse;
- ndryshojë kompetencat e  bordeve mbikqyrëse;
- lëshojë instrukcione që kan të bëjnë me veprimtarinë;
- marr nën kontroll direkt të cilësdo ndërmarrje që të dëshirojë;
- kryej kontrollin financiar;
- marr informata nga secili i punësuar apo partner afarist;
- ketë qasje të papenguar të dokumentacionit të ndërmarrjeve;
- ketë qasje dhe bëjë inspektimin e objekteve;
- aprovojë planin e biznesit;
- caktojë ose modifikojë karten, rregulloret dhe dokumentet tjera të
ndërmarrjeve;
- kryen regjistrimin e ndërmarrjeve "të pa regjistruara si duhet";
- hyjë në aranzhmane për menaxhimin, rekonstruktimin apo reorganizimin
e ndermarrjeve;
- jap ne koncesion apo me qira ndërmarrjet;
- themelojë një a më shumë njësive të një ndërmarrjeve dhe marr ato
nën kontroll direkt;
- transformojë ndërmarrjet në korporata;
- ristrukturojë një nëdërmarrje në disa ndërmarrje dhe/ose korporata;
- kontraktojë një pjesëve të aktiviteteve të ndërmarrjeve;
- nisë procesin falimentues dhe/ose përfaqëson ndërmarrjet në këtë
proces.
5 Kujt i jep llogari Agjensia?
Agjensia bën pjesë ndër "trupat dhe zyrat" që sipas kornizës kushtetuese
janë të pavarura nga institucionet e përkohëshme të vetqeverisjes së
Kosovës.
Agjensia i përgjigjet  Përfaqësuesit Special të Sekretarit Gjeneral vetëm sa
i përket respektimit te Resolutës 1244, rregulloreve dhe ligjeve të
aplikueshme në Kosovë.
Agjensia punon sipas rregullave që i nxjerr vet.
6 Përfundim
Hartuesit e kësj rregullorje sypozojnë se Kosova nuk ka  asnjë njeri që din
shkrim-lexim.
Me këtë rregullore krijohet një SUPER-AGJENSI.
Me këtë rregullore e tërë pasuria e Kosovës i besohet (shqip - i bëhet
"tapi") gjashtë personave. Këta gjashtë individë mund të bëjnë absolutisht
çka të duan me pasurinë e Kosovës.
Që absurditeti të jetë edhe më i madh, një grupi prej gjatë individësh
vështirë se do të ishte në gjendje të mbikqyrnin me sukses një ndërmarrje të
vetme e lene më të bëhet zot i të gjitha ndërmarrjeve të Kosovës.
Jo vetëm që Institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë autoritet mbi Agjensinë,
por me këtë rregullore atyre u merren edhe ato përgjegjësi të gjymtuara që
ua njef kaptina 5 e kornizës kushtetuese.
Në mënyrë të veçantë, me këtë rregullore popullit shqiptar të Kosovës i
mirret e drejta për t'u pyetur për pasurinë e Kosovës. Në rastin më të mirë
ata mund t'i kenë dy përfaqësues në Bordin gjashë-anëtarësh, ku vendimet
merren me shumicë votash. Bile edhe këta dy anëtarë nuk i cakton vet.
Pasojat për vënjen e pasurisë kosovare nen kontrollin e një super- agjensije
të tillë do të jenë katastrofale. Institucionet kosovare, perveq që nuk do
të kenë asnjë ingjerencë në fushën e mbrojtjes, punëve të jashtme, të
sigurisë publike dhe të drejtësisë, ato nuk do të pyeten as për ekonominë
kosovare. Parlamenti, Qeveria, Presidenti lirisht mund të "shkojnë në
shtëpi" sepse ata nuk do të kenë asgjë të dobishme për të bërë për popullin
që i ka zgjedhur.  Me këtë rregullore Institucionet e Kosovës do të mbeten
vetëm për dekor. Ato  "do të merren me qështjet e jetës së përditëshme të
qytetarëve të Kosovës", dmth me turshi e pekmez, siç merrej dikurë sindikata
komuniste.
Nga stili i të shkruarit, nga zbraztirat dhe kundërthënjet që i ka ky tekst,
kuptohet se kjo rregullore nuk ka të bëjë asgjë me Rezolutën 1244, as me të
drejtat e rezervuara të Administratorit e as me politikën e ndonjë shteti
apo grupi shtetesh. Kjo rregullore është thjesht një produkt i grupeve të
ndryshme të interesit, të cilat ia kanë vënë syrin pasurisë së Kosvës për
PËRFITIME PERSONALE.
Kjo është « n'e hëngsh ».


_______________________________________________
Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech

_______________________________________________
Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech



More information about the Info-Tech mailing list