Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] Filloi punën qendra e rrjetit internetor "Dardania-Net" në selinë e PTK-së në Prshtinë

besnik.grajqevci at bt.com besnik.grajqevci at bt.com
Thu Dec 27 08:59:14 EST 2001


E enjte, Dhjetor 27, 2001 
 Filloi punën qendra e rrjetit internetor "Dardania-Net" në selinë e PTK-së
në Prshtinë"

Prishtinë, 27 dhjetor - Në bashkëpunim me teknologjinë informative
"Infonova" dhe me ndihmën e shërbimit për çështje postare, infrastrukturale
dhe të telekomunimkimit të UNMIK-ut, PTK-ja ka lëshuar në shfrytëzim këto
ditë platformën internetore "Dardania-Net", me të cilën ofrohen shërbime të
internetit për të gjithë shfrytëzuesit afaristë dhe privatë në mbarë
Kosovën. Qendra e rrjetit "Dardania-Net" është vendosur në selinë kryesore
të PTK-së në Prishtinë. Me zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të saj në fillim
të vitit të vijues, do të lidhen të gjitha qytetet më të mëdha të Kosovës.
Kështu, arrihet qëllimi i zgjerimit të infrastrukturës telekomunikuese në
Kosovë, që është nevojë e kahmotshme. 


Infromata eshte marre nga QIK-u

Besnik Grajqevci



More information about the Info-Tech mailing list