| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] G12- një grup profesional i AAK-sëAgron S. Dida adida at kfos.orgFri Jun 22 10:03:46 EDT 2001
Tungjatjeta të gjithëve, Në këtë mënyrë do të dëshiroja të ju njohtojë se në kuadër te Kolegjiumit Profesional (KP) të AAK-së (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) është formuar edhe grupi G12 - Grupi profesional për "Zhvillimin e Teknologjisë Informative", dhe unë jamë caktuar tash për tash për koordinator të këtij grupi. KP i AAK-së është një grup profesionistësh (me mbi 100 anëtarë aktiv) me një spektër të gjerë interesimesh profesionale, që ka dhënë vehtes detyrë që të japë mendime, këshilla, të punojë projekte, të marrë qëndrime të bazuara në të vërtetën shkencore për çështje aktuale me interes të nivelit kombëtar. Më hollësisht për strukturën e KP-së, qëllimet dhe mënyrën e funksionimit të tij, mund të gjeni në Statutin e saj, dokument që do të ju dërgoj menjëherë pasi ta shprehni interesin për këtë dhe të ma dërgoni një biografi të shkurtër. Në takimin e parë punues të koordinatorëve të grupeve profesionale (janë 14 grupe) që u mbajt më 21/6/2001, u vendos që për takimin e ardhshëm të koordinatorëve, që do të mbahet më 29 qershor në ora 1600, të prezentohet: 1. Lista e anëtarëve që kanë shprehur gatishmërinë të punojnë në kuadër të secilit grup profesional, 2. Programi i punës i secilit grup, si dhe 3. Propozimi për emërtim të resorit të ministrisë përkatëse nga lëmi i interesimit të Grupit përkatës profesional. Nëse keni dëshirë të inkuadroheni në këtë grup, unë do të ju dërgojë edhe propozimin për tezat fillestare për përpilimin e planit të punës së grupit G12. Gjithësesi se ky grup do të mund të diskutonte edhe për çështje të tjera që në mënyrë të tërthortë kanë të bëjnë me lëmin e teknologjisë informative - si p.sh. reforma universitare, çëshjet e ekonomisë, të privatizimit etj. Megjithatë, përqëndrimi i grupit G12 do të jetë rreth problemeve zhvillimore të teknologjisë informative, telekomunikacionit, menaxhimit të resurseve frekuencore, internetit, intranetit, etj. Mendoj se kjo mund të bëhet një forum i mirë për diskutime profesionale rreth temave me rëndësi për të ardhmen e Kosovës. Rezultatet e projekteve që do ti punojë ky grup profesional, do të duhej të ishin të një niveli të tillë shkencor që të mund të jenë të dobishme për të gjithë ata individë dhe institucione, e posasçërisht për institucionet shtetërore të Kosovës që do të definohen pas zgjedhjeve në nivel kombëtar në Kosovë në fund të këtij viti. Për ta arritur këtë është i domosdoshëm angazhimi i ekspertëve enthuziast që do të angazhoheshin në këtë aktivitet me të vetmin qëllim që të japin kontributin e vetë profesional për zgjidhjen e problemeve dhe disenjimin e ardhmërisë së Kosovës dhe të Kombit Shqiptar në përgjithësi. Ky angazhim i juaji do të jetë kryekëput profesional. Nuk kërkohet nga ju të jeni anëtarë të AAK-së, për më tepër, ju mund të simpatizoni apo të jeni anëtarë të ndonjë partie tjetër politike, apo thjeshtë, të mos jeni fare të deklaruar politikisht. Kjo është vetëm një mundësi më tepër që të shprehni opinionin tuaj profesional dhe të jepni kontributin tuaj profesional për të mirën e Kosovës, për të mirën e Shqipërisë, të kombit Shqiptar në rend të parë si dhe për të mirën dhe prosperitetin e përgjithshëm. Duke pritur se do të na bashkoheni me angazhimin tuaj në punët e grupit G12, ju përshëndes sinqerisht. Agron S. Dida Anëtar i Asamblesë Komunale të Prishtinës - AAK
More information about the Info-Tech mailing list |