Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] Agjensia qe shproneson Kosoven

Hamiti, Ismet ismet.hamiti at itu.int
Thu Apr 18 11:38:45 EDT 2002


Te nderuar antare,
Dje ne Prishtine u be publike drafti i rregullores per themelimin e
Agjensisë se Kosovës te Mirëbesimit  ose Agjensia per privatizim siç po
reklamohet me pompozitet ne Prishtine. Mbeta i tmerruar me ate qe lexova.
Me shume respekt,
Ismet Hamiti
---------------------------------------------------------------------

1	Agjensi që bazohet në një pjesë të një fjalie të Kornizës
kushtetuese 
Me këtë rregullore themelohet një krijesë e quajtur "Agjensi e Mirëbesimit e
Kosovës" (Anglisht Kosova Trust Agency - KTA). 
Themelimi i Agjensisë e gjenë bazën në kaptinën 11 të Kornizës kushtetuese
që flet për "trupat dhe zyret e pavarura që punojnë në mënyrë të pavarur nga
Institucioet e përkohëshme" të Kosovës, siç janë psh. Komisioni qëndror i
zgjedhjeve, Autoriteti bankar dhe i pagesave, etj. 
Më saktësisht, kjo Agjensi e gjenë mbështetjen në një pjesë të një fjalije
të vetme të Kornizës kushtetuese  ku flitet për detyrat dhe obligimet e
"trupave dhe zyreve" të pavarura, që thot: "trupat dhe zyret e specifikuara
më lartë, dhe trupat e zyret të ngjajshme që mund të krijohen me ligj, do
t'i kenë fuqitë, ...etj.
2	Përbërja e Agjensisë
Agjensinë e përbëjnë: 
	-	Bordi i drejtorëve, 
	-	Drejtori Menaxhues, 
	-	dy zëvendës të drejtorit menaxhues, dhe 
	-	punëtorë tjerë profesional e administrativ. 
Tërë autorizimet e Agjensisë i ka Bordi i Drejtorëve. 
3	Përbërja e Bordit të Drejtorëve të Agjensisë
Bordin e drejtorëve e përbëjnë gjashtë drejtorë:
Tre te huaj:
-	Kryetar - Zëvendësi i Përfaqësuesit Special të Sekretarit Gjeneral
për rekonstruktim ekonomik 
-	Zv Kryetar - Zëvendësi i Përfaqësuesit Special të Sekretarit
Gjeneral për administrim civil
-	Drejtori  Menaxhues i KTA
Tre "banorë të Kosovës"
-	Së paku dy prej tyre duhet të  jenë ministra të "Institucioneve të
përkohëshme të vetëqeverisjes"
-	Nje prej te treve duhet të jetë "një përfaqësues i komunitetit
serb". 
Antarët vendorë të bordit i cakton Përfaqësuesi Special i Sekretarit
Gjeneral
Drejtorët e bordit caktohen për dy vjet me mundësi vazhdimi.
Çdo drejtor ka një votë. Katër vota mjaftojnë për një vendim të Bordit.
4	Atorizimet e Agjensisë 
Çdo ndërmarrje në pronësi publike, shtetërore ose shoqërore KTA mund ta
-	ndajë në pjesë përbërse;
-	shes në  tërësi apo ndonjë pjesë të saj;
-	ta likuidojë ate; dhe
	-	të disponojë me paratë dhe pasuritë tjera të saj.
Përmëtepër, sipas kësaj rregullorje, për secilën ndërmarrje KTA ka të drejtë
të 
-	emrojë dhe të ndërrojë drejtorët dhe menaxherët;
-	krijojë, vërtetojë ose rekompozoje bordet mbikqyrëse;
-	ndryshojë kompetencat e  bordeve mbikqyrëse;
-	lëshojë instrukcione që kan të bëjnë me veprimtarinë; 
-	marr nën kontroll direkt të cilësdo ndërmarrje që të dëshirojë;
-	kryej kontrollin financiar;
-	marr informata nga secili i punësuar apo partner afarist;
-	ketë qasje të papenguar të dokumentacionit të ndërmarrjeve;
-	ketë qasje dhe bëjë inspektimin e objekteve;
-	aprovojë planin e biznesit;
-	caktojë ose modifikojë karten, rregulloret dhe dokumentet tjera të
