| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] Kryeministri Meta kerkon shkarkimin e ministrave Prec Zogaj e Zef PreciIlir Zenku ilirz at briefcase.comTue Jan 11 10:34:13 EST 2000
A thua kjo ka lidhje me intervisten e ministrit Zef Preci?... Tung, Iliri http://www.kohajone.com/arshive/2000/01/11/POLITIKE/pol08.htm Kryeministri Meta kerkon shkarkimin e ministrave Prec Zogaj e Zef Preci Dje ne mbremje ne mbledhjen e kryesise kreu i qeverise ben propozimin e bujshem . Meta ka zbuluar prova se ministrat kane favorizuar kompani te ndryshme, mes tyre edhe 2K Pandi Gjata Kryeministri Ilir Meta propozon shkarkimet e para ne qeveri. Dhe jo pak, por dy ministra, te cilet u priten me entuziazem ne fillim te formimit te qeverise ne netorin e shkuar. Vetem pas dy muajsh qeverisjeje kryeministri ka propozuar ne mbledhjen e djeshme te kryesise se PS-se, shkarkimin e Ministrit te Ekonomise dhe Privatizimit, Zef Preci dhe Ministrit te Shtetit, Prec Zogaj, pasi sipas tij kane shperdoruar detyren duke u ndikuar ne dhenien e licencave disa firmave qe nuk e meritojne dhe i kane shkaktuar dem atyre firmave qe e meritojne marrjen e licences. Mes firmave te favorizuara nga ministrat Zogaj e Preci ne dhenie licencash dhe krijim favoresh, burimi permend edhe firmen "2K". Lajmin qe cdo kujt sot do i duket i bujshem e kane treguar dje ne mbremje vone burime shume te sigurta te gazetes "KJ" ne kryesine e PS-se, pasi per here te pare, pas nje mbledhje kryesie nuk u prononcua as kryetari Fatos Nano dhe asnjeri nga sekretaret, apo anetaret qe dilnin shume te qeshur nga mbledhja. Burimi i tha gazetes se kryeministri Meta ka paraqitur informacion te dokumentuar per veprimtarine jo te ligjshme te dy ministrave dhe per kete eshte i bindur e do te shkoje deri ne shkarkimin e tyre nga detyrat qe ia ka propozuar dy muaj me pare. Sot Meta do te therrase ne zyren e tij ne Kryeministri presidentin e Aleances Demokratike, Neritan Ceka, per ta njohur me veprimtarine e ketyre dy muajve qe ka pasur Zogaj si Minister Shteti. Burimi tregoi se menjehere Meta do i paraqese Presidentit te Republikes Rexhep Meidani propozimin per te shkarkuar te dy ministrat. Kryesia e PS-se ka qene ne nje ze dje kur Meta ka shtruar te parin problem te madh ne qeverine e tij. Kryeministri, sipas burimit shume te sigurt te "KJ", ka servirur informacion te dokumentuar per dy ministrat ne fjale. I eshte dashur vetem dy muaj pune Metes qe te kuptonte kush jane dy njerezit per te cilet ne fillim te krijimit te qeverise ishte shume entuziaste. Gjithcka ka qene shume e rezervuar mbremjen e djeshme nga anetaret e kryesise socialiste. Kryeministri Meta ka dale i pari nga mbledhja e kryesise se PS-se. Nano ka falenderuar gazetaret qe e priten per disa ore me radhe dhe ka marre ne zyre Sekretarin Organizativ, Petro Koci dhe ate per Marredheniet me Publikun, Luan Rama. Anetaret e kryesise dhe njerezit e afer me Nanon kane shmangur takimet me gazetaret. Largimi i Zogajt nga kabineti qeveritar, rrezikon edhe daljen e PAD-se nga koalicioni. Zogaj vinte ne qeverine Meta nga Presidenca, ku per nje kohe te gjate ka qene Keshilltar Politik i kreut te shtetit. Ndersa Preci vinte ne qeveri nga shoqeria civile ku kishte drejtuar Fondacionit per Kerkime Ekonomike. ______________________________________________________________________ Get Visto.com! Private groups, event calendars, email, and much more. Visto.com. Life on the Dot. Check it out @ http://www.visto.com/info
More information about the Info-Tech mailing list |