Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] Terminologjia

Fatban Bunjaku fbunjaku at kohamail.net
Wed Nov 1 13:39:14 EST 2000


Tung,



Me qenë se kjo është hera e parë që shkruaj në këtë listë, mendoj se së pari
duhet të prezentohem. Quhem Fatban Bunjaku. Jam nga Mitrovica. Jam apsulvent
në FET - dega Telekom.&Informatikë. Punoj në KOHAnet, një ISP e vogël pjesë
e Kompanisë KOHA (që e boton të përditshmen KOHA Ditore) në Prishtinë.

Këto ditë jam duke e zhvilluar një sistem të vogël për Web qasje në postë,
për stafin e ndërmarrjes. Më intereson se a ka ndonjë përkthim adekuat të
fjalëve angleze: "username" dhe "password". Unë për vehte fjalën "password"
e përkthej "fjalëkalim". Jam i interesuar që e gjithë faqja të jetë shqip.



Të fala nga Prishtina




More information about the Info-Tech mailing list