ndërmarrjeve;
-	kryen regjistrimin e ndërmarrjeve "të pa regjistruara si duhet";
-	hyjë në aranzhmane për menaxhimin, rekonstruktimin apo reorganizimin
e ndermarrjeve;
-	jap ne koncesion apo me qira ndërmarrjet;
-	themelojë një a më shumë njësive të një ndërmarrjeve dhe marr ato
nën kontroll direkt;
-	transformojë ndërmarrjet në korporata;
-	ristrukturojë një nëdërmarrje në disa ndërmarrje dhe/ose korporata;
-	kontraktojë një pjesëve të aktiviteteve të ndërmarrjeve;
-	nisë procesin falimentues dhe/ose përfaqëson ndërmarrjet në këtë
proces.
5	Kujt i jep llogari Agjensia?
Agjensia bën pjesë ndër "trupat dhe zyrat" që sipas kornizës kushtetuese
janë të pavarura nga institucionet e përkohëshme të vetqeverisjes së
Kosovës.
Agjensia i përgjigjet  Përfaqësuesit Special të Sekretarit Gjeneral vetëm sa
i përket respektimit te Resolutës 1244, rregulloreve dhe ligjeve të
aplikueshme në Kosovë.
Agjensia punon sipas rregullave që i nxjerr vet.
6	Përfundim 
Hartuesit e kësj rregullorje sypozojnë se Kosova nuk ka  asnjë njeri që din
shkrim-lexim.
Me këtë rregullore krijohet një SUPER-AGJENSI.
Me këtë rregullore e tërë pasuria e Kosovës i besohet (shqip - i bëhet
"tapi") gjashtë personave. Këta gjashtë individë mund të bëjnë absolutisht
çka të duan me pasurinë e Kosovës.
Që absurditeti të jetë edhe më i madh, një grupi prej gjatë individësh
vështirë se do të ishte në gjendje të mbikqyrnin me sukses një ndërmarrje të
vetme e lene më të bëhet zot i të gjitha ndërmarrjeve të Kosovës.
Jo vetëm që Institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë autoritet mbi Agjensinë,
por me këtë rregullore atyre u merren edhe ato përgjegjësi të gjymtuara që
ua njef kaptina 5 e kornizës kushtetuese.
Në mënyrë të veçantë, me këtë rregullore popullit shqiptar të Kosovës i
mirret e drejta për t'u pyetur për pasurinë e Kosovës. Në rastin më të mirë
ata mund t'i kenë dy përfaqësues në Bordin gjashë-anëtarësh, ku vendimet
merren me shumicë votash. Bile edhe këta dy anëtarë nuk i cakton vet.
Pasojat për vënjen e pasurisë kosovare nen kontrollin e një super- agjensije
të tillë do të jenë katastrofale. Institucionet kosovare, perveq që nuk do
të kenë asnjë ingjerencë në fushën e mbrojtjes, punëve të jashtme, të
sigurisë publike dhe të drejtësisë, ato nuk do të pyeten as për ekonominë
kosovare. Parlamenti, Qeveria, Presidenti lirisht mund të "shkojnë në
shtëpi" sepse ata nuk do të kenë asgjë të dobishme për të bërë për popullin
që i ka zgjedhur.  Me këtë rregullore Institucionet e Kosovës do të mbeten
vetëm për dekor. Ato  "do të merren me qështjet e jetës së përditëshme të
qytetarëve të Kosovës", dmth me turshi e pekmez, siç merrej dikurë sindikata
komuniste. 
Nga stili i të shkruarit, nga zbraztirat dhe kundërthënjet që i ka ky tekst,
kuptohet se kjo rregullore nuk ka të bëjë asgjë me Rezolutën 1244, as me të
drejtat e rezervuara të Administratorit e as me politikën e ndonjë shteti
apo grupi shtetesh. Kjo rregullore është thjesht një produkt i grupeve të
ndryshme të interesit, të cilat ia kanë vënë syrin pasurisë së Kosvës për
PËRFITIME PERSONALE. 
Kjo është « n'e hëngsh ».




More information about the Info-Tech mailing list