Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] Rrjeti mobil ne Kosove

Ismet Hamiti Ismet at itu.or.th
Tue Jan 11 05:14:13 EST 2000


Te nderuar kolege,

Se pari me lejoni te Ju deshiroj te gjitha te mirat ne vitin 2000 dhe ne
te gjithe vitet pas tij. 
Ne vijim te diskutimeve tona rreth mospajtimeve ndermjet UNMIK-ut dhe
PTK-se ne lidhje me tenderin per rrjetin mobil ne Kosove, desha t'Ju
njoftoj per gjendjen sic e lash para pak ditesh.

Se pari per shkakun e mospajtimeve

(1) PTK ne bashkepunim me UNMIK-un kishte shpallur nje tender
nderkombetar PER BLERJEN E PAJISJEVE per rrjetin mobil GSM (pra veni re:
PER BLERJEN E PAJISJEVE e jo per kurefare forme tjeter bshkepunimi a
ortaklleku);
(2) Tenderi ishte pregaditur me kompetence nga ekipi i PTK-se, qe u
vleresue (me shkrim) nga ana e specialisteve te KFOR-it si "dokument
gjitheperfshires dhe i shkruar me kompetence" (a comprehensive and
competently written document);
(3) Kjo i zuni "te papregaditur" disa individe ne UNMIK te cilet kishin
menduar se ofertat per nje projekt te tille mund te kerkoheshin me nje
faks prej nje faqe dhe ate prej firmes se zgjedhur qe me pare prej tyre;

(4) Te zene ngushte, ata e manipuluan rende procesin e tenderit, por
megjitheate ne fund mbeten dy oferta te dy prodhueseve serioze:
Alcatelit dhe Siemebnsit;
(5) Oferta e Siemensit i plotesonete kushtet teknike sic kerkoheshin ne
tender dhe kreditonte pajisjet ne mase qind per qind, me kamate dhe afat
kethimi te aresyeshem (Nje digresion: kjo e verteton katerciperisht
pohimin tim se fondet per zhvillimin e telekomunikacioneve nuk jane
problem. Pse po iu dashka Albtelekomit "firma" joekzistues NWT
vleresojeni vet). Siemensi, nderkaq, kerkonte qe paralelisht te zgjithet
kodi per akces nderkombetar dhe i propozonte disa variante;
(6) Alcateli kishte zgjedhur si partner Monaco Telecom-in dhe ne fazen
fillestare propozonte shfrytzimin e kodit nderkombetar te Monacos, por
me cmimin e ndarjes se fitimit per disa vitet e para. Teknikisht
ofertane i plotesonte kushtet e tenderit por jo menjehere. Fillimisht
planifikohej qe pjeset vitale te rrjetit te vendoseshin ne Monako
(centrali, fakturimi, pregaditja e kartelave me parapagim, kujdesi per
parapaguesit, etj.), e me vone te zhvendosen ne Prishtine;
(7) Anetaret e komisionit vleresues u ndane (dihet se si);
(8) Drejtori, z. Agron Dida, mbeshteti mendimin e anetareve te
komisionit te PTK-se dhe dihet veprimi i (nxituar) i UNMIK-ut. Drejtori
"i dhunshem" shpalli fitues Alcatelin dhe filloi proceduren e
nenshkrimit te kontrates.Mirepo punet nuk i dolen aq thjeshte.....
(9) UNMIK-u, Alcateli e Monaco Telecom-i nuk mund dhe (besoj) nuk
deshironin t'a realizonin projektin pa kooperimin e PTK-se;
(10) Ishte koha qe UNMIK-u te korigjohej, por punet kishin shkuar aq
larg sa s'kishte kethim mbrapa, pa renjen e shume kokave dhe pa vonesa
te medha ne realizimin e projektit.
(11) Ishte koha per kompromis....
 
Kompromisi
(1) Sipas burimeve qe kam (ende te pakonfirmuara) oferta e Alcatelit
eshte barazuar me ate te Siemensit ne pikat kryesore:
- pajisjet ipen me kredi me kushte komerciale dhe hiqet dore nga kerkesa
per ndarjen e fitimit;
- te gjitha pajisjet instalohen ne Prishtine qe nga dita e pare dhe
rrjeti plotesisht integrohet me rrjetin fiks ashtu sic i ka hije;
- operator dhe pronar i rrjetit eshte PTK;
(2) UNMIK-u si duket ka pranuar edhe disa propozime plotesuese te PTK-se
- qe mbrenda 6 musjve te ndertohet centrali nderkombetar ne Prishtine;
- te perkrahet kerkesa per anetaresimin e PTK - VALA900 ne GSM MoU;
- me fillimin e punes se VALA 900 te pushojne se punuari ne Kosove
mbeturinat e rrjetave patetike te kujtedo qofshin ato;
- UNMIK-u do t'u rekomandoje te gjitha organizatave dhe institucioneve
nderkombetare dhe misioneve diplomatike qe veprojne ne Kosove, qe te
abonohen ne VALA 900 si mbeshtetje direkte te zhvillimit te Kosoves.
(3) Nese UNMIK-u jep sigurime sa me siper, PTK do te kooperoje ne
realizimin e ketij projekti me Alcatelin ne bashkepunim me Monaco
Telecom-in.

Nuk e di si po Ju duket Juve, por mua po me duket se po i vije era si
fitore e pikepamjeve te PTK-se -
VALA 900 do te filloje se valezuari se shpejti ashtu sic e deshi PTK. 

Dhe sa te kete burra si koleget tane ne PTK, VALA do te valezoje per
Kosoven.

Me shume respekt,
Ismet Hamiti




More information about the Info-Tech mailing list